LIVE UPDATES
Bota

Sulmi në Capitol Hill, dënohet me 7 vite burg për pjesëmarrje 1 person

Gjykatësja Amy Berman Jackson dha dënimin e gjatë për Kyle Young në Gjykatën e Qarkut të Uashingtonit, duke vënë në dukje se ai kishte pranuar se kishte ndihmuar në sulmin ndaj një punonjësi të policisë gjatë trazirave të 6 janarit 2021.

28 Shtator 2022, 08:25 Nga I.A
Sulmi në Capitol Hill, dënohet me 7 vite burg për
Capitol Hill

SHBA- Gjykatësja dha dënimin me shtatë vite burgim për një pjesëmarrës në sulmin ndaj Kapitolit që kishte ndihmuar edhe gjatë sulmit të vazhdueshëm ndaj një oficeri policie. Gjykatësja Amy Berman Jackson dha dënimin e gjatë për Kyle Young në Gjykatën e Qarkut të Uashingtonit, duke vënë në dukje se ai kishte pranuar se kishte ndihmuar në sulmin ndaj një punonjësi të policisë gjatë trazirave të 6 janarit 2021. Gjykatësja njohu si pjesë të dënimit 17 muajt që ai ka kaluar nën arrest. Kjo do të thotë se tashmë ai do të vuajë dënimin në burg për rreth gjashtë vite.

Ky është një ndër dënimet më të gjata deri më tani për pjesëmarrësit në këtë sulm, që ndërpreu çertifikimin e fitores në zgjedhje të Presidentit Joe Biden dhe që i detyroi ligjvënësit të largoheshin për të shpëtuar jetën e tyre. Dënimi më i rëndë, me 10 vite burgim, iu dha një ish-oficeri policie nga Nju Jorku, i cili sulmoi një oficer policie në Kapitol duke përdorur një shtizë flamuri prej metali. Deri më tani janë ngritur akuza për rreth 900 persona për sulmin ndaj Kapitolit. Mbi 400 kanë pranuar fajësinë ose janë dënuar në gjyq.

I dënuari Young qau ndërsa i kërkoi ndjesë ish-oficerit të policisë së Uashingtonit, Michael Fanone, dhe tha se do të kishte dashur t’i zhbënte veprimet e tij të asaj dite.

“Shpresoj që të më falësh një ditë”, i tha ai.

Zoti Fanone tregoi në gjykatë eksperiencën pothuajse fatale që përjetoi në duart e sulmuesve, të cilët e rrahën dhe e goditën në mënyrë të përsëritur me pistoletën me elektroshok. I dënuari Young pranoi se ia dha pistoletën me elektroshok një tjetri që e përdori ndaj oficerit Fanone, si dhe se i mbërtheu dorën ndërsa ai përpiqej të mbrohej nga turma që e sulmonte.

Zoti Fanone tha se nga ky sulm mori fund karriera e tij në polici. Ai i tha Gjykatëses Jackson se për zotin Young duhet të jepej një dënim me 10 vite burgim.

“Ajo që shpresoj të bësh gjatë kësaj periudhe, është që të vuash”, i tha ish-oficeri Fanone të dënuarit Young, gjatë rrëfimit të tij emocional të ngjarjve të asaj dite.

Pasi u dha dënimi, zoti Fanone u përqafua me një ish-koleg jashtë godinës së gjykatës. Ai nuk foli me gazetarët kur u pyet për reagimin e tij ndaj dënimit të dhënë.

Zoti Fanone ishte ndër oficerët që dëshmuan përpara komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve që po heton dhunën e asaj dite. Ai u tha hetuesve të Kongresit se më “tërhoqën, më rrahën, më goditën me elektroshok, ndërkohë që më quanin tradhtar ndaj vendit tim”. Sulmi, që ndali vetëm kur u tha se kishte fëmijë, i shkaktoi një infrakt.

I dënuari Young, në moshën 38-vjeçare dhe me origjinë nga qyteti Redfield, i shtetit Ajova, u përball fillimisht me 12 akuza, por pranoi fajësinë për akuzën e sulmit ndaj një punonjësi policie.

Ai shkoi tek Kapitoli, selia e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, bashkë me djalin e tij 16-vjeçar. Videot që paraqitën prokurorët federalë e tregojnë atë gjatë përleshjeve në tarracën e ulët në pjesën perëndimore të Kapitolit, duke hedhur madje në një moment edhe një altoparlant të rëndë që godet një tjetër pjesëmarrës në sulm dhe madje e gjakos atë. Ai përdori gjithashtu dritë me rreze për të verbuar oficerët e policisë, dhe në një moment ia kaloi atë të birit që edhe ai të merrte kështu pjesë në përleshje, fakt që gjykatësja e përmendi për të ilustruar revoltimin e saj ndaj veprimeve të tij atë ditë.

“Ndër çështjet gjyqësore që unë kam, ti je ndër shkelësit më të rëndë të 6 janarit, dhe ti ishe personalisht i përfshirë dhe me rol të rëndësishëm gjatë një prej sulmeve më të tmerrshme ndaj oficerëve në atë godinë”, i tha gjykatësja të dënuarit Young. “Gjatë viteve të mia në detyrë rrallë më është paraqitur një çështje e tillë”.

Marrë nga VOA

kyle young lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen