Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjykatat italiane e konsiderojnë këtë gjë si të palejueshme. Reagimi i Melonit ishte që dy qendrat e azilit që Italia ka ndërtuar në Shqipëri të përdoren në vend të kësaj për të mbajtur në paraburgim deri në dëbim azilkërkuesit e refuzuar.

ITALI- Qëllimi fillestar i qeverisë së Giorgia Melonit për të zhvilluar procedura të shpejta azili në Shqipëri konsiderohet si i dështuar. Gjykatat italiane e konsiderojnë këtë gjë si të palejueshme. Reagimi i Melonit ishte që dy qendrat e azilit që Italia ka ndërtuar në Shqipëri të përdoren në vend të kësaj për të mbajtur në paraburgim deri në dëbim azilkërkuesit e refuzuar.
Edhe kjo formë ndalimi jashtë territorit të Italisë konsiderohet e paligjshme nga gjykatat italiane. Për këtë arsye, ato i kanë kaluar disa raste tek Gjykata Evropiane e Drejtësisë. Tani Avokati i Përgjithshëm pranë kësaj gjykate ka dhënë vlerësimin e tij. Ai është një lloj eksperti i pavarur, i cili pas shqyrtimit të çështjes jep një opinion mbi të.
Modeli i "kampeve si në Shqipëri” i lejueshëm, por me kushte
Sa i përket ndalimit të personave në pritje të dëbimit, Avokati i Përgjithshëm nga Qiproja, Nikolas Emilu, vlerëson se qendrat e dëbimit jashtë një shteti të BE-së mund të jenë të lejueshme. Megjithatë kusht është që migrantëve t'u garantohen të gjitha të drejtat që kërkon e drejta e Bashkimit Evropian. Kjo përfshin veçanërisht: mbështetje ligjore nga avokatë dhe përkthyes, kontakt me familjen dhe me autoritetet përgjegjëse. Fëmijët dhe personat e sëmurë duhet gjithashtu të kenë akses në arsim dhe shërbime shëndetësore.
Gjatë shqyrtimit të kërkesës azilkërkuesit duhet të qëndrojnë në një shtet të BE-së
Avokati i Përgjithshëm u shpreh edhe për një çështje të dytë: a mund të mbahen në paraburgim jashtë një shteti të BE-së, për shembull në kampet në Shqipëri, azilkërkuesit, kërkesat e të cilëve janë ende në shqyrtim?
Vlerësimi i tij është se, në parim, azilkërkuesit duhet të qëndrojnë në një shtet të BE-së gjatë kohës që shqyrtohen kërkesat e tyre. Megjithatë, ata nuk kanë të drejtë automatike të kthehen në territorin e BE-së nëse ndodhen tashmë në një nga kampet në Shqipëri dhe janë në ndalim.
Vlerësimi i Avokatit të Përgjithshëm ka peshë
Në shumë raste Gjykata Evropiane e Drejtësisë ndjek rekomandimet e Avokatit të Përgjithshëm. Megjithatë, ajo nuk është e detyruar t'i ndjekë ato dhe mund të vendosë edhe ndryshe. Kjo ka ndodhur edhe më parë në disa çështje azili.
Prandaj ka mundvsi që instanca më e lartë gjyqësore e Bashkimit Evropian të mbajë një qëndrim më kritik ndaj qendrave të azilit jashtë BE-së. Vendimi përfundimtar pritet të merret brenda disa muajve./DW
Papa Leone XIV ROMË- Papa Leone XIV u ka bërë thirrje sërish, SHBA-ve dhe Iranit që të vazhdojnë bisedimet p&...
Donald Trump SHBA- Presidenti i amerikan, Donald Trump ka njoftuar zgjatjen e armëpushimit në Liban për tre javë, pas një tak...
KRETË- Një tërmet i fortë goditi brigjet e Kretës në orët e para të mëngjesit. Sipas Institutit Gjeodinamik, t&eu...
Foto ilustruse Donald Trump pëlqen të lëshojë ultimatume, edhe nëse ato nuk përfundojnë duke u zbatuar. Presidenti ...
SPANJË- Parashutistët spanjollë kanë shkatërruar aksidentalisht një automjet të blinduar me vlerë rreth 600 mijë ...
Donald Trump SHBA- Presidenti, Donald Trump do të marrë pjesë në raundin e ri të bisedimeve sot në Uashington mes Libanit dh...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se dëshiron të bëjë marrëveshjen më të mirë me I...
Ambasadori i SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, ka porositur se Serbia d...
Foto ilustruse Çmimet e naftës janë rikthyer mbi nivelin e 100 dollarëve për fuçi, ndërsa tensionet mes SHBA-së...
Papa Leon XIV VATIKAN- Papa Leon XIV ka dënuar vrasjet e protestuesve në Iran, pasi presidenti Trump e kritikoi atë për heshtjen e tij...