LIVE UPDATES
Bota

Erdogan: Turqia e gatshme të organizojë një takim paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me zotin Zelensky, Presidenti Erdogan tha se kishte diskutuar zhvillimet në lidhje me luftën në detaje, si dhe sigurinë e lundrimit në Detin e Zi, përfshirë marrëveshjen mbi eksportet e drithit, nga e cila Rusia u tërhoq në gusht të vitit të kaluar.

8 Mars 2024, 21:29 Nga M.B
Erdogan: Turqia e gatshme të organizojë një takim paqeje mes
Volodmyr Zelensky dhe Recep Tayyip Erdogan

TURQIA- Turqia është e gatshme të organizojë një takim të nivelit të lartë midis Ukrainës dhe Rusisë për t'i dhënë fund luftës, tha Presidenti Tajip Erdogan të premten pas bisedimeve me homologun ukrainas Volodymyr Zelenskiy në Stamboll dhe shtoi se Ankaraja mbështet integritetin territorial të Kievit. Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me zotin Zelensky, Presidenti Erdogan tha se kishte diskutuar zhvillimet në lidhje me luftën në detaje, si dhe sigurinë e lundrimit në Detin e Zi, përfshirë marrëveshjen mbi eksportet e drithit, nga e cila Rusia u tërhoq në gusht të vitit të kaluar.

Ai tha gjithashtu se Turqia do të kontribuojë fuqishëm në rindërtimin e Ukrainës sapo të përfundojë lufta. Para takimit, Presidenti Zelenskiy vizitoi një kantier detar pranë Stambollit për të inspektuar punën e prodhimit të dy luftanijeve për forcat detare të Ukrainës. Turqia është anëtare e NATO-s dhe ka mbështetur integritetin territorial të Ukrainës, por gjithashtu ka ruajtur marrëdhëniet e mira me Rusinë dhe flet rregullisht me të dyja palët në konflikt. Ajo ishte e angazhuar në ndërmjetësimin e bisedimeve për arritjen e marrëveshjes për eksportin e grurit përmes Detit të Zi, e cila hoqi një bllokadë de fakto ruse të eksporteve të grurit ukrainas.

Vizita e zotit Zelensky në Stamboll vjen përpara një vizite të pritshme të presidentit rus Vladimir Putin, për të cilën Kremlini ka thënë se do të bëhet pas zgjedhjeve të 15-17 marsit në Rusi. Zyra e Presidentit Zelensky tha se axhenda e bisedimeve me zotin Erdogan përfshin një formulë paqeje që synon t'i japë fund luftës me Rusinë, lirimin e të burgosurve ukrainas të luftës të mbajtur nga Moska dhe marrëdhëniet dypalëshe në fushën e mbrojtjes. Në fillim të takimit, zoti Zelensky tha në platformën e mediave sociale X se Ankaraja dhe Kievi duhet të punojnë së bashku për të arritur sigurinë ushqimore dhe sigurinë e lundrimit në Detin e Zi, duke shtuar se Ukraina gjithashtu dëshironte lidhje më të forta në fushën e mbrojtjes me Turqinë dhe kishte nevojë për ndihmën e saj për të siguruar lirimin e të burgosurve.

“Ne jemi të interesuar të forcojmë bashkëpunimin dypalësh dhe bashkëprodhimin e armëve me kompanitë turke të mbrojtjes”, tha ai.

Një burim diplomatik turk tha se Ankaraja do të përsërisë dëshirën e saj për t'i dhënë fund luftës "përmes negociatave", duke theksuar gjithashtu mbështetjen e fortë të vazhdueshme për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës. Javën e kaluar, Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha pas takimit me homologun rus Sergei Lavrov në një forum diplomatik në Turqinë jugore se ka ardhur koha që Kievi dhe Moska të fillonin bisedimet për një armëpushim./ VOA

turqia ukraina rusia

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës