LIVE UPDATES
Bota

Egjipti: Nuk ka përparim në bisedimet për armëpushim në Gaza

Ky njoftim u bë më pak se një javë para nisjes së Muajit të Ramazanit, që ishte një afat jozyrtar për arritjen e një marrëveshjeje.

6 Mars 2024, 09:23 Nga N.F
Egjipti: Nuk ka përparim në bisedimet për armëpushim në
Foto ilustruese

EGJIPT- Tri ditë negociata me Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – për një armëpushim në Gazë dhe lirimin e pengjeve izraelite dështuan që të arrinin përparim të martën, thanë zyrtarët egjiptianë. Ky njoftim u bë më pak se një javë para nisjes së Muajit të Ramazanit, që ishte një afat jozyrtar për arritjen e një marrëveshjeje.

Pothuajse pesë muaj luftime e kanë lënë në gërmadha Gazën dhe kanë krijuar një katastrofë humanitare, teksa banorët e enklavës, veçmas në veri të territorit, po përballen me mungesë të theksuar të furnizimeve ushqimore.

“Ne duhet të dërgojmë më shumë ndihmë në Gazë”, tha presidenti amerikan, Joe Biden, të martën. “Nuk ka më arsyetime. Asnjë”, shtoi ai.

Grupet e ndihmës kanë thënë se është bërë pothuajse e pamundur dërgimi i furnizimeve në pjesën më të madhe të Gazës për shkak të vështirësive në koordinimin me ushtrinë izraelite, armiqësive që po vazhdojnë dhe për shkak të thyerjes së rendit publik. Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti për javë të tëra kanë tentuar të ndërmjetësojnë një marrëveshje, sipas së cilës, Hamasi do të lironte deri në 40 pengje në këmbim të një armëpushimi gjashtëjavor, do të liroheshin disa të burgosur palestinezë dhe do të rritej ndihma në territorin e izoluar.

Dy zyrtarë egjiptianë thanë se rundi i fundit i diskutimeve përfundoi të martën. Ata thanë se Hamasi paraqiti një propozim që ndërmjetësit do ta diskutonin me Izraelin në ditët në vijim. Një nga zyrtarët tha se ndërmjetësit do të takohen të mërkurën me delegacionin e Hamasit, i cili nuk është larguar nga Kajro.

Hamasi ka refuzuar që të lirojë 100 pengjet që vlerësohet që ende mban dhe mbetjet mortore të afër 30 të tjerëve nëse Izraeli nuk i jep fund ofensivës, nuk tërhiqet nga Gaza dhe nuk liron një numër të madh të të burgosurve palestinezë, përfshirë edhe luftëtarë të lartë të Hamasit, të dënuar me burgim të përjetshëm.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se janë skeptikë që Hamasi dëshiron të arrihet një marrëveshje sepse grupi radikal ka refuzuar një sërë kërkesash, që SHBA-ja dhe të tjerët besojnë se janë legjitime, përfshirë edhe dhënia e një liste emrash të pengjeve që do të liroheshin.

“Është në dorën e Hamasit të vendosë nëse është i gatshëm të angazhohet”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken të martën.

“Ne kemi një mundësi për një armëpushim të menjëhershëm që do të lironte pengjet, që do të rriste në mënyrë dramatike ndihmën humanitare për palestinezët që kanë nevojë për të dhe mund të vendosë kushte për një zgjidhje të qëndrueshme”, shtoi ai.

Zyrtari i lartë i Hamasit, Osama Hamdan, tha të martën se grupi ka kërkuar një armëpushim të përhershëm dhe jo një pauzë gjashtëjavore dhe “tërheqjen e plotë” të forcave izraelite.

“Siguria e popullit tonë mund të arrihet vetëm përmes një armëpushimi të përhershëm, dhënies fund të agresionit dhe tërheqjes nga çdo centimetër i Rripit të Gazës”, tha Hamdan për gazetarët në Bejrut.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, publikisht ka refuzuar kërkesat e Hamasit dhe vazhdimisht është zotuar se do të vazhdojë luftën derisa Hamasi të shkatërrohet dhe të gjitha pengjet të lirohen. Izraeli nuk ka dërguar një delegacion në rundin e fundit të bisedimeve. Izraeli ende pret që Hamasi të dorëzojë listën e pengjeve që janë gjallë dhe të tregojë se sa pengje do të lirohen në këmbim të sa të burgosurve palestinezë, tha një zyrtar izraelit.

Zyrtari izraelit dhe ata egjiptianë folën në kushte anonimiteti për shkak se nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht për negociatat. I pyetur nëse Hamasi a një listë të pengjeve që janë ende gjallë, Hamdan tha se kjo çështje nuk është e rëndësishme në bisedime dhe akuzoi Izraelin se po e përdorë këtë si arsyetim për të shmangur angazhimin në negociata.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi pasi radikalët palestinezë sulmuan jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Më shumë se 100 pengje janë liruar gjatë një armëpushimi njëjavor në nëntor.

Sulmi i Hamasit nxiti ofensivën izraelite në enklavën prej 2.3 milionë banorësh dhe Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se nga lufta janë vrarë më shumë se 30.000 palestinezë. Grupet e ndihmës kanë thënë se luftimet kanë detyruar që shumica e popullatës të zhvendoset dhe kanë shtyrë çerekun e popullsisë buzë urisë.

Marrë nga REL

gaza armepushim lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës