LIVE UPDATES
Bota

Sulmet e Izraelit ndaj Gazës, Libanisë dhe Sirisë/ REL: Bombardimet kërcënojnë shpërthimin e një konflikti të përgjakshëm rajonal!

Izraeli dhe Hamasi kanë mospajtime për mënyrën e vazhdimit të armëpushimit me tre faza, i cili filloi më 19 janar, duke përfshirë shkëmbimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi me të burgosur palestinezë në burgjet izraelite. Shumica e liderëve të Hamasit u vranë gjatë luftës hakmarrëse të Izraelit në Gazë, pas sulmit të përgjakshëm të grupit ekstremist në Izrael më 7 tetor 2023.

18 Mars 2025, 11:04 Nga B.Z
Sulmet e Izraelit ndaj Gazës, Libanisë dhe Sirisë/ REL:
Foto ilustruese

GAZA - Izraeli ka kryer sulme të mëdha ajrore në Rripin e Gazën, Liban dhe në jug të Sirisë kundër, siç tha, ekstremistëve që po planifikojnë sulme terroriste. Bombardime izraelite kërcënojnë shpërthimin e një konflikti të ri dhe të përgjakshëm rajonal.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të hënë mbrëma se e udhëzoi ushtrinë të ndërmarrë “veprime të fuqishme” kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – për shkak se ky grup i mbështetur nga Irani nuk pranoi t’i lirojë pengjet e mbetura dhe i hodhi poshtë propozimet për një armëpushim të ri.

“Izraeli, nga ky çast, do të veprojë me forcë ushtarake kundër Hamasit”, tha zyra e Netanyahut në një komunikatë.

Të paktën 326 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë në bombardimet izraelite në Gazë të martën, sipas zyrtarëve shëndetësorë në enklavë.

Njëkohësisht, ushtria izraelite tha se ka kryer sulme ajrore edhe në Libanin jugor dhe Sirinë jugore. Ushtria izraelite tha se sulmet në Gazë kishin në shënjestër liderë dhe komandantë të nivelit të mesëm të Hamasit, si dhe infrastrukturën e grupit. Ajo deklaroi se është e gatshme t’i vazhdojë sulmet kundër Hamasit për aq gjatë sa të jetë e nevojshme.

Shtëpia e Bardhë u konsultua nga Izraeli për sulmet e fundit në Gazë, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë për Fox News.

"Ashtu siç e ka bërë të qartë presidenti [Donald] Trump - Hamasi, Huthit [në Jemen], Irani, të gjithë ata që synojnë ta terrorizojnë jo vetëm Izraelin, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të përballen me pasoja. Do të shpërthejë ferri", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Më 5 mars, Trump paralajmëroi Hamasin se do të përballet me "ferr" nëse nuk i liron menjëherë të gjithë pengjet, pas konfirmimit nga Shtëpia e Bardhë se kishte zhvilluar bisedime të fshehta me grupin ekstremist.

Agjencia e lajmeve Reuters citoi një zyrtar të lartë të Hamasit duke thënë se Izraeli po "po i jep fund në mënyrë të njëanshme" marrëveshjes për armëpushimin në Gazë dhe se kjo e vë në rrezik fatin e pengjeve izraelite që mbahen ende në Gazë.

Izraeli dhe Hamasi kanë mospajtime për mënyrën e vazhdimit të armëpushimit me tre faza, i cili filloi më 19 janar, duke përfshirë shkëmbimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi me të burgosur palestinezë në burgjet izraelite. Shumica e liderëve të Hamasit u vranë gjatë luftës hakmarrëse të Izraelit në Gazë, pas sulmit të përgjakshëm të grupit ekstremist në Izrael më 7 tetor 2023.

Militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan vendbanimet e jugut të Izraelit në tetor 2023, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 251 të tjerë. Rreth dhjetëra pengje ende mbeten në duart e Hamasit.

Izraeli u kundërpërgjigj duke nisur një luftë shkatërruese në enklavën palestineze, e cila ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz, sipas autoriteteve lokale, dhe ka zhvendosur shumicën e 2.3 milionë banorëve të Gazës.

Pas marrëveshjes së armëpushimit – që çoi në lirimin e një numri pengjesh dhe të burgosurish – ushtria izraelite ka kryer shpesh sulme kundër Hamasit, si dhe ndaj vendndodhjeve të Hezbollahut në Libanin jugor.

Edhe Hezbollahu është i shpallur një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, megjithëse Bashkimi Evropian e cilëson vetëm krahun e tij të armatosur si grup terrorist.

Shumica e udhëheqësve të Hezbollahut u vranë gjatë luftës 14-mujore të Izraelit kundër grupit, para një armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA-ja në nëntor.

Në sulmet e reja, Izraeli tha se goditi dy udhëheqës të Hezbollahut në qytetin jugor libanez të Yohmor. Ushtria tha se burrat ishin "operativë vëzhgimi".

Ajo shtoi se sulme të tjera u kryen ndaj objekteve të Hezbollahut në Liban.

Në Siri, Izraeli ka marrë nën kontroll një zonë të sigurisë në jug pas rënies së regjimit autokratik brutal të Bashar al-Assadit në dhjetor. Izraeli e cilëson këtë veprim si masë parandaluese kundër ish-rebelëve islamikë që rrëzuan Assadin dhe tani kontrollojnë Sirinë.

Më 17 mars, autoritetet siriane thanë se sulmet izraelite goditën një zonë banimi në qytetin jugor të Darasë, duke vrarë tre persona. Ky raport nuk mund të verifikohej.
Izraeli tha se cak i sulmeve ishin qendrat komanduese ushtarake dhe depot e armëve në jug të Sirisë, që i përkisnin forcave të Assadit dhe që përbënin kërcënim për Izraelin.

Assadi u largua nga Siria në dhjetor dhe raportohet se ndodhet në Rusi, e cila, së bashku me Iranin, ishte një nga mbështetësit kryesorë të regjimit të tij. Assadi mori pushtetin në vitin 2000 pas vdekjes së babait të tij, Hafez al-Asad./REL

armepushim lufta izrael-hamas

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion