18 Prill 2023, 21:17
Nga I.A
Elon Musk
SHBA- Pronari miliarder i rrjetit social Twitter, Elon Musk, po i bie sërish këmbanave paralajmëruese për rreziqet e inteligjencës artificiale për njerëzimin. Ai pretendon se një projekt ekzistues i Inteligjencës Artificiale punon me paragjykime në favor të së majtës liberale dhe planifikon që një platformë e tij e të shërbejë si barazpeshë.
Zoti Musk i tha komentatorit të televizionit amerikan, Fox News, Tucker Carlson gjatë një interviste të transmetuar mbrëmjen e së hënës se ai planifikon të krijojë një alternativë ndaj projektit aktual “ChatGPT” që ai po e quan “TruthGPT”. Sipas tij kjo do të jetë një “Inteligjencë artificiale e kërkimit të së vërtetës që përpiqet të kuptojë natyrën e universit”.
Ideja, tha Musk, është se një Inteligjencë Artificiale që dëshiron të kuptojë njerëzimin ka më pak gjasa ta shkatërrojë atë. Ai tha gjithashtu se është i shqetësuar se projekti i tanishëm ‘ChatGPT’ “po punon për të qenë politikisht korrekt”.
Në pjesën e parë të kësaj interviste me moderatorin e Fox News, Carlson, zoti Musk gjithashtu mbrojti rregullimin me ligj të inteligjencës artificiale, duke thënë se ai është një “adhurues i madh” i kësaj ideje. Ai e quajti inteligjencën artificiale “më të rrezikshme" se raketat dhe tha se ka potencialin të shkatërrojë njerëzimin.
Zoti Musk ka regjistruar një biznes të ri të quajtur “X.AI Corp” në Nevada. Sipas faqes së internetit të zyrës së sekretarit të shtetit të Nevadës, biznesi u formua më 9 mars dhe Elon Musk është drejtor ndërsa këshilltari i tij, Jared Birchall, është sekretar.
Musk për shumë vite ka shprehur mendime të forta për inteligjencën artificiale dhe ka kundërshtuar udhëheqës të tjerë të bizneseve të teknologjisë, përfshirë Mark Zuckerbergun dhe Bill Gatesin, duke thënë se kanë njohuri “të kufizuara” të fushës.
Kur nisi punën organizata “OpenAI” përmes së cilës u krijua projekti i Inteligjencës Artificiale “ChatGPT”, zoti Musk ishte një nga investititorët. Ai gjithashtu e bashkë-kryesoi bordin pas themelimit të tij më 2015 si një laborator kërkimor jofitimprurës i Inteligjencës Artificiale. Por zoti Musk qëndroi atje vetëm për disa vjet, duke dhënë dorëheqjen nga bordi në fillim të vitit 2018, një vendim ky që organizata me seli në San Francisko e lidhi me një prej kompanive ku zoti Musk është pronar, Tesla ku ndërtoheshin sistemet e automatizuara të drejtimit të automjeteve.
“Ndërsa Tesla vazhdon të përqëndrohet më shumë në Inteligjencën Artificale, kjo do të eliminojë një konflikt të mundshëm të ardhshëm për zotin Elon”, tha “OpenAI” në një deklaratë të publikuar në shkurt të vitit 2018.
“Unë e emërova dhe krijova konceptin”, tha zoti Musk gjatë intervistës me Fox News, duke u ankuar që “OpenAI” tani është aleat i ngushtë me kompaninë “Microsoft” dhe nuk është më një organizatë jofitimprurëse.
“Tesla po konkurronte për disa nga të njëjtët njerëz si ‘OpenAI’ dhe unë nuk isha dakord me disa nga ato që ekipi i tyre donte të bënte”, shkroi zoti Musk në Twitter në vitin 2019 duke e sqaruar arsyen pse u largua nga bordi.
Por ka shqetësime rreth cilësisë së sistemeve të Inteligjencës Artificiale të Tesla-s. Rregullatorët e sigurisë në SHBA njoftuan muajin e kaluar për nisjen e një hetimi për një aksident fatal që përfshinte një automjet Tesla me dyshimin se ka përdorur një sistem të automatizuar drejtimi kur u përplas me një kamion zjarrfikësish të parkuar, në Kaliforni.
Hetimi i këtij aksidenti është pjesë e një hetimi më të madh nga agjencia për raste të shumta të Teslas që përdor sistemin Autopilot, duke u përplasur me automjetet e parkuara të urgjencës që janë parkuar duke ndihmuar njerëzit e përfshirë në aksidente të tjera. Deri në vitin 2020, zoti Musk shkruante në Twitter se “OpenAI duhet të jetë më e hapur” ndërsa vuri në dukje se ai nuk kishte “kontroll dhe njohuri shumë të kufizuar” për të.
Me raste, zoti Musk ka thënë fjalë të mira për të. Pas publikimit të “ChatGPT” më 30 nëntor, zoti Musk i shkroi në Twitter shefit ekzekutiv të “OpenAI”, Sam Altman, se platforma ishte “shumë e mirë” dhe u ankua se mediat e lajmeve nuk po e mbulonin gjerësisht publikimin sepse “ChatGPT nuk është një kauzë e së majtës ekstreme”. Që atëherë, megjithatë, zoti Musk ka përmendur në mënyrë të përsëritur shembuj që ai thotë se tregojnë njëanshmëri ose censurë në favor të së majtës. “ChatGPT” ka filtra që përpiqen ta parandalojnë atë të nxjerrë përgjigje fyese.
Marrë nga VOA
elon musk truthgpt
Bota
18 Prill 2023, 21:17
F.M
SHBA
SHBA- Katër persona janë gjetur të vrarë me armë zjarri në një shtëpi në Maine dhe tre të ...
Bota
18 Prill 2023, 20:59
I.A
Salih Mustafa
KOSOVË- Qeveria e Kosovës nuk duket se ka ndonjë plan konkret për kompensimin e mundshëm të viktimave në r...
Bota
18 Prill 2023, 20:06
I.A
Aleksei Navalny
RUSI- Figura opozitare në Rusi, Aleksei Navalny, përballet me akuza të reja penale, pasi është detyruar të th...
Bota
18 Prill 2023, 19:50
I.A
Urim Hyseni dhe Hyrije Hyseni
KOSOVË- Të premten në shtëpinë e saj në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë ...
Bota
18 Prill 2023, 19:54
F.M
Interpoli
SHBA- Autoritetet në Amerikën Latine arrestuan më shumë se 14,000 njerëz dhe sekuestruan më shumë se 8,000 arm...
Bota
18 Prill 2023, 19:44
a.l
Xhelal Sveçla
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se janë shkark...
Bota
18 Prill 2023, 19:22
a.l
Alexis Georgoulis
GREQI- Thellohet skandali ndaj eurodeputetit grek, Alexis Georgoulis i cili një ditë më parë u përjashtua nga p...
Bota
18 Prill 2023, 19:15
I.A
WhatsApp
ANGLI- WhatsApp, Signal dhe shërbime të tjera të mesazheve i kanë kërkuar qeverisë në Angli të rimendoj&eu...
Bota
18 Prill 2023, 18:50
a.l
Mësuesi me tatuazhe
FRANCË- Sylvain H laine, 37 vjeç është konsideruar si njeriu me më shumë tatuazhe në bo...
Bota
18 Prill 2023, 18:40
a.l
Oliver Varheliy
KOSOVË- Parlamenti Evropian sot ka marrë vendim për liberalizim të vizave për Kosovën. L...