Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Stërvitja "Zapad 2025" ka ngritur shqetësime për sigurinë në Poloni, Lituani dhe Letoni.
BERLIN- Gjermania nuk pret një sulm rus në territorin e NATO-s nën përgatitjet e një stërvitjeje të përbashkët ushtarake ruso-bjelloruse të planifikuar për 12-16 shtator, tha të hënën kreu i mbrojtjes kombëtare të Gjermanisë, gjenerali Carsten Breuer.
Stërvitja "Zapad 2025", në Rusinë perëndimore dhe Bjellorusi, ka ngritur shqetësime për sigurinë në vendet fqinje anëtare të NATO-s, Poloni, Lituani dhe Letoni.
"Nuk kemi asnjë tregues se po përgatitet një sulm nën maskën e stërvitjes (ushtarake). Megjithatë, ne do të jemi në gatishmëri të lartë, jo vetëm forcat e armatosura gjermane, por edhe NATO (në tërësi)”, U tha Breuer gazetarëve në Berlin.
Ukraina, e cila po kërkon ndihmë të mëtejshme ushtarake nga Perëndimi për t'iu kundërvënë pushtimit rus, i ka lëshuar një paralajmërim të ashpër Bjellorusisë.
“Grumbullimi i trupave ruse në kufirin ukrainas në vitet 2021-22 u zhvillua nën maskën e stërvitjes së përbashkët ushtarake ruso-bjelloruse ‘Zapad 2021’. Ne e paralajmërojmë Minskun kundër çdo provokimi të pamatur”, tha Ministria e Jashtme ukrainase në një deklaratë të kohëve të fundit.
Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko mohoi kategorikisht thashethemet për një sulm të planifikuar ndaj një vendi fqinj nën përgatitjet e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Rusinë.
Sipas ministrit të mbrojtjes bjellorus, Zapad 2025 përfshin, ndër të tjera, ushtrime për t'u përgatitur për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore dhe raketave hipersonike Oreshnik të prodhuara në Rusi.
Gjenerali gjerman Breuer vuri në dukje se Zapad i këtij viti përkon pjesërisht me stërvitjen ushtarake Quadriga që Gjermania po zhvillon me 13 aleatë të tjerë, që përfshin më shumë se 8,000 ushtarë, 30 avionë, 40 anije në Detin Baltik dhe rreth 1,800 automjete.
"Ne duam frenim, nuk duam përshkallëzim. Ne po stërvitemi ekskluzivisht për qëllime mbrojtëse... Moska po e përdor Zapad për të nxitur pasiguri, ndër të tjera", tha gjenerali Breuer, duke iu referuar stërvitjes së përbashkët ushtarake ruso-bjelloruse. "Nga pala ruse, ne presim 13,000 ushtarë në Bjellorusi dhe 30,000 të tjerë në Rusi", vlerësoi ai.
Stërvitja Quadriga, e cila ka filluar tashmë dhe pritet të përfundojë më 12 shtator, përfshin operacione të simuluara për të vendosur trupa dhe armë - nga toka, ajri dhe deti - në Lituani, një shtet i vogël baltik midis Bjellorusisë dhe enklavës ruse të Kaliningradit.
putin, jinping RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, dërgoi një mesazh kundër Perëndimit lidhur me pushtimin rus të Ukrainës,...
ÇEKI- Ish-kryeministri populist çek Andrej Babis u shtrua në spital të hënën pasi u sulmua nga një burr&...
foto ilustruese BRITANI- Mbretëria e Bashkuar ka pasur verën e saj më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, tha...
von der leyen MOSKË- Rusia ka mohuar përfshirjen në dështimin e sistemeve të navigimit GPS në aeroplanin që transportont...
kim jong un PHENIAN- Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është larguar nga Pheniani për në Kinë, ku do të marr&...
sendet e sekuestruara GREQI- Autoritetet greke kanë shkatërruar një organizatë kriminale në ishullin e Kretës, ku 49 persona ...
te prekurit nga termeti AFGANISTAN- Numri i viktimave nga tërmeti me magnitudë 6.0 ballë në Afganistan ka kaluar 800, ndërsa 3,000...
Boris Pistorius GJERMANI- Ministri i mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius ka hedhur poshtë deklaratat e Presidentes së Komisionit Evropia...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është rikthyer te çështja e marrëdhënieve tregt...
robert kennedy jr SHBA- Nëntë ish-drejtorë të Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë...