Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së, Stefano Sanino, ua ka dërguar vendeve anëtare listën me emrat e ambasadorëve dhe të të dërguarve të posaçëm, të cilët i ka emëruar kryediplomati i bllokut evropian, Josep Borrell.
BRUKSEL- Ajo që ishte kuptuar kohë më parë nga burimet diplomatike të Radios Evropa e Lirë, lidhur me rotacionin e madh të ambasadorëve të Bashkimit Evropian nëpër botë, tashmë dihet edhe publikisht. Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së, Stefano Sanino, ua ka dërguar vendeve anëtare listën me emrat e ambasadorëve dhe të të dërguarve të posaçëm, të cilët i ka emëruar kryediplomati i bllokut evropian, Josep Borrell.
Radio Evropa e Lirë e ka siguruar këtë listë dhe aty shihet se një ndryshim mjaft i madh është bërë edhe në postet që kanë të bëjnë me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kjo listë pritet të bëhet publike shpejt edhe nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së. Në kuadër të rotacionit në postet diplomatike të BE-së, lehtësuesi i tashëm i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak është emëruar nga Borrell si ambasador i Bashkimit Evropian në Zvicër.
Në këtë listë nuk ekziston ndonjë emër i pasardhësit të Lajçakut në rolin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog mes Kosovës dhe Serbisë. Për këtë, Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së, në bashkëpunim me vendet anëtare, pritet të vendosë më vonë, mundësisht gjatë verës. Mandati do t’i përfundojë dhe shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, që njëherësh është edhe Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për Kosovën, Tomas Sonyongut.
Në vend të tij, Zyrën e BE-së në Prishtinë do ta udhëheqë ambasadori aktual i Estonisë në BE, Aivo Ora. Shefi i ardhshëm i Zyrës së BE-së në Kosovë ka përvojë në rajonin e Ballkanit, pasi më herët ka shërbyer si shef i delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut dhe si shef i delegacionit të BE-së në Mal të Zi. Në kuadër të këtij rotacioni, diplomati italian, Luigi Soreca, është emëruar shef i delegacionit të BE-së në Sarajevë, që krahas Kosovës, është, po ashtu, pozitë më e lartë sesa ajo e ambasadorëve në vendet tjera të rajonit, pasi ka statusin e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së.
Gjatë karrierës së tij diplomatike, Soreca ka qenë ambasador i Bashkimit Evropian në Shqipëri. Ambasadori i tashëm i BE-së në Sarajevë, Johann Sattler, do të mbetet në rajon, pasi Borrelli e ka emëruar si ambasador të BE-së në Mal të Zi. Ambasador i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut do të jetë diplomati grek Rokas Michalis. Deri tani ai ka qenë ambasador i Bashkimit Evropian në Meksikë.
Nga zyrtarët që kanë pasur pozita të lidhura me Ballkanin Perëndimor është edhe ajo që deri tash ka pasur Angelina Eichhorst. Ajo është drejtore menaxhuese për Evropën në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të BE-së. Më herët ajo ka qenë zëvendësdrejtore menaxhuese dhe zyra e saj ka qenë e angazhuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, para se të emërohej Lajçak si i dërguar i posaçëm për dialog.
Angelina Eichhorst është emëruar ambasadore e Bashkimit Evropian në Egjipt. Nga lista e të emëruarve nga ana e Borrellit shihet se shumica e madhe e tyre janë ose diplomatë të vendeve anëtare, ose funksionarë të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian. Edhe pse politika e jashtme vazhdon të jetë kompetencë nacionale e vendeve anëtare, Bashkimi Evropian ka një politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, dhe një shërbim mjaft të madh diplomatik nëpër botë./ REL
Volodymyr Zelensky UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar në një postim në X se veprimet e Iranit kë...
Foto ilustruese SHBA- Çmimet e arit u rritën ndërsa stoqet aziatike ranë kryesisht të hënën, pasi rritja e tensioneve ...
Foto ilustruese JEMEN- Forcat e armatosura amerikane shkatërruan mbi 80 mjete ajrore pa pilot (UAV) nga distanca dhe të paktën 6 r...
Gerald Knaus KOSOVË- Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, ka shprehur optimizën për anëtarësimin e Kosov&eum...
Antonio Guterres IZRAEL- Ka nisur mbledhja urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për zhvillimet në Lindjen e...
Isaac Herzog IZRAEL- Presidenti izraelit, Isaac Herzog në një deklaratë të lëshuar së fundmi për Wolf Blitzer për C...
Foto ilustruese SHBA- Disa votues amerikanë prisnin futjen në garën presidenciale të një partie të tretë politike, para ...
Sulme me raketa IZRAEL- Që nga mbrëmja e djeshme situata në Lindjen e Mesme ka qenë në kulmin e tensioneve të saj pas sulmeve...
Biden dhe Netanyahu SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka paralajmëruar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu se Shtetet e Bashkuara nuk do ...
Biden SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden zhvilloi një telefonatë të dielën me liderët e Kongresit, duke përfshirë udh&...