LIVE UPDATES
Bota

DW: Kushtet e vështira në punë dhe mospagesat, vuajtja e shoferëve të mauneve në Europë

Lufta për kushtet e punës e këtyre shoferëve vuri në qendër të mediave një temë të harruar - transportin ndërkombëtar.

8 Maj 2023, 09:08 Nga m.s
DW: Kushtet e vështira në punë dhe mospagesat, vuajtja e
foto ilustruese

GJERMANI- Në autostradat gjermane lëvizin shumë shoferë maunesh nga Ballkani dhe Europa Lindore. Shpesh ata janë me javë në rrugë, larg familjeve, me kushte të vështira pune dhe të mashtruar në pagesa.

Një grup i gatshëm për dhunë, gjoja "forca sigurie", u përpoqën pikërisht ditën e së Premtes së Madhe në Gjermani të ushtronin presion ndaj shoferëve me porosi të një firme spedicioni nga Polonia. Shoferët vinin nga Gjeorgjia dhe Uzbekistani dhe kishin bllokuar në një pikë qëndrimi në autostradë në Hessen maunet e firmës për të detyruar pronarin t'u paguante rrogat e prapambetura. Policia gjermane mundi ta ndalë "komandon polake" në minutën e fundit. Greva e shoferëve kishte zgjatur ndërkohë 5 javë deri sa u përmbushën kërkesat e tyree. Si u tha pronari polak ishte detyruar të vepronte nga presioni i koncerneve, me të cilat bashkëpunonte. Shoferët që me javë udhëtonin nëpër rrugët e Europës jetonin në kohën e grevës në maune.

Më shumë kontrolle kundër kushteve të këqija të punës

Lufta për kushtet e punës e këtyre shoferëve e vuri në qendër të mediave një temë të harruar - transportin ndërkombëtar. "Më së shumti më zemëron që këta kolegë janë me muaj në rrugë, megjithëse sipas të drejtës europiane kjo nuk është e lejueshme", thotë Reinhard Assmann, ekspert ligjor i sindikatës së shoferëve, Transport dhe Logjistikë, GTL në bisedë me DË. Ka shumë pak kontrolle.

Me shumë se 70% e mallrave në Gjermani transportohen përmes trafikut rrugor, që do të thotë se maunet e kamionët janë mjetët më të përdorura të transportit në vend. Si në shumë degë të tjera ekonomike edhe në degën e transportit mungojnë forca punëtore, madje në mënyrë akute rreth 80.000 shofere e shoferë. Në kuadër të "marrëveshjes së lëvizjes së fuqisë punëtore brenda BE" gjithnjë e më shumë forca pune nga vendet lindore kanë nënshkruar marrëveshje pune në Gjermani. Në vitin 2020 madje çdo i katërti shofer mallrash me sigurime shoqërore vinte nga Europa Lindore. "Shoferi gjerman kushton më shumë se ai çek, ai çek kushton më shumë se ai hungarez apo rumun dhe shoferi rumun kushton më shumë se ai ukrainas, kurse ukrainasi kushton më shumë se filipinasi. e kështu kjo vazhdon gjithnjë e më tutje drejt lindjes", e përmbledh një nëpunës i policisë gjermane të autostradës për një reportazh të Bayerisher Rundfunk.

Modele biznesi të padepërtueshme

Në transportin ndërkombëtar rrugor të gjitha porositë si rregull jepen tek një rrjet i gjerë nënsipërmarrjesh, që shpesh i kanë qendrat e tyre jashtë vendit të tyre, por brenda BE. Sipas vlerësimeve të fundit në rrugët e BE udhëtojnë deri në 3,8 milionë shoferë maunesh.Sipërmarrjet e BE i kryejnë transportet e tyre ndërkombëtare shpesh përmes filialeve të tyre europianolindore. Detajet e këtij biznesi mjaft të vështirë për t'u depërtuar si model gjenden në një dosje të rrjetit konsultues "Faire  Mobilität". Në Gjermani ka 13 qendra konsultimi të financuara nga Ministria Federale e Punës. Aty shoferët e mauneve mund të konsultohen në gjuhën amtare për çështjet ligjore. Shpesh ata nuk janë të informuar për të drejtat e tyre.

"Sipas pikëpamjes sonë problemi më i madh është ndërthurja e paqartë e dhënies së porosive dhe vazhdimit të dhënieve të porosive të transportit në nënsipërmarrje të tjera", thotë Dominique John, drejtuesi i rrjetit Faire Mobilität për DË. "Dhe se tek këto nënsipërmarrje fitohet shumë para, sepse shoferët e mauneve që punojnë për ta shfrytëzohen pa masë me kushtet e kontratave të ndryshme që kanë." Sipas John në këtë fushë sundon mentaliteti "ëildëest".

Cila është paga minimale në fuqi?

Si në Gjermani të punësuarit e kompanive të transportit nga BE do të duhet të paguhen sipas tarifave të pagës minimale në vendin punojnë. Sidomos në Europën Lindore paga minimale është më e ulët. Kuotat për ushqimin dhe fjetjen trajtohen nga punëdhënësit në këto vende si pjesë përbërëse të rrogës, megjithëse duhet të jenë të korresponduara, që të kompensohen kostot e akomodimit e ushqimit. Për këtë arsye shoferët europianolindorë flenë në maune dhe i përgatisin vaktet në furnela me gaz që të kursejnë. Kur transportet kryhen në Gjermani atëherë në shumë raste shoferëve u përket paga minimale gjermane, që është më e lartë. Hollësitë janë të shpjeguara në rregulloret e BE për transportin, por ato as juristët nuk i kuptojnë dot shpejt.

"Fragmentarizim i autoriteteve të kontrollit"

Po si do të kontrollohet kjo në Gjermani, kur sipas eksperttit të GTL-së, Assmann ka një "fragmentarizim të autoriteteve të kontrollit. "Policia është përgjegjëse për kontrollet e trafikut rrugor, pra shkeljet në trafik, ndoshta edhe për respektimin e orarit të pushimit të shoferëve; Zyra Federale për Logjistikën dhe Mobilitetin, BALM për dokumentet e transportit; dogana për pagën minimale dhe orarin e punës, dhe koha e punës kontrollohet nga Zyra për Mbrojtjen e Punëtorit."

Kontrollet efektive në këtë situatë janë praktikisht të pamundura, sipas Assmann. Përveç kësaj në lande ka po ashtu kompetenca të ndryshme. Dominique John kërkon më shumë transparencë për kontratat e punëtorëve nga shtete të treta. Duhet futur sa më shpejt kontrolli elektronik i dokumenteve. Me këtë mund të verifikohet më shpejt zinxhiri i nënsipërmarrjeve dhe të kuptohet porositësi kryesor. "Situata e punës dhe kushtet e jetesës së shoferëve të mauneve duhet të përmirësohen", kërkon eksperti. Në Gjermani problem tjetër është edhe situata e vështirë e parkimit. Ka pak parkime të sigurta, ku shoferët mund të çlodhen natën të sigurtë për mallin që transportojnë. Edhe qasja tek uji duhet të jetë më e lehtë. Shoferët europianolindorë thonë, se kur kalojnë nëpër Gjermani e marrin me vete ujin, sepse nuk gjejnë dot ujë pa pagesë në pikat e qëndrimit në autostrada. "Po të mendosh, se këta burra, ka edhe gra, që e bëjnë këtë punë jetojnë me javë në maunen e tyre, kjo është një situatë që as nuk mund të përfytyrohet", thotë Dominique John.

  Burimi i lajmit DW

maune shofere gjermani

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë