LIVE UPDATES
Bota

Çfarë ka në mendje Putini? Analistët: Vendimi për të vrarë qindra mijëra njerëz me gjakftohtësi, do të ishte i vështirë

Për momentin, analistët sugjerojnë se rreziku që Presidenti Putin të vërë në përdorim arsenalin më të madh bërthamor të botës duket të jetë i ulët. CIA thotë se nuk ka vënë re shenja të një përgatitje për sulm të afërt bërthamor nga Rusia.

4 Tetor 2022, 21:17 Nga e.k
Çfarë ka në mendje Putini? Analistët: Vendimi për
Vladimir Putin

RUSI- A do ta tërheqë këmbëzën Presidenti rus Vladimir Putin? Nuk ka pikëpyetje më urgjente dhe më të vështirë për vëzhguesit e Kremlinit, që po përpiqen të kuptojnë nëse kërcënimet e udhëheqësit rus janë thjesht blof.

Për momentin, analistët sugjerojnë se rreziku që Presidenti Putin të vërë në përdorim arsenalin më të madh bërthamor të botës duket të jetë i ulët. CIA thotë se nuk ka vënë re shenja të një përgatitje për sulm të afërt bërthamor nga Rusia.

Megjithatë, zotimet e tij se do të përdorë “të gjitha mjetet në dispozicion” për të mbrojtur Rusinë, ndërkohë që po sulmon Ukrainën, po merren shumë seriozisht. Dhe pretendimi që ai bëri të premten se Shtetet e Bashkuara “vendosën precedentin” duke hedhur bombat bërthamore gjatë Luftës së Dytë Botërore, e rriti më shumë rrezikshmërinë bërthamore.

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar për “pasoja katastrofike për Rusinë” nëse Presidenti Putin vendos të përdorë opsionin bërthamor. Por, nuk dihet nëse kjo do ta ndalë Presidentin Putin. Vëzhguesit e nervozuar të Kremlinit pranojnë se nuk mund të kenë siguri se çfarë ka ai në mendje, apo edhe nëse është racional dhe i mirëinformuar.

Ish-agjenti i KGB-së ka demonstruar dëshirën për të ndërmarrë veprime dhe taktika të rrezikshme. Është e vështirë edhe për agjencitë perëndimore të zbulimit, megjithë satelitët që disponojnë, që të konkludojnë nëse Presidenti Putin po bën blof apo vërtet synon të thyejë tabunë bërthamore.

“Komuniteti amerikan i zbulimit nuk ka parë ndonjë hap praktik, se ai po i afrohet momentit të vënies në përdorim, apo se ekziston një rrezik i menjëhershëm, për përdorimin e armëve bërthamore”, tha drejtori i CIA-s William Burns, në një intervistë për kanalin CBS.

“Ajo që duhet të bëjmë është që ta marrim shumë seriozisht dhe të shohim për shenja të përgatitjeve reale”, tha zoti Burns.

Çfarë shkakton konfuzion për vëzhguesit e Kremlinit është se nuk është e qartë se si përdorimi i forcës bërthamore mund të ndihmojë për të rikuperuar humbjet ushtarake të Rusisë në Ukrainë. Forcat ukrainase nuk po përdorin tanke të përqëndruara në formacione të mëdha për të rimarrë territor dhe luftimet zhvillohen ndonjëherë për territore të vogla, si p.sh. fshatra. Pra, çfarë objektivi mund të vendosnin në objektiv forcat bërthamore ruse për të patur një efekt fitimtar?

“Armët bërthamore nuk janë një shkop magjik”, thotë Andrey Baklitskiy, me Institutin e OKB-së për Studimet e Çarmatimit, që specializohet në rreziqet bërthamore. “Ato nuk janë diçka që thjesht e vë në përdorim për të zgjidhur të gjitha problemet që ke”.

Analistët shpresojnë që tabuja për përdorimin e armëve bërthamore do të shërbejë si një dekurajim. Përmasat e tmerrshme të vuajtjeve njerëzore në Hiroshima dhe Nagasaki, pasi Shtetet e Bashkuara i shkatërruan këto qytete me bomba bërthamore më 6 gusht dhe 9 gusht 1945, janë një argument i fuqishëm kundër përsëritjes së përdorimit të armëve të tilla. Nga ato sulme u vranë 210 mijë persona.

“Është ende tabu në Rusi kalimi i këtij pragu”, thotë Dara Massicot, studiuese e politikave në Korporatën Rand, gjithashtu ish-analiste e aftësive ushtarake të Rusisë, në Departamentin amerikan të Mbrojtjes.

“Është një ndër vendimet më të vështira në historinë e njerëzimit”, thotë zoti Baklitskiy.

Reagimi mund ta shndërrojë Presidentin Putin në person të braktisur në mbarë globin.

“Thyerja e tabusë bërthamore, do të vendoste minimalisht një izolim të plotë diplomatik dhe ekonomik ndaj Rusisë”, thotë Sidharth Kaushal, studiues në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara në Londër, që specializohet në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Armët bërthamore me rreze të gjatë, që Rusia do të përdorte në rast të një konflikti të drejtpërdrejtë me Shtetet e Bashkuara, janë në gjendje të gatshme luftarake. Por nuk janë në gatishmëri rezervat e saj të mbushjeve bërthamore për rreze më të shkurtër, të ashtuquajturat armë taktike, që Presidenti Putin mund të përdorte në Ukrainë.

“Të gjitha mbushjet gjenden në magazina”, thotë Pavel Podvig, studiues që specializohet për armët bërthamore në një organizatë të OKB-së në Gjenevë.

“Ato duhen nxjerrë nga bunkerët, duhen ngarkuar në kamionë dhe pastaj duhen montuar nëpër raketa apo sistemet e tjera të lëshimi”, thotë ai.

Rusia nuk ka publikuar një inventar të plotë të armëve të saj bërthamore dhe kapaciteteve të tyre. Presidenti Putin mund të urdhërojë që një armë më e vogël të bëhet gati në mënyrë të fshehtë dhe të përgatitet për një përdorim të befasishëm.

Gjithashtu, nxjerrja e dukshme e armëve nga magazinat do të ishte një tjetër taktikë, që Presidenti Putin mund të përdorte për të shtuar presionin, pa i vënë këto armë në përdorim. Ai do të priste që satelitët amerikanë ta pikasnin aktivitetin dhe ndoshta do të shpresonte se duke treguar “dhëmbët bërthamorë” mund t’i trembte fuqitë perëndimore, që ta pakësojnë mbështetjen që i japin Ukrainës.

“Kjo është ajo çfarë do të prisnin rusët, se përshkallëzimi i ofron palës tjetër një kërcënim, por edhe një mundësi për të negociuar me Rusinë”, thotë zoti Kaushal.

Ai shton se: “Ekziston një lloj gjuhe në sinjalizimin bërthamor dhe të rrezikshmërisë, dhe një logjikë; pra është shumë më tepër se thjesht një i çmendur, që një ditë vendos të bëjë këtë, apo atë veprim”.

Analistët gjithashtu presin që të ketë fillimisht përshkallëzime të tjera, përfshirë rritje të sulmeve ruse në Ukrainë, pa përdorur armë bërthamore.

“Nuk mendoj se do të ketë një rrufe në qiell të hapur”, tha Nikolai Sokov, i cili mori pjesë në negociatat për kontrollin e armëve kur punonte për Ministrinë e Jashtme të Rusisë dhe që tashmë punon në Qendrën për Çarmatimin dhe Mospërhapjen në Vjenë.

Analistët gjithashtu kanë vështirësi në identifikimin e objektivave në fushëbetejë që do kishin vlerë të mjaftueshme për çmimin e lartë, që do të paguante Presidenti Putin. Nëse një goditje bërthamore nuk do të ndalte avancimin ukrainas, a do të godiste ai sërish?

Zoti Podvig thotë se në këtë luftë nuk ka përqëndrim të madh të forcave që mund të përbënin objektiv për një sulm bërthamor. Sulmi bërthamor ndaj qyteteve, me shpresën se Ukraina do të tronditej mjaftueshëm, që të dorëzohej, do të ishte një alternativë e tmerrshme.

“Vendimi për të vrarë dhjetëra dhe qindra mijëra njerëz me gjakftohtësi, do të ishte një vendim i vështirë”, thotë ai. “Ashtu siç duhet të jetë”.

Presidenti Putin mund të jetë duke shpresuar se thjesht kërcënimet mund ngadalësojnë furnizimin me armë nga Perëndimi për Ukrainën, dhe do t’i jepnin më shumë kohë për të stërvitur 300 mijë forcat shtesë, që po mobilizon, duke shkaktuar protesta dhe një eksod të meshkujve të aftë për luftë.

Por, nëse Ukraina vazhdon të rimarrë territoret e pushtuara dhe Presidenti rus Putin konstaton se nuk mundet të mbahen më territoret e pushtuara, analistët i frikësohen rrezikut në rritje, se ai mund të vendosë se nuk ka më opsione jo-bërthamore.

“Putini po rrëzon vërtet shumë ura pas tij tashmë, me mobilizimin dhe me aneksimin e territoreve të reja”, thotë zonja Massicot.

“Kjo na sugjeron se ai është angazhuar për një fitore të plotë sipas kushteve të tij”, shton ajo. “Jam shumë e shqetësuar se ku do të na çojë kjo, përfshirë edhe tek një lloj vendimi bërthamor”.

Marrë nga VOA

vladimir putin rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet