4 Tetor 2022, 18:51
Nga e.k
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç thotë se po vjen “një betejë tjetër e Stalingradit”. Vuçiç, duke folur në prezantimin e librit “Vepra të mbledhura ta Milorad Ekmeçiçit”, ka thënë se po vjen beteja e re më shpejt sesa pritej, teksa i referohet mundësisë së një lufte të re botërore, shkruan "Euronews Serbia".
“Kam frikë se beteja e Stalingradit do të vijë me të vërtetë dhe më shpejt se që pritej nga kushdo dhe jam i shqetësuar për rezultatin e asaj beteje”, tha Vuçiç.
“Mbetet të shihet, ku do të jemi ne serbët, çfarë do të bëjmë me veten, a do të arrijmë ta ruajmë bregun e djathtë dhe të majtë të Danubit, për veten tonë, për popullin tonë dhe jo për askënd tjetër. Kjo duhet të jetë gjëja më e rëndësishme për ne dhe me këtë zotim e besim të shikojmë në të ardhmen”
Ai thotë se Serbia po përballet me periudhën më të vështirë sesa ajo e viteve 1990-ta.
Në Betejën e Stalingradit në Luftën e Dytë Botërore, që u zhvillua nga 23 gushti i vitit 1942 deri më 2 shkurt të vitit 1943, vdiqën afro 2 milionë persona. Njihet si beteja më e përgjakshme në histori të luftërave. Gjermania Naziste me aleatët e saj kishte luftuar për ta marrë nën kontroll qytetin Stalingrad të Bashkimit Sovjetik, qytet që tani njihet si Volgograd.
serbi aleksander vucic
Bota
4 Tetor 2022, 18:32
e.k
Pamje nga vedni i ngjarjes
BRITANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani mbrëmjen e djeshme. Një 14-vjeçar ka vra...
Bota
4 Tetor 2022, 18:15
k.m.
Aleksandër Lukashenko
MINSK- Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko akuzoi sot Ukrainën fqinje se ka dërguar 15,000 trup...
Bota
4 Tetor 2022, 18:09
e.k
Flamuri i Brazilit
BRAZIL- Ish-presidenti i majtë i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva dhe presidenti aktual i ekstremit të djathtë,...
Bota
4 Tetor 2022, 17:49
e.k
Melinda dhe Bill Gates
SHBA- Melinda Gates ka folur për divorcin e saj 'të pabesueshëm dhe të dhimbshëm' nga miliarderi ...
Bota
4 Tetor 2022, 16:37
k.m.
Fadil Novalliç
SARAJEVË- Kryeministri i Federatës të Bosnjë e Hercegovinës, Fadil Novalliç, dhe Sllobodan Stano...
Bota
4 Tetor 2022, 17:13
e.k
Pamje nga lufta në Ukrainë
UKRAINË- Me gjithë vështirësitë e jetës në një qytet që është s...
Bota
4 Tetor 2022, 17:01
e.k
Vladimir Putin me zyrtarët e lartë rus
RUSI- Dhoma e lartë e parlamentit rus ratifikoi sot traktatet për të aneksuar katër ra...
Bota
4 Tetor 2022, 16:40
e.k
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur ditën e sotme për për ft...
Bota
4 Tetor 2022, 16:34
e.k
Foto ilustruese
BRUKSEL- Në BE deri në vitin 2024 do të ekzistojë një pajisje e njëjtë për mbushje të bat...
Bota
4 Tetor 2022, 15:45
I.A
Boyko Borissov
BULLGARI- Ish-kryeministri bullgar, Boyko Borissov, partia e së cilit, GERB, ka dalë e para në zgjedhjet e fundit, më 4 ...