E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Persona të panjohur vunë qindra-milionë dollarë bast për rënien e çmimit të naftës pak para njoftimit të fundit të Trumpit për Iranin. Kjo ka ngjallur dyshime për përfitim nga informacione të brendshme

SHBA- Njoftimi që bëri të hënën presidentit amerikan Donald Trump lidhur me shtyrjen e përkohshme të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit, ushqeu shpresa të brishta në mbarë botën për një përfundim diplomatik të luftës, dhe mesa duket, u ka sjellë disa personave fitime shumë të mëdha.
Vëzhguesit kanë identifikuar disa transaksione të dyshimta në bursë pak para njoftimit të Trumpit. Sipas përllogaritjeve të Financial Times, disa tregtarë kishin investuar më shumë se gjysmë miliardi dollarë amerikanë duke vënë bast për rënien e çmimit të naftës. A është e mundur që ata të kenë qenë të informuar paraprakisht?
Cilat janë shenjat e një "insider trading"?
Si "insider trading" quhen transaksione në bursë, të cilat kryhen mbi bazën e informacioneve të bredshme, pra që nuk janë bërë publike. Këto mund të jenë të dhëna financiare kompanish, apo plane politike ose rregullatore. Si në SHBA ashtu edhe në Evropë, insider trading është vepër penale. Anëtarëve të administratës së Trumpit nuk u lejohet të përdorin informacione konfidenciale për përfitime financiare. E njëjta gjë vlen edhe për të afërmit e tij apo bizneset e lidhura me ta.
Megjithëse mundësia që Donald Trump të tërhiqej nga kërcënimi ndaj Iranit ishte diskutuar gjerësisht në ditët para njoftimit, pa e ditur saktësisht momentin e vendimit, një bast i tillë me qindra milionë dollarë do të ishte një rrezik i madh që vështirë se do ta merrte një investitor i zakonshëm.
Christoph Kaserer, profesor për menaxhimin financiar dhe tregjet e kapitalit në Universitetin Teknik të Mynihut, shpjegon se shuma prej 580 milionë dollarësh nuk është domosdoshmërisht e pazakontë, duke pasur parasysh miliardat që qarkullojnë çdo ditë në këto tregje.
Por ai thekson se njoftimi i Trumpit u publikua në orën 7 të mëngjesit - një kohë kur tregjet janë të hapura, por relativisht të qeta - dhe pikërisht për këtë arsye rritja e menjëhershme e vëllimit të tregtimit është shumë e pazakontë dhe vështirë të shpjegohet me luhatje normale.
Një vlerësim të ngjashëm jep edhe Florian Heider, drejtor shkencor i Institutit Leibniz për Kërkime në Tregjet Financiare SAFE. Megjithatë, ai thekson se kjo nuk mjafton për të provuar se kemi insider trading, pasi për këtë nevojitet të dëshmohet një qëllim i qartë dhe përdorimi me dashje i informacionit konfidencial.
A ka pasur raste të ngjashme në të kaluarën?
Nuk është hera e parë që muajt e fundit vërehen transaksione të dyshimta. Një raport i publikuar nga portali investigativ amerikan ProPublica zbuloi disa raste ku zyrtarë të lartë shitën aksione pak para njoftimeve të Donald Trump për vendosjen e tarifave doganore në fillim të prillit 2025.
Kur Trumpi tërhoqi më 9 prill përkohësisht këto tarifa, ai kishte shkruar pak më parë në rrjetin social Truth Social: "Kjo është një kohë e shkëlqyer për të blerë!!!”
Ndërkohë, interesat e biznesit të familjes Trump shpesh ndërthuren me vendimet qeveritare, qoftë përmes investimeve në kompani prodhuese dronësh, bashkëpunimeve me kompani kriptomonedhash apo investimeve në Lindjen e Mesme.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se ajo nuk toleron që përfaqësues të administratës të përfitojnë në mënyrë të paligjshme nga informacionet e brendshme dhe çdo pretendim pa prova se përfaqësues janë përfshirë në aktivitete të tilla është i pabazë./DW
foto ilustruese MAQEDONIA E VERIUT- Korrupsioni vazhdon të “lulëzojë” në shërbimet e institucioneve publike shën...
Ngushtica e Hormuzit IRAN- Irani ka shpërndarë një letër te vendet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare Detare...
ITALI- Grupi mediatik “La Repubblica” është shitur nga Exor, i familjes Agnelli-Elkann, te grupi mediatik grek Antenna, në pron&eum...
foto ilustruese IRAN- Një zëdhënës i selisë qendrore ushtarake të Iranit iu është përgjigjur deklaratave t&eu...
Sot një litër naftë në tregun e pakicës tregtohet me 214 lekë për litër, ose rreth 2.2 euro sipas kursit mesatar t&eum...
TURQI- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se konflikti që përfshin Izraelin, SHBA-në dhe Iranin është nj&eu...
Foto ilustruse MEKSIKA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku një nxënëse 15-vjeçare ka vrar...
Donald Trump SHBA- Vlerësimi për Presidentin amerikan Donald Trump ka rënë në nivelin më të ulët që nga r...
Foto ilustruse IZREAL- Ushtria izraelite vazhdon të godasë Iranin dhe Libanin, pavarësisht nga bisedimet për t'i dhënë f...
Foto ilustruse SHBA- Qeveria e Donald Trump i ka përcjellë Teheranit një paketë kushtesh për t'i dhënë fund ko...