25 Tetor 2023, 22:12
Nga A.TH
Ron DeSantis
SHBA- Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, ka ndaluar organizimin e një demostrate pro-palestineze në kampuset universitare, e cila po organizohej nga grupi Studentët për Drejtësinë në Palestinë. I menjëhershëm ishte dhe reagimi i grupit. Ata u shprehën se DeSantis nuk po respekton një nga parimet themelore të demokracisë, lirinë e fjalës. Ndërsa Universitetit Shtetëror i Floridës tha se do të shpërbëjë grupin Studentët për Drejtësi në Palestinë (SJP) për shkak të mbështetjes për grupet terrorist.
"Bazuar në mbështetjen e SJP Kombëtare për terrorizmin, në konsultim me Guvernatorin DeSantis, grupet e studentëve duhet të çaktivizohen," shkroi kancelari i Universitetit, Ray Rodrigues, në një memo drejtuar drejtuesve të universitetit.
Ndërsa grupi i studentëve për drejtësi në Palestinë tha se përkulja e ligjit në këtë mënyrë tregon mungesën e respektit të madh jo vetëm ndaj çdo organizate pro-palestineze, por edhe ndaj kujtdo që kujdeset me të vërtetë për lirinë politike dhe lirinë e fjalës. Tensionet janë rritur në disa kampuse universitare amerikane që nga sulmet e grupit të armatosur palestinez Hamas më 7 tetor në jug të Izraelit dhe rrethimi dhe bombardimi i mëpasshëm i Izraelit në Rripin e Gazës.
Komunitetet hebraike në të gjithë SHBA-në kanë përshkruar gjithashtu një rritje të incidenteve antisemite që nga fillimi i luftimeve. Florida është shteti i parë në vend që ndalon SJP-në, të cilën shteti e akuzoi për mbështetjen e Hamasit pas sulmeve të 7 tetorit. SJP Kombëtare i quajti sulmet e Hamasit një fitore historike për rezistencën palestineze. DeSantis, një kandidat për nominimin presidencial të Partisë Republikane, ka deklaruar më parë se të gjithë palestinezët janë antisemitë dhe refugjatët palestinezë nuk duhet të lejohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.
ron desantis lufta izrael-palestine ray rodrigues
Bota
25 Tetor 2023, 22:10
a.l
Ismail Haniyeh dhe Hakan Fidan
IZRAEL- Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan ka zhvilluar sot një takim me liderin e Hamasit, I...
Bota
25 Tetor 2023, 21:59
r.ll
Mbretëresha Rania e Jordanisë
JORDANI-Mbretëresha Rania e Jordanisë ka akuzuar liderët perëndimorë për një sta...
Bota
25 Tetor 2023, 21:55
r.ll
Mike Johnson
SHBA-Ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve zgjodhën të mërkurën republikanin Mike Johnson, n...
Bota
25 Tetor 2023, 21:54
a.l
Foto ilustruese
IZRAEL- Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF)pretendojnë se kanë goditur objektivat ushtarake që i përkasin Hezboll...
Bota
25 Tetor 2023, 21:42
A.TH
LGBT
JAPONI- Gjykata e Lartë e Japonisë është shprehur këtë të mërkurë se kushti që një person mund ...
Bota
25 Tetor 2023, 21:41
r.ll
foto ilustruese
ZVICËR-Zvicra ka pezulluar mbështetjen financiare për 11 organizata joqeveritare palestineze dhe izraelite (OJQ) në...
Bota
25 Tetor 2023, 21:30
a.l
Gaza
GAZA- Brenda qytetit të Gazës, banorët janë nën bombardimet e vazhdueshme izraelite. Në vendin e nj&eum...
Bota
25 Tetor 2023, 21:36
I.A
Inca Ice Maiden
PERU- Arkeologët kanë krijuar një model që tregon se si do të dukej mumja më e famshme e Perusë e njohur...
Bota
25 Tetor 2023, 21:27
a.l
Izrael
IZRAEL- Familja e një gazetari të Al Jazeera në Gaza është vrarë në një sulm ajror izraelit.&nbs...
Bota
25 Tetor 2023, 21:26
A.TH
Anthony Blinken
SHBA- Ligjvenësit amerikanë i kërkojnë Sekretarit Amerikan të Shtetit Anthony Blinken që Shtetet e Bashkuara ...