LIVE UPDATES
Bota

DW: Në Azinë Juglindore po përhapen organizata kriminale kineze

Mafia kineze është duke u përhapur me shpejtësi të madhe në qytetet që kanë kazino në disa nga vendet e Azisë Jugore. Kjo ka pasoja që mbërrijnë deri në Gjermani. Deutsche Welle vizitoi një qendër kriminale në Laos.

28 Shtator 2022, 08:35 Nga I.A
DW: Në Azinë Juglindore po përhapen organizata kriminale kineze
Hotele

KINË- Që nga maja e pyllëzuar e xhunglës së Laosit shihen shkëndijat e dritave të kazinove dhe hoteleve të largëta. Ky territor në veriperëndim të Laosit quhet "zonë ekonomike e trekëndëshit të artë”. Një zonë ku nuk sundon fare ligji, që ndodhet nën kontrollin e mafias kineze, të quajtur edhe "triadë”. Në qendër të qytetit, në mes të detit të ndërtesave dallohet kazino kolosale "Kings Romans". 

Ajo është qendra e pushtetit dhe vendi prej nga drejton biznesin gangsteri kinez Zhao Wei, i cili ka lidhur në vitin 2007 një kontratë qeraje me qeverinë e Laosit, për ta marrë kazinon me qera për 99 vjetë. Ai premtoi ta kthente gadishullin prej 3000 hektarësh, ku puqen Tailanda, Mjanmari dhe Laosi në qendër lulëzimi për turistët. Në vend të saj aty është krijuar një qendër për tregtinë ndërkombëtare të drogës, kafshëve të egra dhe mishit të bardhë. Për shkak të pandemisë së Covidit, është krijuar një model i ri biznesi me mashtrime online – me pasoja deri në Gjermani. 

Ishuj ku nuk sundon ligji në xhunglën e Laosit 

Po të kalosh pikat e kontrollit të shërbimit të sigurisë të zonës, përfundon në një qytet të vogël kinez plot gjallëri. Makina luksoze Mercedes-Benz dhe BMW shëtisin pa targa rreth blloqeve të apartamenteve të reja fringo, markatove dhe kazinove. Mbi beton janë ulur për të pushuar muratorë që vijnë nga Mianmari, ku mbizotëron lufta civile. Së shpejti këtu do të hapet një aeroport ndërkombëtar, për të sjellë direkt në enklavën e lojërave të fatit klientët nga Makau, Kina ose Hong Kongu. 

Zona e veçantë ekonomike në "trekëndëshin e artë" në provincën Bokeo, Laos
Pandemia e Covidit i stepi hë për hë rrymat e vizitorëve që vinin në trikëndëshin e artë. Kohërat, kur moria e kinezëve kontinentalë harxhonin mijëra yuanë kinezë në tavolinat e lojës duke luajtur baccarat dhe duke ngrënë gjellë me pjesë trupi tigrash ose arinjsh, kanë marrë fund që para dy vjetësh. Edhe shëtitorja e "China Town", që frektuentohej më parë nga prostitutat dhe tutorët, është zbrazur. Arsyeja: Pandemia ka frenuar bizneset lukrative me lojërat e fatit, prostitucionin dhe tregtinë ilegale me kafshë. Të ndodhur në nevojë, qeramarrësit kriminelë kanë kaluar në mashtrimet online, një burim fitimi më rezistent ndaj krizave. 

Fabrika mashtrimi online në "sasi industriale" 

Për këtë model të ri biznesi, fuqia punëtore nga të gjitha qoshet e Azisë joshet me oferta lukrative pune, që të vijë në zonën e veçantë ekonomike. Zakonisht ata përfundojnë, jo siç u është premtuar në kazinot e mbushura me drita, por në ndërtesat banale të zyrave të qytetit-kazino, ku qindra punonjës trajtohen si skllevër modern. Me të mbërritur, atyre u konfiskohet pasaporta. Hyrja ilegale kushton dhe futet në faturë, në llogarinë me përqindje të madhe interesi, që punonjësit e kanë të vështirë ta paguajnë me punën e detyrueshme që bëjnë. Ekspertët e quajnë këtë skllavërim për të larë borxhin. 

Një prej tyre ka qenë Ann, nga Chiang Rai tajlandez. Ajo, shitëse peshku, shkoi në fillim të vitit 2022 në Trekëndëshin e artë, për të punuar si administratore me rrogë që paguhej mirë. "Kur mbërrita në vend kuptova menjëherë që kisha të bëja me mashtruesa”, tregon 29 vjeçarja për Deutsche Wellen. Asaj iu vu përpara një kontratë e shkruajtur në gjuhën mandarine, mbushur me fraza të pakuptueshme. Rroga mujore e premtuar ishte sa gjysma e asaj të premtuar më parë. Në kontratë thuhej se duhej punuar 16 orë në ditë. Puna kishte të bënte me "joshjen në facebook të viktimave potenciale nga perëndimi, duke përdorur profil të falsifikuar”, tregon Ann. Nëse vendoset një marrëdhënie atëherë një shef kinez sektori merr përsipër kontaktin dhe përpiqet që t'i mbushë mendjen "klientit” për të bërë "investime” të sigurta. Kush nuk ka sukses në mashtrim kërcënohet të rrihet ose të shitet tek bandat kriminale. Ann donte të largohej dhe kontaktoi një kontrabandist nga Laosi, i cili u pagua me 44.000 baht tajlandez (rreth 1.200 euro) për ta nxjerrë në mënyrë kontrabandë nga zona ekonomike. "Sapo dola në Laos, shkova menjëherë tek lumi”. Me një varkë ajo kaloi Mekongun dhe mbërriti e sigurt në atdhe. 

Kazinot në lulëzim në të gjithë Azinë Jugore 

Enklava e kazinove në Laos nuk është rast i rrallë. Në rajonet kufitare të Mianmarit, Vietnamit, Laosit dhe Kamboxhias, ku shteti është i dobët dhe ku sundon varfëria, janë krijuar si kërpudhat pas shiut ishuj të ngjashëm me veprimtari kriminale. Deutsche Welles i ranë në dorë pjesë të një analize të papublikuar të OKB-së, të cilat tregojnë për përmasat e epidemisë së kazinove. Në hapësirën e Azisë së Jugut, Kombet e Bashkuara kanë numëruar 240 kazino, shumë prej tyre në të ashtuquajturën zonë ekonomike "ekstraterritoriale” me liri të veçanta.

Kazinoja, zona e veçantë ekonomike në "trekëndëshin e artë" në provincën Bokeo, Laos
E paqartë është se sa prej kazinove janë të përziera me bizneve kriminale. Por, e qartë është se vetëm në Kamboxhia janë hapur mbi 100 kazino. Kryesisht në qytetin bregdetar 

Sihanoukville, i njohur si port i sigurt për organizatat kriminale kineze. "Ekzistojnë lidhje të qarta midis zonës ekonomike me liri të veçanta të Zhao Wei-t në Bokeo (Laos) dhe operacioneve kamboxhiane", thotë për Deutsche Wellen përfaqësuesi rajonal i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për luftimin e drogës dhe krimit (UNODC), Jeremy Douglas. 

Këtu, si dhe atje për shkak të mungesës së turistëve kinezë sallat e lojërave u kthyen në fabrika të mashtrimeve online. Qindra thailandezë, vietnamezë, indonezianë, malajzesë dhe tajvanezë është dashur të çlirohen muajt e fundit nga kthetrat e triadës. Tajlanda dërgoi një njësi speciale policie në jug të Kamboxhias për të shpëtuar punëtorët me punë të detyruar. Tajvani ka krijuar së fundi një Task Force për të rënë në gjurmë të viktimave të tregtisë së mishit të bardhë dhe për t'i ndihmuar ata. Autoritetet policore tajvaneze vlerësojnë se aktualisht 2000 qytetarë të tyre mbahen me detyrim në Kamboxhia. 

Edhe gjermanë mes viktimave të mashtrimit 

Fabrikat e mashtrimit në Azinë Jugore kanë bërë dëme të mëdha. Sipas të dhënave të policisë kineze, në vitin 2020 sasia ilegale e mashtrimeve telefonike dhe atyre me monedhën kripto arriti të ishte 5,7 miliardë dollarë, pa llogaritur mashtrimet me lojërat e fatit. Ka pasur edhe gjermanë që kanë rënë në grackat e monedhës kripto. Një nga viktimat është Sabina, e cila nga turpi nuk do që t'i botohet emri i vërtetë, dhe Deutsche Welle i dha këtë pseudonim. "Vitin e kaluar një djalë i ri më shkroi në platformën e biznesit, Linkedin,” kujton gruaja në mes të dyzetave në bisedë me DW. Aziatiku i shkruante ditë për ditë duke krijuar një lidhje besimi për dy muaj rresht. Një ditë ai foli në bisedë për monedhën kripto dhe tregoi për përqindjet e mëdha të fitimit. 

Kështu ajo bleu monedha digjitale me gjithsej 130 mijë euro. "Unë "investova” në bitcoins dhe ethereum nëpërmjet një platforme me emrin ASX." Ajo që Sabine nuk dinte është se si faqja e internetit ashtu edhe platforma ishin faqe mashtrimi në internet. 

Paratë kanë humbur sot, djali i ri nuk ka ekzistuar ndonjëherë, disa nga fotografitë e përdorura prej tij në profil vijnë nga një blogger fitnesi nga Tajvani. "Nga ta dija unë. Unë nuk e njoh këtë bloggerin,” thotë gjermania me origjinë kineze. 

Gjithë kursimet e saj, mbledhur për pleqëri dhe shkollimin e fëmijëve, përfunduan në xhepat e triadëve në trekëndëshin e Laosit, ku takohen tre vende. "Ne ishim në gjendje ta ndiqnim këtë platformë investimesh që i përket një grupi të "trekëndëshit të artë ekonomik” në Laos. Vetëm disa hapa larg kazinos Kings Romans", thotë Elisa Warner nga shoqata joqeveritare Global Anti-Scam Org kur flet për Deutsche Wellen. Anti-Scam Org ndihmon në gjithë botën viktimat e mashtrimit. 

Tolerim nga autoritetet lokale 

Të mbërrish deri tek mashtruesit e Laosit kontinental është e vështirë dhe gati e pamundur. Zakonisht pronarët e kazinove janë të lidhur ngushtë me strukturat lokale të pushtetit. Në rastin e zonës me liri të veçanta të "Trekëndëshit të artë”, qeveria e Laosit merr madje pjesë në projekt me 20 përqind. Si shpërblim, Zhao Wei, për të cilin janë vendosur sanksione nga autorietetet amerikane dhe ka 80 përqindshin tjetër, duhet t'i zgjidhë vetë çështjet e tij në trekëndëshin midis tre vendeve. "Kjo është shumë problematike,” thotë Jeremy Douglas, drejtor i UNODC-zyrës për Azinë Jugore: "Këto grupe operojnë në mënyrë autonome dhe kanë ligjet e tyre." 

Autoritetet e Laosit mund të hyjnë në territor vetëm me lejen e tyre. Zhao ka policinë e tij, e cila është aktive edhe jashtë zonës ekonomike. Edhe reporteri i Deutsche Welles u ndal në rrugë gjatë punës në rajon për të shkruar këtë artikull, nga pesë "policë” me sirenë dhe dritë blu. Vetëm pas diskutimeve të zjarrta dhe ndërhyrjes së autoriteteve zyrtare të Laosit, forcat e sigurisë u tërhoqën në qytetin kazino. Por jo para futjes së reporterit në "listën e zezë” të tyre dhe ndalimit të hyrjes për herën tjetër. 

Marrë nga DW

mafia kineze jeremy douglas

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë