6 Prill 2023, 15:31
Nga a.l

KOSOVË- Ka vijuar me debate Kuvendi i Kosovës! Një përplasje verbale ishte ndërmjet deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Musliu-Shoshi në seancën e Kuvendit të Kosovës duke iu drejtuar zëvendëskryeministrit Bislimi tha se injoranca, ofendimet e gënjeshtrat janë argumentet më të fuqishme të tij.
Deputetja Musliu tregoi një video incizim ku Bislimi dëgjohet duke thënë “në atë moment që Qeveria e Kosovës e ndryshon qëndrimin për asociacionin edhe do krijohet asociacion qoftë edh me kompetenca jo-ekzekutive, Besnik Bislimi nuk është më në dialog…”
Pas këtij video-incizimi, reagoi zëvendëskryeministri i cili është edhe kryenegociator në dialogun me Serbinë.
“… e nderuara deputetet faleminderit për kujdesin maksimal që t’i përcillni çdo detaj të intervistave të mia në vazhdimësi… po ashtu është i pakuptimtë epshi juaj për të marr vëmendje publike, por është e perëndishme”, tha ai.
Më tej zëvendëskryeministri i propozoi Shoshit që të ndiqte të gjithë intervistën e jo vetëm një fjali.
“Në të njëjtën intervistë thuhet si vijon…’për çështjen e minoriteteve do të diskutojmë atëherë kur sovraniteti, integriteti territorial i Kosovës dhe funksionaliteti i Kosovës nuk është në pikëpyetje”, iu kundërpërgjigj Bislimi.
Pas deklaratës së Bislimit, Shoshi reagoi sërish duke thënë se ofendimet janë argumenti i tij më i fortë.
“Thash që ofendimet i ke argumentet më të forta por me mua nuk të shkojnë….”.
Ajo tregoi një tjetër video-incizim, por që kësaj radhe ishte i Kurtit.
“Përgjigjen ta jep luani yt, ose kryeministrit yt”, tha jo, gjersa në sfond dëgjohej fjalia e Kurtit në video-incizim “Ka asociacion…neni 10 thotë se të dyja palët e konfirmojnë obligimin e të për të zbatuar marrëveshjet e kaluara…”
Deputetja Shoshi pas kësaj kërkoi dorëheqjen e Bislimit, pasi siç tha ajo nuk ka më kredibilitet që të jetë kryenegociator.
mblidhet kuvendi i kosoves
Bota
6 Prill 2023, 15:17
a.l
Albulena Haxhiu dhe Abelard Tahiri
KOSOVË- Një përplasje e ashpër ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës në mes ministre...
Bota
6 Prill 2023, 14:53
a.l
Ramush Haradinaj Albin Kurti
KOSOVË- Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti teksa ësht&...
Bota
6 Prill 2023, 14:55
f.i
Pamje nga emisioni
SHBA- Emisioni i ri "Naked Education" i Channel 4 ka marrë kritika nga shikuesit, pasi përfshin adoleshentët që...
Bota
6 Prill 2023, 14:46
a.l
Arben Gashi
KOSOVË- Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka numëruar dështimet e qeverisë së drejtua...
Bota
6 Prill 2023, 14:29
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Albin Kurti, në seancën plenare në Kuvendin e Republikës së Kosovës pasqyroi pu...
Bota
6 Prill 2023, 14:19
a.l
Memli Krasniqi
KOSOVË- Kreu i Partisë Demokratike i Kosovës, Memli Krasniqi, pas fjalimit të kryeministrit Kurti për dy vjet...
Bota
6 Prill 2023, 13:42
k.m.
ITALI- Disa vite më parë, në qendër të Napolit, një plumb endacak në një shkëmbim zjarri mes klaneve rivale godit...
Bota
6 Prill 2023, 13:47
a.l
Besnik Tahiri
KOSOVË- Pjesë e rendit të ditës sot në Kuvendin e Kosovës është Shqyrtimi i Propozim-Rezolut&eu...
Bota
6 Prill 2023, 13:39
a.l
Glauk Konjufca
KOSOVË- Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka konsideruar të papërgjegjshme sjelljen e deputetëve të List&...
Bota
6 Prill 2023, 13:26
k.m.
Foto ilustruese
Një hetim i përbashkët nga disa media kroate, gjermane dhe austriake zbuloi se anëtarët e policisë kroate n&e...