6 Shtator 2022, 16:49
Nga d.a.
Gasprom
RUSI- Një ministër që drejton përpjekjet e presidencës çeke të Bashkimit Evropian për të përballuar çmimet e larta të energjisë, thotë se Këshilli i Energjisë i BE-së do të debatojë dy propozime në takimin në fund të kësaj jave.
Republika Çeke më 29 gusht ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të energjisë të BE-së. Roli mbizotërues i Rusisë si furnizues i energjisë për BE-në ka çuar në shqetësimet se Moska mund të kufizojë furnizimet gjatë dimrit si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të BE-së të vendosura për të ndëshkuar Rusinë për luftën e saj të paprovokuar kundër Ukrainës.
Ministri çek i Industrisë, Jozef Sikela, tha më 6 shtator se njëri opsion parashikon ndarjen e çmimit të gazit nga çmimi i ngarkuar nga termocentrali që konverton gazin në energji elektrike, dhe kështu vendos çmimin për konsumatorët në mënyrë që "çmimet e larta të gazit që janë objekt i luftës energjetike të mos ndikojnë në çmimet e energjisë elektrike”.
Ai tha se propozimi tjetër alternativ kërkon të vendosë çmime maksimale për prodhimin e gjithë elektricitetit, përveç atij që kërkon gaz, pra duke kufizuar në thelb çmimin e energjisë nga karburanti bërthamor, qymyri dhe burimet e ripërtritshme.
Çekët synojnë të prodhojnë një dokument deri më 7 shtator, i cili paraqet pikëpamjet e 27 vendeve anëtarëve të BE-së mbi propozimet.
Që kur samiti G7 dhe liderët e tjerë perëndimorë ngritën idenë e një kufiri çmimi për importet e gazit rus, Moska ka kërcënuar vazhdimisht me ndërprerje, përtej pezullimeve të gazit.
Kompanitë e energjisë paguajnë çmimin e shumicës kur blejnë gaz dhe elektricitet që më pas ua shesin konsumatorëve. Si në çdo treg, çmimet rriten dhe ulen, dhe lëvizja e çmimeve nxitet nga furnizimet dhe kërkesa.
Zakonisht, çmimet rriten gjatë dimrit në përgjigje të kërkesës më të lartë për ngrohje dhe elektricitet, ndërkaq bien gjatë verës.
Çmimet nisën të rriten përtej normave normale shtatorin e kaluar dhe që atëherë janë rritur edhe më shumë për shkak të pengesave në furnizim që lidhen me pushtimin rus të Ukrainës që nisi më 24 shkurt./DW/
jozef sikela gasprom
Bota
6 Shtator 2022, 16:31
e.k
Makina e shpërthyer e dëmtuar plotësisht
UKRAINË- Një zyrtar rus i emëruar si komandant për qytetin juglindor t&eum...
Bota
6 Shtator 2022, 16:34
d.a.
Vucic
SLLOVENI- Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë ka ftuar në bisedë ambasadorin serb, për shkak të dekla...
Bota
6 Shtator 2022, 16:24
k.m.
Carrie dhe Boris Johnson
BRITANI E MADHE- Ish-kryeministri Boris Johnson e kishte me nxitim largimin nga Downing Street, aq sa duket sikur e mori zvarr&eu...
Bota
6 Shtator 2022, 16:18
e.k
Fshati gjerman që ka vetëm 130 banorë
GJERMANI- Gjermanët vuajnë nga çmimet e larta të energjisë, por banorë...
Bota
6 Shtator 2022, 16:20
d.a.
pasaporte
BRUKSEL- Pavarësisht se nuk ka pasur gatishmëri nga të gjitha shtetet anëtare të bllokut për të ndalur dhë...
Bota
6 Shtator 2022, 16:11
d.a.
Truss
BRITANI- Liz Truss është bërë kryeministrja e re e Mbretërisë së Bashkuar pas takimit me Mbretëreshën n&...
Bota
6 Shtator 2022, 15:53
e.k
Linja të energjisë
BRUKSEL- Bashkimi Europian është duke përgatitur plane emergjente për të kufizuar rritjen e &cce...
Bota
6 Shtator 2022, 16:03
d.a.
Ukraine
UKRAINË- Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike do të publikojë të martën një raport lidhur me sig...
Bota
6 Shtator 2022, 15:49
d.a.
Navalny
Politikani i opozitës ruse Alexei Navalny është dënuar me mbi 11 vjet burg për shkelje të lirimit me kusht, mashtrim ...
Bota
6 Shtator 2022, 15:40
e.k
Pamje nga aksidenti
SHBA- Një aksident i frikshëm ka ndodhur në autostradën 29 në Palmetto, Georgia duke shkaktuar panik. Një...