1 Nëntor 2024, 15:34
Nga r.ll
vendngjarja
SERBI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Novi Sad të Serbisë, ku 8 persona janë nxjerrë të vdekur nga rrënojat pas shembjes së çatisë në një stacion hekurudhor. Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç tha se dy persona janë shpëtuar, por njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë dhe i është prerë këmba.
“Tetë trupa janë nxjerrë nga nën rrënoja, dy persona në spital kanë shpëtuar, me faktin se njërit gjendja është mjaft e rëndë, i është prerë këmba, dy janë nën rrënoja, kemi kontakt me dy persona” tha ai dhe shtoi se nën rrënoja është dhe një vajzë 14-vjeçare.
Më shumë se 80 ekipe shpëtimi nga disa qytete po marrin pjesë në operacionin e shpëtimit me ndihmën e makinerive të rënda, të cilat u morën nga Ministria e Brendshme, por edhe nga ndërmarrjet komunale të qytetit dhe disa kompani private.
"Është një aksion jashtëzakonisht i vështirë që sigurisht do të zgjasë edhe disa orë. Ne do të monitorojmë situatën dhe ju do të informoheni," u tha Daçiç gazetarëve në vend dhe falënderoi të gjithë në Novi Sad për ndihmën e tyre.
Sipas tij, pas operacionit të shpëtimit do të bëhet një hetim për të përcaktuar se kush është përgjegjës. Novi Sadi është qyteti i dytë më i madh në Serbi, pas Beogradit, i cili është kryeqyteti. Deri më tani janë 30 të plagosur, ndërsa dy persona janë në spital në gjendje kritike për jetën.
serbi novi sad
Bota
1 Nëntor 2024, 15:34
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Për audiencën e radios publike polake ‘Polskie Radio’, titujt kryesorë në faqen e saj të intern...
Bota
1 Nëntor 2024, 15:20
r.ll
pamjet nga valencaia
SPANJË- Përmbytjet kanë shkaktuar dëme katastrofike në Spanjë, ku në më pak se një o...
Bota
1 Nëntor 2024, 15:07
E. D
pamje nga vendngjarja
SHBA- Dy persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën nga të shtënat gjatë natës s&e...
Bota
1 Nëntor 2024, 15:12
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Evropa po përgatitet për kthimin e mundshëm të ish-presidentit Donald Trump në pushtet, ndërsa rivalja ...
Bota
1 Nëntor 2024, 14:54
I.A
Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë
SERBI- Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë tha se projektligjet e mir...
Bota
1 Nëntor 2024, 14:10
ZH.LL
Flamuri gjerman
GJERMANI- Ministria e Jashtme e Gjermanisë i ka bërë thirrje të premten Serbisë t’i rishqyrtojë projekt...
Bota
1 Nëntor 2024, 13:46
ZH.LL
Përmbytjet në Spanjë
SPANJA- Spanja po përballet me tragjedinë më të madhe të përmbytjeve, nga shirat e rr&eum...
Bota
1 Nëntor 2024, 13:03
I.A
Vehbi Kajtazi
KOSOVË- Shoqata vendase dhe ndërkombëtare të gazetarëve reaguan me shqetësim pas raportimeve se në makin&e...
Bota
1 Nëntor 2024, 12:54
I.A
Makinat ne Spanje
SPANJË- Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë për momentin qëndron ende në 158, por zyrtar...
Bota
1 Nëntor 2024, 12:40
M.B
Foto nga takimi
RUSIA- Koreja e Veriut do ta mbështesë Rusinë derisa ajo të arrijë fitore në luftën në Ukrainë...