LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

Mbi 50.000 trupa ushtarake, 200 aeroplanë luftarakë, dy aeroplanmbajtëse dhe një mori avionësh bombardues me rreze të gjatë veprimi u tha se janë përfshirë në luftë kundër Iranit.

5 Mars 2026, 16:15 Nga E. D
Analiza: Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe
foto ilustruese

SHBA- Shtetet e Bashkuara deklaruan se kanë bërë pozicionimin më të madh të ushtrisë amerikane në Lindjen e Mesme brenda një gjenerate, në kuadër të operacionit “Tërbimi Epik”, që ka në shënjestër Iranin. Mbi 50.000 trupa ushtarake, 200 aeroplanë luftarakë, dy aeroplanmbajtëse dhe një mori avionësh bombardues me rreze të gjatë veprimi u tha se janë përfshirë në luftë kundër Iranit.

Lufta nisi në koordinim me Izraelin, më 28 shkurt, dhe për pasojë Iranit iu vranë udhëheqës të lartë, si dhe iu dëmtua rëndë infrastruktura ushtarake. Në shenjë hakmarrjeje, Irani lëshoi dronë dhe raketa balistike në drejtim të Izraelit dhe bazave ushtarake amerikane në Gjirin Persik, përfshirë Bahrejnin, Kuvajtin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omanin. 

Në disa prej këtyre vendeve, ambasadat amerikane janë mbyllur deri në një njoftim të radhës. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara bënë të ditur se nuk do të ndalen deri në arritjen e objektivave të tyre. Shtëpia e Bardhë doli me qëndrim të qartë. Përmes kësaj lufte, ajo synon:

• T’i asgjësojë raketat e regjimit iranian
• Ta shkatërrojë plotësisht marinën iraniane
• T’ua bëjë të pamundur degëzimeve terroriste iraniane destabilizimin e botës
• T’ia pamundësojë Iranit posedimin e armëve bërthamore

Thënë më thjesht, synimet lidhen me kapacitetet ushtarake dhe udhëheqjen politike të Iranit në të ardhmen.

Çfarë ka ndodhur deri më tani?

Tregues afatshkurtër i suksesit të operacionit amerikan do të jetë se sa shpejt do të ulet intensiteti i sulmeve të Iranit, tha ish-ambasadori i SHBA-së i ngarkuar për luftë kundër terrorizmit, Nathan Sales, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Dan Caine, pohoi të mërkurën se ka rënë dukshëm numri i raketave balistike që ka lëshuar Irani prej nisjes së luftës - 86 për qind, ndërsa intensiteti i sulmeve me dronë është zvogëluar për 73 për qind në krahasim me ditët fillestare.

Ndryshimi i regjimit

Kur presidenti amerikan, Donald Trump, e nisi fushatën ushtarake, ai iu drejtua popullit iranian me këto fjalë: “Kur ta përfundojmë, merreni në duar qeverinë tuaj. Do të jetë e juaja. Kjo mund të ketë mundësia juaj e vetme ndër gjenerata”.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, dhe dhjetëra figura tjera politike dhe ushtarake u vranë qysh në ditën e parë të nisjes së luftës. Trump paralajmëroi më 4 shkurt se kushdo që synon të ngjitet në pozita të larta, “do të përfundojë i vdekur”.

Udhëheqja klerikale është në krye të Iranit prej Revolucionit Islamik të vitit 1979, në të cilin u rrëzua monarkia e shahut Mohammad Reza Pahlavi, i cili gëzonte mbështetjen e SHBA-së.

Regjimi iranian është kritikuar ndër vite se i ka lyer duart me gjakun e njerëzve të vet, pasi në disa protesta kundërqeveritare, pushteti ka përdorur dorë të hekurt, duke lënë dhjetëra njerëz të vrarë.

Gjenerali i pensionuar amerikan, Jack Keane, dikur zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se SHBA-ja dëshiron që populli iranian ta zotërojë vetë vendin e tij dhe ta qeverisë atë.

“Që publiku ta kuptojë: zakonisht, kur regjimet autoritare rrëzohen, ato zëvendësohen nga një tjetër regjim autoritar – ndoshta më pak ideologjik, gjë që mund të ndodhë edhe këtu – ndoshta më nacionalist, por një regjim me të cilin do të mund të punohet dhe që mund të drejtohet drejt një procesi tranzicioni, drejt zgjedhjeve dhe demokracisë. Kjo nuk ndodh menjëherë. Nuk po ndodh menjëherë as në Venezuelë – megjithëse është një rast tjetër – por shërben si ilustrim i dobishëm”.

Kush mund ta udhëheqë Iranin?

Për herë të parë pas 36 vjetësh, i ashtuquajturi Këshill i Ekspertëve duhet të mblidhet për të zgjedhur udhëheqësin e ardhshëm suprem të Iranit. Në krye të listës duket se është Mojtaba Khamenei, djali i Ali Khameneit, ndonëse nuk ka mbajtur kurrë pozitë zyrtare qeveritare.

Në listë është edhe ajatollahu Alireza Arafi, 67-vjeçari që konsiderohet “njeriu tipik i sistemit”, si dhe Hassan Khomeini, nipi i themeluesit të Republikës Islamike, një klerik i moderuar, me lidhje të ngushta me kampin reformist.

Përtej Iranit, emri që përmendet më së shumti është ai i Reza Pahlavit, djalit të shahut të fundit, që jeton prej vitesh në mërgim. Së voni, presidenti amerikan shprehu skepticizëm nëse ai mundet ta udhëheqë Iranin në të ardhmen, por as nuk përmendi ndonjë udhëheqës tjetër potencial. Trump e pranoi se “disa njerëz e duan” Pahlavin brenda Iranit, por që administrata nuk ka menduar shumë në këtë drejtim.

Pahlavi, 65-vjeçar, në anën tjetër, pretendon se është figura ideale për të udhëhequr një qeveri në periudhë tranzicioni, dhe që ka gatishmëri të kthehet në Iran sa më shpejt që është e mundur, për herë të parë pas 47 vjetësh. Autoritetet amerikane kanë deklaruar disa herë se lufta kundër Iranit nuk do të jetë e pafund, dhe mund të zgjasë të paktën katër javë. Sipas tyre, ky operacion është pothuajse mundësia e vetme për ta riformuar Lindjen e Mesme./REL

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet