LIVE UPDATES
Bota

Forcat amerikane stërvitje të përbashkët me forcat rumune në krahun më lindor të NATO-s

Njësitë e Divizionit 101 Parashutist të ushtrisë amerikane morën pjesë në stërvitje luftarake, së bashku me formacione helikopterësh dhe avionësh luftarakë në bazën ajrore rumune “Mihail Kogalniceanu”, pranë qytetit bregdetar Konstanta.

31 Korrik 2022, 15:11 Nga I.A
Forcat amerikane stërvitje të përbashkët me forcat rumune
Foto nga stervitja

RUMANI- Forcat amerikane dhe rumune kryen stërvitje të përbashkëta në afërsi të Detit të Zi. Sipas zyrtarëve të Komandës Ajrore të NATO-s, kjo forcon kapacitetet për të reaguar në rast të një agresioni të mundshëm nga Rusia, pas tensioneve të rritura si pasojë e agresionit rus në Ukrainë.

Forcat amerikane të dislokuara rishtazi në kufirin lindor të NATO-s zhvilluan të shtunën stërvitje të përbashkëta me njësitë rumune në një bazë ajrore pranë Detit të Zi. Vetëm dy ditë më parë, Komanda Ajrore e NATO-s drejtoi një operacion dinamik me rreze të gjerë mbi qiejt e Rumanisë, ku u përdorën avionë rumunë F-16, avionë francezë Rafale dhe avionë gjermanë Tornado, të cilëve iu bashkuan avionët e grupit luftarak të aeroplanmbajtëses “USS Harry S. Truman” të marinës amerikane që është dislokuar në Detin Adriatik.

Njësitë e Divizionit 101 Parashutist të ushtrisë amerikane morën pjesë në stërvitje luftarake, së bashku me formacione helikopterësh dhe avionësh luftarakë në bazën ajrore rumune “Mihail Kogalniceanu”, pranë qytetit bregdetar Konstanta. Në fjalën e tij, komandanti i misionit përmendi historikun e këtij divizioni të mirënjohur për sakrificat për të ruajtur paqen që Evropa ka përjetuar që nga viti 1945, angazhim të cilit po i përmbahet sërish.

“Kjo ceremoni, dhe ç 'është më i rëndësishëm dislokimi ynë në Rumani, Bullgari, Hungari dhe Sllovaki përfaqëson angazhimin e Shteteve të Bashkuara me aleatët në NATO. Secili nga këto vende shërbeu përkrah Shteteve të Bashkuara në Afganistan dhe ne jemi të nderuar që shërbejmë përkrah tyre sot”, tha komandanti i divizionit amerikan, Gjeneral Major Joseph McGee.

Njësitë e Divizionit 101 mbërritën në Rumani në fund të qershorit, pjesë e një misioni që synon të rrisë praninë ushtarake të NATO-s në këtë rajon, për të siguruar aleatët dhe për të shkurajuar një agresion të mëtejshëm nga Rusia, thuhet në faqen në internet të Ushtrisë Amerikane në Evropë.

“Dua ta përfundoj fjalën duke vënë në dukje se jemi vetëm 318 kilometra nga lufta e ashpër që po zhvillohet sot në Kherson të Ukrainës. Pra, të dislokuar në Rumani, ne jemi njësitë e pozicionuara më në pararojë të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara”, tha Gjenerali McGee.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera anëtare të NATO-s kanë shtuar forcat e dislokuara në vendet e krahut lindor të NATO-s, si reagim ndaj rritjes së forcave ruse përgjatë kufijve të Ukrainës dhe sulmit që filloi në muajin shkurt.

Marrë nga VOA

stervitje rumani-shba joseph mcgee

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen