11 Shkurt 2023, 17:23
Nga k.m.
Ebrahim Raisi
IRAN- Gjatë fjalimit në përvjetorin e Revolucionit Islamik të vitit 1979, presidenti iranian, Ebrahim Raisi, tha se protestat mbarëkombëtare kundër Qeverisë janë mposhtur. Komentet e tij të bëra më 11 shkurt vijnë kur mijëra iranianë marshuan në qytetet në mbarë Iranin dhe ushtria organizoi një paradë ushtarake në Teheran.
Ceremonia për shënimin e përvjetorit të revolucionit – që përfshiu një sërë ngjarjesh që kulmuan me rrëzimin e dinastisë Pahlavi më 1979 – mbahet çdo vit më 11 shkurt. Shumica e festimeve përcillen me propagandë të tepruar qeveritare.
Që nga shtatori i kaluar, Irani është përballur me protesta masive që u nxitën pas vdekjes në paraburgim të 22-vjeçare, Mahsa Amini, e cila ishte arrestuar nga policia e moralit. Protestat fillimisht u përqendruan në heqjen e veshjes së detyrueshme të hixhabit – apo shamisë së kokës – por, më pas protestuesit i quajtën protestat një revolucion të ri.
Gjatë fjalimit në Teheran, Raisi tha se protestat u nxitën nga armiqtë e Iranit dhe sipas tij, protestat kishin për qëllim që të parandalonin shtetin që të vazhdojë të korrë arritje. Raisi tha se festimet për Revolucionin Islamik ishin “epike” dhe tregonin “integritetin kombëtar”.
Në ditën e përvjetorit të Revolucionit Islamik, televizioni Telewebiom ishte cak i hakerëve në kohën kur po transmetohej fjalimi i Raisit, në përkrahje të protestave mbarëkombëtare. Që nga shtatori, në protestat mbarëkombëtare janë vrarë mbi 500 persona, përfshirë 71 fëmijë, dhe janë arrestuar rreth 20.000 persona./REL
ebrahim raisi iran
Bota
11 Shkurt 2023, 17:04
a.l
Luiz Inàcio Lula da Silva
BRAZIL- Presidenti brazilian Luiz Inàcio Lula da Silva i ka propozuar homologut të tij në Shtëpin&eu...
Bota
11 Shkurt 2023, 17:08
k.m.
Foto ilustruese
SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në Kuvend ka dorëzuar propozimin për riforma...
Bota
11 Shkurt 2023, 17:02
I.A
Termeti
TURQI- Një familje prej pesë anëtarësh u tërhoq nga rrënojat në siguri në provincën Gaziantep të ...
Bota
11 Shkurt 2023, 17:02
a.l
Tërmeti në Turqi
TURQI- Policia turke ka arrestuar 12 persona lidhur me shembjen e ndërtesave në provincat juglindore të Gaziantep...
Bota
11 Shkurt 2023, 16:58
a.l
SHBA
TURQI- Shtetet e Bashkuara kanë premtuar mbi 85 milionë dollarë në ndihma humanitare për Turqinë dhe Sirinë pa...
Bota
11 Shkurt 2023, 16:52
k.m.
Amadeus
ITALI- Marco Mengoni ende kryeson klasifikimin e përgjithshëm në fund të mbrëmjes së katërt të festivalit ...
Bota
11 Shkurt 2023, 16:46
I.A
Avioni
SHBA- Pasagjerët në një fluturim nga Edinburgu panë flakët të qëllonin nga një krah ndërsa avioni i tyr...
Bota
11 Shkurt 2023, 16:48
a.l
Grupi Wagner
RUSI- Kontraktori ushtarak privat Wagner do të duhet të kërkojë luftëtarë të rinj përte...
Bota
11 Shkurt 2023, 16:40
a.l
ndihmat nga Italia
TURQI- Në përgjigje të pasojave të tërmetit të 6 shkurtit në Turqi dhe Siri, Ministria e Pun&eum...
Bota
11 Shkurt 2023, 16:33
a.l
Drejtori i OBSH
TRUQI- Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka mbërritur në...