Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Nik Gjeloshaj, kryetari i Komunës së Tuzit, njëherësh edhe kryetari i partisë “Forumi Shqiptar” në Mal të Zi, ka deklaruar se koalicioni i tij do të vazhdojë të punojë, për të mirën e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi e veçanërisht shqiptarëve.
MAL I ZI- Nik Gjeloshaj, kryetari i Komunës së Tuzit, njëherësh edhe kryetari i partisë “Forumi Shqiptar” në Mal të Zi, ka deklaruar se koalicioni i tij do të vazhdojë të punojë, për të mirën e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi e veçanërisht shqiptarëve. Në një intervistë për televizionin e Malit të Zi, ai tha se kanë fituar 2.1 për qind të votave, dhe se ky është një rezultat i madh në zgjedhje.
“I falënderoj të gjithë, veçanërisht ata që mbështetën Forumin Shqiptar. Forumi Shqiptar do të vazhdojë të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, veçanërisht të shqiptarëve. Shpresoj se do të kemi një qeveri të qëndrueshme që do të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve”, tha Gjeloshaj. Ai ka uruar edhe listën tjetër shqiptare që ka fituar një mandat.
“Për ne ky është një rezultat i madh, dy mandate të fituara. Pas pushtetit absolut në Tuzi, sot kemi marrë mbështetje edhe në komunat e tjera”, deklaroi ai.
Mali i Zi mbajti sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, rezultatet e të cilave, pritet ti japë fund ndarjeve të thella politike dhe viteve të paqëndrueshmërisë që e kanë penguar vendin e vogël anëtar të NATO-s, në rrugën e tij për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian. Të drejtën për të votuar për të zgjedhur 81 deputetët e parlamentit malazez e patën 542.468 qytetarë, ndërsa qendrat e votimit të cilat u hapën në orën 07:00 u mbyllën në orën 19:00 dhe rezultatet paraprake kanë dalë në orën 21:00.
Rezultatet e para në Mal të Zi! Ja si renditen partitë shqiptare
Lëvizja 'Evropa Tani' fitoi 25.5 përqind të votave, sipas të dhënave paraprake nga Qendra për Tranzicionin Demokratik (CDT), bazuar në 88.3 përqind të kampionit të përpunuar. Koalicioni "Së bashku" (DPS-SD-LP-DUA) fitoi 22.8 përqind, "Për të ardhmen e Malit të Zi" (NSD-DNP) 15 përqind, koalicioni "Hrabro se Broji" (Demokratët-URA) 12.9 përqind.
Partia Boshnjake ka 7.8 përqind, Partia Socialdemokrate (SDP) 3.1 përqind. Poshtë regjistrimit janë aktualisht PKSH dhe Demos me 2.8 përqind, Pravda za sve me 2.6, Përmbysja me 1.5 përqind dhe Koalicioni Popullor (DHP, Prava, Slobodna) me 1.1 përqind. Forumi Shqiptar ka dy përqind, Aleanca Shqiptare 1.6 përqind, Lëvizja për Ndryshim 0.6, Nisma Qytetare Kroate 0.7 përqind dhe Ne Mund 0.5 përqind.
zgjedhjet ne Malin e Zi MALI I ZI- Lëvizja Evropa Tani e Malit të Zi (PES) fitoi 25.5% të votave në zgjedhjet e parakohshme të di...
zgjedhjet ne Mal te Zi MALI I ZI- Një pjesëmarrje e ulët eshtë parë gjatë procesit të votimit në Malin e Z...
Daniel Serwer KOSOVË- Daniel Serwer i cili është ekspert i marrëdhënieve me SHBA, është shprehur kundër draftit t...
Parlamenti Evropian KOSOVË- Këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Ardita Sinani, ka njoftuar me anë të një statusi n...
votimi MALI I ZI- Procesi i votimit në Mal të Zi ka përfunduar. Sipas mediave të huaja, kanë votuar 56.4% votues, rreth 18% m...
Gramsh GRAMSH- Reshjet e dendura të shiut gjatë kësaj të diele kanë prekur edhe Gramshin. Rrëshqitja e dheut pas shiut...
TURQI- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Ankara. Imazhet e sigurara nga mediat e huaja tregoj...
Nicola Sturgeon SKOCI- Ish-kryeministrja e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP) Nicola Sturgeon, e cila u arrestua më parë si pjesë...
Albin Kurti KOSOVË- Në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, kryeministri Albin Kurti tha sot se “n...
votimi MALI I ZI- Në Mal të Zi po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Qendrat e votimit janë hapur në orës ...