LIVE UPDATES
Bota

Çfarë është UNRWA, agjencia e OKB-së që po akuzohet për lidhje me Hamasin?

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

30 Janar 2024, 11:37 Nga N.F
Çfarë është UNRWA, agjencia e OKB-së që po
Foto ilustruese

IZRAEL- Supozimet e Izraelit se 12 punëtorë të një agjencie të Organizatës së Kombeve të Bashkuara janë përfshirë në sulmet e Hamasit, më 7 tetor, në tokën izraelite, ka bërë që Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete tjera, të ndërpresin fondet për agjencinë dhe të zgjojnë debatin për ofruesin më të madh të ndihmave në Gazë.

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, e njohur si UNRWA, punëson mijëra persona dhe ofron ndihmë dhe shërbime jetike për miliona njerëz në gjithë Lindjen e Mesme.

Në Gazë, kjo organizatë ka qenë kryesorja që ka ofruar ushqim dhe ka siguruar strehim për civilët, gjatë luftës Izrael-Hamas. Izraeli – dyshimet e të cilit janë paraqitur në një dokument të siguruar të hënën prej agjencisë së lajmeve Associated Press – ka folur shpesh kundër agjencisë, duke e akuzuar se po toleron, ose edhe po bashkëpunon me Hamasin, dhe se po e përjetëson krizën 76-vjeçare të refugjatëve palestinezë.

Qeveria izraelite e ka akuzuar Hamasin, dhe grupe tjera militante, se kanë hequr ndihmat prej objekteve të kësaj organizate, dhe po i përdorin ato për qëllime ushtarake. UNRWA i ka mohuar këto supozime dhe ka thënë se ka ndërmarrë veprime kundër punëtorëve të akuzuar për pjesëmarrje në sulm. Shtetet e Bashkuara dhe donatorë tjerë kryesorë, që së bashku kanë krijuar më shumë se gjysmën e buxhetit të UNRWA-s, më 2022, i kanë pezulluar së fundi fondet për këtë agjenci.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka thënë se 2 milionë palestinezë në Gazë, apo 87 për qind e popullsisë, varen prej ndihmave të UNRWA-s, dhe shërbimet e saj do të zvogëlohen prej shkurtit, nëse paratë nuk kthehen. Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindje të Afërt, është krijuar për t’iu ofruar ndihmë rreth 700.000 palestinezëve, të cilët kanë ikur, apo janë dëbuar prej tokës ku sot është Izraeli, në luftën e vitit 1948. Palestinezët kanë thënë se refugjatët dhe pasardhësit e tyre, që tani janë rreth 6 milionë, nëpër Lindje të Mesme, kanë të drejtë të kthehen nëpër shtëpitë e tyre. Izraeli ka refuzuar këtë gjë, sepse nëse e drejta për kthim do të zbatohej plotësisht, do të rezultonte me shumicë palestineze brenda kufijve të tij.

Fati i refugjatëve dhe pasardhësve të tyre, ka qenë ndër sfidat kryesore në proceset e paqes, të cilat janë pezulluar prej vitit 2009. UNRWA operon në shkolla, klinika shëndetësore, projekte infrastrukturore, dhe programe të ndihmës në kampet e refugjatëve, që tani u ngjajnë lagjeve të dendura urbane në Gazë, Bregun Perëndimor, të pushtuar prej Izraelit, Liban, Siri dhe Jordani. Organizata i ka rreth 13.000 punëtorë vetëm në Gazë, shumica prej tyre palestinezë.

Në Gazë, ku pjesa më e madhe e 2.3 milionë banorëve, kanë ikur prej shtëpive të tyre, shumica, apo 1 milion njerëz, janë duke u strehuar në shkolla dhe objekte tjera ku operon UNRWA. Izraeli akuzon organizatën UNRWA se i ka mbyllur sytë ndaj Hamasit, i cili udhëheq Gazën prej vitit 2007, dhe se po lufton brenda dhe rreth objekteve të organizatës, disa prej të cilave janë goditur gjatë luftës. Izraeli, po ashtu, ka treguar se disa tunele të Hamasit janë afër objekteve të organizatës dhe e akuzon atë se po u ligjëron nxënësve në shkolla për urrejtje ndaj Izraelit. UNRWA mohon se i dërgon ndihma Hamasit apo grupeve tjera militante, dhe ka përsëritur se ka roje të brendshme.

Agjencia ka thënë se heton në detaje supozimet për ndonjë keqbërje eventuale prej anës së stafit dhe ia ofron Izraelit dhe vendeve tjera, listën e plotë të punëtorëve. Në dokumentin e Izraelit janë bërë supozime kundër dhjetëra punëtorëve të OKB-së, që është thënë se kanë marrë pjesë në sulmet e Hamasit kundër Izraelit. Sipas dokumentit, shtatë prej tyre kanë hyrë në Izrael, përfshirë dy që kanë marrë pjesë në kidnapime.

Mes tjerash, në dokument është përmendur se rreth 190 punëtorë të UNRWA-s kanë qenë anëtarë të grupeve militante, pa ofruar dëshmi. Në sulmin e 7 tetorit, luftëtarët e Hamasit kanë hyrë prej Gazës në kufijtë e jashtëm të Izraelit. Militantë tjerë i janë bashkuar shpejt sulmit nëpër komunitetet e afërta izraelite, duke vrarë 1.200 persona, shumicën civilë. Rreth 250 të tjerë, përfshirë fëmijë, janë marrë peng dhe janë dërguar në Gazë.

Shefi i OKB-së, Guterres, ka thënë se nëntë prej punëtorëve të UNRWA-s, që janë akuzuar për pjesëmarrje, tashmë u janë shkëputur kontratat. Ai ka thënë se të gjithë do të mbahen përgjegjës, dhe ndaj tyre do të kryhen hetime. Në dokumentin izraelit është thënë se dy prej punëtorëve të agjencisë janë vrarë, ndërsa OKB-ja ka thënë se njëri ende duhet të identifikohet. Të dhënat që mbështesin këto supozime, nuk janë bërë publike. UNRWA i ka dënuar sulmet e 7 tetorit, dhe ka bërë thirrje që të gjitha pengjet të lirohen.

Para se të bëheshin sugjerimet e fundit, Komisionari i Përgjithshëm i agjencisë, Philippe Lazzarini, e ka prezantuar një rishikim të zgjeruar, për të vërtetuar se cilat akuza paraprake të Izraelit dhe mbështetësve të tij, kanë qenë “të vërteta apo të pavërteta” dhe çka ka qenë e “motivuar politikisht”. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se agjencia duhet të mbyllet. Mirëpo Qeveria e tij ka vazhduar të lejojë UNRWA-n që të operojë në Bregun Perëndimor dhe Gazë, ku ofron shërbime bazike, që në situatë tjetër do të ishin përgjegjësi e Izraelit, i cili e ka pushtuar Bregun Perëndimor dhe ka vendosur bllokadë deri te kufiri i Egjiptit me Gazën.

Asnjë tjetër entitet nuk do të mund të plotësojë boshllëkun që mund të lërë UNRWA, nëse i pushon të gjitha operacionet. Shtetet e Bashkuara, të parat që kanë ndërprerë ndihmën, kanë qenë donatoret kryesore të agjencisë, duke ofruar 340 milionë dollarë, më 2022. Disa shtete tjera, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë, Australinë, Gjermaninë, Japoninë dhe Italinë, e kanë pezulluar, po ashtu, ndihmën. Në total, të gjithë këto vende kanë formuar 60 për qind të fondeve të agjencisë më 2022.

Ende nuk dihet dhe kur apo si do të vërehet pezullimi i ndihmave në operacionet ditore të agjencisë. Norvegjia dhe Irlanda, kanë thënë se do të vazhdojnë të financojnë këtë trup. Lufta e ka zhytur Gazën në kriza të thella humanitare. Një në katër palestinezë në këtë territor, përballet me uri.

“Operacioni ynë humanitar në Gazë, prej të cilit varen 2 milionë njerëz, kokë e këmbë, është duke u shpartalluar”, ka thënë Lazzarini në X, platformë e njohur më parë si Twitter. Ai është shokuar me vendimin e disa shteteve për të pezulluar ndihmën, “duke u bazuar në dyshimet e disa individëve, teksa vazhdon lufta, dhe thellohen nevojat e uria”. Si pasojë e luftës në Gazë janë vrarë rreth 26.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, ndërsa janë plagosur më shumë se 64.4000 njerëz, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Në këto shifra përfshihen mbi 150 punëtorë të UNWRA-s, duke shënuar numrin më të madh të personave që ka humbur agjencia në një konflikt.

Marrë nga REL

unrwa okb hamas

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale