LIVE UPDATES
Bota

Europa ime: Premtimi i harruar i Selanikut

Problemet e rajonit nuk mund të zgjidheshin vetëm me premtimin për një anëtarësim të ardhshëm në BE. Si ndërmjetësuese rezultatet e BE-së ishin modeste. BE-ja nuk ia doli që Bosnjën dhe Hercegovinën t'i kthente në një shtet, që ka struktura funksionale, po ashtu nuk u arrit, që të kufizohej etnosocializmi shkatërrimtar. Edhe mbi dhjetë vjet të ndërmjetësimit në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës nuk janë arritur suksese të qëndrueshme.

27 Gusht 2023, 10:12 Nga f.i
Europa ime: Premtimi i harruar i Selanikut
samiti i Ballkanit Perëndimor

EUROPË- Premtimi i BE për integrimin e Ballkanit Perëndimor, deri tani nuk është përmbushur. Kjo e nxit autokratët në rajon. Lufta kundër Ukrainës po bën edhe më të qartë, se sa i rëndësishëm është procesi i anëtarësimit.

Në verën e vitit 2003, përpara 20 vjetësh, krerët e shteteve de të qeverive të BE-së dhe të Ballkanit u takuan në afërsi të Selanikut. Ajo që qysh atëherë është bërë rutinë, asokohe ishte një sinjal i rëndësishëm. Vendet eBallkanit Perëndimor të karakterizuar nga lufta, shpërbërja e shtetit dhe regjimet autoritare, duhet ta kenë të ardhmen e tyre në BE. Ky premtim duhej të shënonte kalimin nga koha e pasluftës në një fazë të shpresës ndaj së ardhmes europiane, por në fakt nodhi ndryshe.

Problemet e rajonit nuk mund të zgjidheshin vetëm me premtimin për një anëtarësim të ardhshëm në BE. Si ndërmjetësuese rezultatet e BE-së ishin modeste. BE-ja nuk ia doli që Bosnjën dhe Hercegovinën t'i kthente në një shtet, që ka struktura funksionale, po ashtu nuk u arrit, që të kufizohej etnosocializmi shkatërrimtar. Edhe mbi dhjetë vjet të ndërmjetësimit në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës nuk janë arritur suksese të qëndrueshme. Njëkohësisht nacionalizmi dhe revizionizmi historik janë sot më të theksuara se në vitin 2003. Shkurt, periudha e pasluftës i ngjan asaj të paraluftës.

Njëkohësisht edhe optimizmi në BE optimizmi është në rënie. Fillimisht dështoi një kushtetutë europiane në referendumet në Francë dhe në Holandë. Që prej krizës ekonomike dhe financiare 2007/2008 BE-ja po has nga një krizë në tjetrën, aq sa me sa duket nuk mbetet kohë për plane ambicioze. Vetëm Kroacia ia ka dalë qysh atëherë që të anëtarësohet në BE. Për të gjashtë vendet e tjera, të cilëve iu ofrua anëtarësia atëherë, rruga vazhdon të mbetet e gjatë.

Ndërprerja e zgjerimit nuk ka qenë asnjëherë kaq e gjatë

Asnjëherë më parë që prej 50 vjetësh BE nuk e ka shtyrë kaq shumë ndërprerjen e procesit të zgjerimit. Që me anëtarësimin e Irlandës, Danimarkës dhe Britanisë së Madhe më 1973 ritmi i zgjerimit të BE-së ka qenë më pak se dhjetë vjet, kur janë pranuar vende të reja në grup. Por tani nga premtimi i Selanikut kanë kaluar 20 vjet, edhe që prej anëtarësimit të fundit, Kroacisë, kanë kaluar dhjetë vjet – dhe asnjë anëtar i ri nuk pritet në vitet e ardhshme, Kjo ndërprerje e gjatë nuk është ndonjë gjë e papritur, sepse gjashtë vendet në Ballkanin Perëndimor vazhdojnë të presin ashtu si pret Turqia, Ukraina, Moldavia edhe Gjeorgjia.

Por procesi nuk po avancon. Në Turqi përgjegjësia kryesisht rëndon ndaj presidentit autoritar Erdogan. Në Ballkanin Perëndimor ka po ashtu krerë autoritar shtetesh apo qeverish, që qendrojnë në pushteti si Erdogani me taktikat e pushtetit ndërkohë që bëjnë vetëm fjalë boshe për anëtarësimin në BE. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ndjek më së shumti shembullin e Erdoganit, ruan marrëdhënie me Rusinë, me Turqinë si edhe me Kinën dhe me Shtetet e Gjirit Persik, për të mos qenë fort i varur nga Europa.

Asnjë përgjigje ndaj përhapjes së autokratëve

Të tjerë autokratë, që nga burri i fortë i entitetit boshnjak, Reoublika Srpska, Milorad Dodik, e deri tek kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë raporte të ndryshme me BE-në, por të gjithë mund të jetojnë nën hijen e zgjerimit të BE-së.Disa si Dodik, pozicionohe si anti-perëndimorë duke provkuar, flirtojnë me Putinin dhe përpiqen që ta minojnë nga ana tjetër paqen në  rajon. Të tjerë si Rama mbështeteten tek BE, por abuzojnë me pushtetin e tyre personal.

BE nuk ka ndonjë përgjigje ndaj përhapjes së autokracisë. Disa si Dodik ndonëse kritikohen mund të mbijëtojnë dhe marrin jehonë jo vetëm nga Mosska, por edhe brenda BE-së. BE shpesh kthehet në implikator për premtimet e dhena afatshkurtër.

Kryeministri Vuçiq ia del gjithmonë që të shitet si zjarrfikës, për të shuar zjarret që i ndez vet. Shpesh BE-ja në këtë rast kthehet në implikatore, duke i mbyllur sytë ndaj sulmeve kundër lirisë së medias dhe autokratëve në Ballkanin Perëndimor.

BE- Nuk ka më bartës shprese

Anëtarësimi në BE dhe premtimi i kushtëzuar me shtetin ligjor dhe demokracinë ka kohë që nuk janë më tema përcaktuese. Për BE-në më rëndësi ka menaxhimi i krizave, përtej vlerave – qoftë për shkak të migracionit përmes këtij rajoni, qoftë edhe për të kufizuar influencën e Rusisë. Edhe në rajon BE-ja nuk konsiderohet më si bartës i shpresës. Në shumë demonstrata kundër shkatërrimit të mjedisit dhe dhunës dhe për demokracinë, që zhvillohen vazhdimisht jo vetëm në Serbi, nuk valëviten më flamujt e BE-së. BE-ja dhe vendet anëtare të saj kanë bërë pakte me autokratët, prej kohësh unioni nuk konsiderohet më simbol për një të ardhmen demokratike.

Se si mund të shkojë më tej, këtë e kemi përkufizuar së fundi në grupin Balkans in Europe Policy Advisory Group (BiEPAG): Zgjerimi i BE-së që nga viti 2022 nuk është më një proces vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për Ukrainën dhe Republikën e Moldavisë, si dhe potencialisht edhe për shtete si Gjeorgjia. Kjo i jep procesit sërish një rëndësi më të madhe politike. Kjo do të thotë, që shtetet duhet të kenë një të ardhme të planifikueshme në BE, pa abuzuar me të drejtën e vetos nga anëtarët e BE-së, si praktikohet nga Bullgaria në rastin e Maqedonisë së Veriut.

Heqje dorë prej konceptit të stabilokracisë

Për anëtarët e ardhshëm nevojiten edhe më shumë paratë e BE-së, në mënyrë që të zbuten dallimet në zhvillim mes anëtarëve të unionit dhe atyre vendeve që do të anëtarësohen. Demokracia dhe shteti ligjor duhet të mbeten në fokus të zgjerimit. Komisari aktual i zgjerimit, Oliver Varhelyi, si krahu i zgjatur i Viktor Orbanit minon besimin e BE-së kundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe të Ukrainës. Për këtë duhet një komisar me më shumë peshë dhe me një background më të përshtatshëm.

Gjithashtu BE nuk duhet që të vazhdojë të heqë dorë prej demokracisë në Ballkan për hir të një gjoja stabiliteti apo bashkëpunimi kundër Rusisë. Stabilokratët e rajonit, pra autokratët, që i shesin BE-së premtimin për stabilitet në këmbim të demokracisë, duhet të demaskohen, e në radhë të parë presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Premtimi i Selanikut i rëndësishëm edhe për Ukrainën

Se sa e vështirë është kjo, e tregon fakti, që një bashkëautore e studimit tonë, Jovana Marovic, ish-ministre për Integrimin Europian në Mal të Zi, më 23 gusht 2023 u arrestua në aeroportin e Beogradit dhe iu refuzua udhëtimi në Serbi. Ajo sipas autoriteteve serbe paraqiste "rrezik për sigurinë". Një praktikë e tillë ndaj politikanëve nga vendet fqinj të Serbisë nuk është e re – me këtë  Vuçiq ka hapur një etapë të re përshkallëzimi, jo vetëm ndaj Malit të Zi, pavarësinë e të cilit Serbia nuk e ka pranuar asnjëherë, por edhe në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ka një sërë propozimesh të reja për metodat e zgjerimit, por në fund asnjëra nuk do të funksionojë, nëse mungon vullneti politik. BE-ja duhet të jetë e gatshme, që t'i pranojë shtetet e Ballkanit Perëndimor, nëse ato i plotësojnë kushtet.

Nëse BE-ja nuk ia del, ta integrojë në union Ballkanin Perëndimor, atëherë tingëllon jo bindës edhe çdo premtim për antarësimin e Ukrainës. Shkurt, me këtë mënyrë rrezikohet shumë më tepër, se sa vetëm një premtim i vjetër para 20 vjetësh, që deri tani nuk është mbajtur.

Marrë nga DW

dialogu kosove-serbi ballkani perendimor

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër