LIVE UPDATES
Bota

DW: Gjermania e Franca me propozime jozyrtare për reformën e BE

Ekspertë të mbikqyrur nga të dyja vendet vunë në tryezë disa ide që ndezin debat, shkruan Auron Dodi.

22 Shtator 2023, 17:24 Nga h.k
DW: Gjermania e Franca me propozime jozyrtare për reformën e BE
Foto nga zyrat e BE

BRUKSEL-Gjermania dhe Franca paraqitën këtë javë propozime për reformimin e BE, për ta përgatitur atë për anëtarë të rinj. Ekspertë të mbikqyrur nga të dyja vendet vunë në tryezë disa ide që ndezin debat, shkruan Auron Dodi.

Raporti i ekspertëve nuk përfaqëson qëndrime zyrtare të miratuara për reformimin e BE. Por fakti që ekspertët kanë punuar nën mbikqyrjen e ministrive të Jashtme gjermane dhe franceze e bën atë një raport të rëndësishëm. Për dokumentin 60 faqesh punuan që nga fillimi i vitit 12 ekspertë ndërkombëtarë institucionesh kërkimore.

Kemi të bëjmë me një iniciativë të përbashkët të fuqive kryesore të BE, Gjermanisë dhe Francës për të orientuar debatin për reformimin e Bashkimit Evropian. Ideja se Ballkani Perëndimor dhe ndoshta Ukraina mund të anëtarësohen në BE i bëri bashkë dy shtetet, të cilat kanë pasur pikëpamje të ndryshme në shumë fusha kohët e fundit.

Sekretarja e shtetit në ministrinë e Jashtme gjermane, Anna Lührmann tha me rastin e publikimit të raportit se “është e qartë se zgjerimi i BE-së është interesin e ne të gjithëve". "Dhe kjo është arsyeja pse duhet të fillojmë të bëjmë gjithçka që mundemi tani për të siguruar që ne si BE të jemi gati për këtë zgjerim."

Gjermania dhe Franca strukturojnë me raportin diskutimin për reformat institucionale të BE, para apo gjatë anëtarësimit të anëtarëve të rinj. Ekspertët shkruajnë se deri në vitin 2030, BE duhet të jetë i gatshëm për zgjerimin.

Urgjenca në hapat për zgjerimin e BE është theksuar pas hapave prapa në demokraci, në shumë shtete të Ballkanit Perëndimor, kandidate për anëtarësim në BE. Ky fakt i bën këto shtete më të prirura për të pranuar oferta nga vende si Kina dhe Rusia. Lufta në Ukrainë e vuri në tryezë edhe çështjen e nisjes së negociatave të BE me Ukrainën.

Rekomandimet kryesore të raportit

Raporti i ekspertëve propozon ndër të tjera kalimin nga marrja e vendimeve njëzëri në marrjen e vendimeve me shumicë të kualifikuar në BE. Këtë e kërkon prej muajsh në Bruksel Gjermania dhe Franca nuk e kundërshton. Marrja e vendimeve njëzëri në BE aktualisht shfrytëzohet për presion dhe bllokime të BE, ndaj synohet të shmanget. 

Më tej propozohet që pagesat ndaj anëtarëve të BE të lidhen më fort me zbatimin e parimeve të shtetit ligjor. Aktualisht BE ka probleme të mëdha në këtë drejtim me Poloninë dhe Hungarinë.

Kërkohet më tej që Komisioni Evropian të zvogëlohet, pra të pakësohet numri i komisarëve që dërgohen në Bruksel. Këtë propozim e përmban që Marrëveshja e Lisbonës e BE, por deri tani ai nuk është zbatuar. 

Raporti vë në tryezë për diskutim edhe propozimin francez për shkallë të ndryshme integrimi të shteteve anëtare, të njohur si rrathët koncentrikë.

Pse kërkohen votime me shumicë të kualifikuar

Raporti i ekspertëve propozon që të përgjithësohet marrja e vendimeve me shumicë të kualifikuar. Dhe të kufizohet marrja e vendimeve njëzëri. Vendimet njëzëri të jenë të nevojshme vetëm p.sh. për politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE, apo për ndryshimin e institucioneve të BE. Por jo për politikën e tatimeve në BE. Kjo kërkesë mbulohet nga Marrëveshja e Lisbonës.

Megjithëkëtë për të mbështetur më shumë shtetet e vogla anëtare të BE, ekspertët propozojnë ndër të tjera dy risi: e para,  që shumica e kualifikuar të llogaritet ndryshe nga deri tani. Tani kjo shumicë llogaritet që për një vendim, duhet të votojnë të paktën 55% e shteteve të BE, që njëkohësisht përfaqësojnë 65% të popullatës së BE. Në të ardhmen kërkohet që të dyja shifrat të bëhen 60%, pra që të votojnë më shumë vende me po, por që numri i popullatës që përfaqësojnë ato të jetë më i vogël. E dyta, që në ato raste, kur shtetet argumentojnë që vendimet me shumicë u prekin interesa kombëtare vitale, zgjidhjen ta gjejë Këshilli i BE.

Më pak komisarë në Bruksel?

Kjo nënkupton që në Komisionin Evropian, që luan rolin e qeverisë së Evropës, të përfaqësohen me një komisar vetëm dy të tretat e shteteve anëtare. Pra që jo çdo shtet të ketë komisarin e vet. Një Komision Evropian me deri 37 anëtarë mendohet se nuk funksionon dot në mënyrë efektive.

Një ide tjetër që prezantohet është që të krijohen dy kategori komisarësh të BE. Por vetëm gjysma e tyre të ketë të drejtë vote. Për këtë duhet të ndryshohet Marrëveshja themeluese e BE.

Por dihet se ndryshimi i kësaj Marrëveshjeje është shumë i vështirë. Ndaj propozohet që risia me komisarët të futet me një marrëveshje anëtarësimi për shtetet e reja. Marrëveshja e anëtarësimit të përmbajë të gjitha reformat që janë pasojë e zgjerimit. Të gjitha shtetet anëtare do të shmangnin referendumet në këtë rast, sepse do të votonin vetëm për marrëveshjen e anëtarësimit, jo për ndryshimin e Marrëveshjes bazë të BE.  

Ndërsa në Parlamentin Evropian numri i deputetëve, sipas raportit, duhet të zvogëlohet në 751 vetë.

Rrathët koncentrikë dhe rëndësia

Me këtë formulim francez kuptohen katër nivele integrimi të shteteve në BE: integrimi më i thellë, pra bërthama, ku janë p.sh. shtetet anëtare të Eurozonës dhe shtetet e Shengenit; integrimi tjetër, të cilin e kanë aktualisht pjesa tjetër anëtarët e BE; një nivel më poshtë do të jenë anëtarët e asociuar të BE, të cilët anëtarësohen në tregun e përbashkët të BE dhe që zbatojnë parime bazë të përbashkëta; në nivelin e katërt shihet Komuniteti Politik Evropian. 

Nga këto rrathë apo nivele integrimi, elementi i ri dhe i vetmi që po diskutohet me një interes aktualisht është anëtarësimi i asociiuar. Disa shtete prej kohësh kandidate të BE thonë më mirë këtë status se asgjë, shtete të tjera megjithatë druhen se mund të mbeten "përjetësisht" të asociiuara.

Komuniteti Politik Evropian ishte ideja e Presidentit francez Emmanuel Macron, për të përfaqësuar interesat e Evropës jashtë BE. Kjo ide tani është reduktuar në takime dy herë në vit të kryetarëve  me përfaqësues të shteteve jo anëtare të BE.

Kushtëzimi i fondeve prej shtetit ligjor

Njihen problemet që ka aktualisht BE me Poloninë dhe Hungarinë, të cilat nuk respektojnë parimet e shtetit ligjor. Ekspertët gjermanë dhe francezë kërkojnë thjeshtimin e procedurës së nenit 7 - pra që të lehtësohet heqja e së drejtës së votës në Këshillin Evropian, për një shtet që bën shkelje. Kërkohet më tej edhe që pagesat e fondet e BE ndaj këtyre vendeve, të varen më fort nga kushte.

Jehona për raportin dhe skepticizmi ndaj Francës

Raporti iu dërgua të martën Këshillit të Përgjithshëm të BE. Që prej disa muajsh, kur janë mësuar disa qëndrime gjermane dhe franceze për reformën e BE, ka vijuar një debat i gjallë. Pikërisht ky ishte edhe synimi: të ndizet debat. Raporti i ekspertëve ndërkombëtarë i hartuar me porosi të Gjermanisë dhe të Francës është strukturues i debatit për reformën, por edhe testues i opinionit në BE. 

Te shtete më të vjetra të BE ai po shqyrtohet me interes, shtete më të reja janë disi skeptike ndaj propozimeve. Kështu Shtetet Baltike, Polonia dhe Kroacia paraqitën një raport alternativ politologësh për zgjerimin e BE. Ai u prezantua në një darkë të përfaqësisë së Letonisë në Bruksel, u bë e ditur në shtypin francez. Këto shtete druhen se propozimet gjermano-franceze do ta vonojnë edhe më tej zgjerimin e BE.

Lufta në Ukrainë si dhe rreziku se do të mbetej e izoluar në qoshen e një Bashkimi Evropian të zgjeruar me anëtarë lindorë e bëri Francën të ndryshojë qëndrimin: Franca braktisi qëndrimin e saj tradicional, të frenimit të zgjerimit të BE. Parisi bëri të vetin qëndrimin tradicional të Berlinit, pro zgjerimit.

Por propozimet franceze për zgjerimin e BE vazhdojnë të shihen me skepticizëm në disa pjesë të Evropës. Parisi nuk e ka besimin që do të dëshironte. Midis deklaratave proevropiane të qeverisë franceze dhe veprimeve konkrete shumë analistë konstatojnë hendek. Përballë mbylljes së kufirit francez për refugjatët nga Lampeduza, për shembull, gazeta italiane "Corriere della Sera" shkruante së fundi, jo pa ironi se "më evropiania nga të gjitha qeveritë evropiane ka dëshirë t'u japë të gjithëve mësime për sjelljen dinjitoze". "Por sapo preket një interes kombëtar, ajo sillet po aq nacionaliste sa qeveria e Hungarisë, ndoshta edhe më keq se Orbáni."

Në fillim të tetorit, kryetarët e shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Evropian do të diskutojnë në një takim joformal në Granada, për herë të parë për ndryshimet në BE. Në dhjetor pritet një vendim për nisjen apo jo të negociatave të anëtarësimit me Ukrainën e Moldavinë.

 

bruksel bashkimi europian ballkani perendimor

Sondazh

Poll

Sterilizmi dhe situata te Onkologjiku/ Berisha: Aferat më të mëdha në historinë e njerëzimit!

Sterilizmi dhe situata te Onkologjiku/ Berisha: Aferat më të mëdha në historinë e njerëzimit!

"Asgjë nuk e shpëton Olsin"/ Berisha: Rama ka përpara problemin e tmerrshëm të McGonigalit!

Rikthimi i Trump në pushtet, Berisha: Do të loboj për heqjen e "non-grata-s"

Berisha: Për drejtuesit politik të qarqeve do të vendosë Këshilli Kombëtar

Berisha: Sigurisht! Është jashtë çdo lloj mundësie ta pranojmë këtë!

"1 milion shqiptarë në diasporë do të mbeten pa votuar!" Berisha: Mosbindjen civile do e vazhdojmë

Berisha: Kemi kërkuar njohjen e çdo dokumenti biometrik të vendit ku jetojnë emigrantët!

Spitali Onkologjik partneritet me spitalin izraelit/ Rama: Kjo është aleancë!

Rama: Kemi 10-fishuar fondin për barnat që përdoren tek Onkologjiku

Rama: Plani i investimeve do të ketë një oponencë të vazhdueshme dhe do të jetë i asistuar

Rama: Një grup kriminelësh në Spitalin Onkologjik shkaktuan një situatë dramatike

Bardhi: Kuvendi gjatë 12 viteve ka dështuar të reflektojë rekomandimet e OSBE/ODIHR

Spiropali: Vota e diasporës një nga arritjet më të shënuara të legjislaturës!

Presidenti letër në Kuvend, Bardhi: Pse nuk e sollët kësaj here apo meqë nuk kishte protestë opozita

Berisha: Kontrabanda e naftës bëhet vetëm me pjesëmarrjen e qeverisë, tani vjen vetëm me anije

Berisha: Nuk kanë motive politike! Familjarët i shohin padrejtësitë që u bëhen

Berisha: Të votojnë të gjithë emigrantët pavarësisht kur i skadon dokumenti i lëshuar në Shqipëri

Vota e diasporës/ Berisha: Çdo dokument biometrik i shteteve ku ata ndodhen, duhet të konsiderohet

Berisha:Transparenca dhe parashtrimi i programit te shqiptarët,dy shtyllat kryesore tëPDnë parlament

Berisha: Taulant Balla dhe Lulzim Basha janë një binom i pandarë si tymi dhe bloza

Berisha prezanton programin për shëndetësinë: Do ndjekim modelin gjerman dhe do dyfishojmë buxhetin

"Fitorja e Trump"/ Berisha: Do të kërkoj rishikimin për vendimin që përbën një grusht shteti

Berisha: Qeveria jonë do garantojë çdo ilaç dhe pajisje për të sëmurët neoplazikë

Berisha: Shëndetësia është rikthyer në vitin 1960

"Qeveria amerikane kërkoi të hetohet organizatori!" Berisha: Rama pengoi hetimet e 21 janarit

Vrasja e Martin Canit/ Berisha: Hetimet u fshehën! Shoku thotë me futi thikën një person tjetër...

Berisha: Zaho Koka është dosja që ka ardhur këtu për Olsi Ramën dhe klanin Rama

Zbardhi pjesë nga dosja Toyota Yaris, Berisha: Do publikoj edhe kodin e Taulant Ballës

Berisha zbardh pjesë nga dosja Toyota Yaris: Taulant Balla dhe Astrit Vladi i kishin paratë bashkë

"E majta në 76 vende u ndëshkua!" Berisha para SPAK: Koha e Soros-it mori goditje fatale

Berisha pas daljes nga SPAK:I kishin dhënë urdhër OPGJ që në procesverbal të mos shënohet vërejtje

Berisha në SPAK/ Qytetarët mblidhen në protestë para Prokurorisë së Posaçme

Primaret/ Berisha: Ka një statut dhe unë do ta zbatoj, shumë shpejt do të hapet gara

Vendimi i Kushtetueses/ Berisha: Shpikën një çështje që nuk ekziston, janë repart i PS-së

Regjistrimi i diasporës/ Berisha: PS nuk pranon dokumentet biometrike të BE-së, kjo është absurde

Berisha: Dëmshpërblim të plotë për ish-të përndjekurit brenda mandatit të parë qeverisës

Ulja e çmimit të naftës/ Berisha: Zgjidhja vjen duke prerë me gërshërë kontrabandën

Berisha: Pollet janë mashtrim i madh! PD në muajt e fundit ka rritjen më të madhe

Berisha: Turizmi i Ramës është piramidë mashtrimi!

Berisha: Bonus për dy fëmijët e parë, për të tretë shteti do të paguajë shpenzimet deri në 23-vjeç

Berisha: Do bëjmë gjithçka që pasuritë e vjedhura gjatë qeverisjes Rama, tu rikthehet shqiptarëve!

Partitë e reja/ Berisha: Problem kryesor nuk është opozita, është teza e Edi Ramës

"Do të dyfishojmë buxhetin për arsimin",Berisha:Transformimi i sistemit aktual, është objektiv i yni

Berisha: Qëndrimi ynë është asnjë kullë dhe zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe narkoeurove

Minimumi jetik 200 euro/Berisha: Disponojmë të gjitha fondet, mundësitë dhe vullnetin për ta zbatuar

Investimi në ishullin e Sazanit/ Berisha: Rama po e përdor për të blerë influenca politike

Regjistrimi i diasporës/ Berisha: Po bëjmë gjithçka që procesi të jetë transparent!

Berisha: PD ka një zotim solemn, kompensimin financiar ose fizik të çdo prone

Berisha: Për votën e diasporës kemi bërë ç’është e mundur që të jetë e sigurtë!"

Berisha: Po paraqesim një program shumë të suksesshëm, pala tjetër është në një betejë mes tyre