Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Bota
FOTO/ Në ishullin më të vetmuar në botë, fari i vjetër është shitur për 90 mijë euro
Ai doli në treg për 36,000 euro, por u shit për gati dy herë më shumë.
25 Mars 2024, 12:46Nga S.B
ishulli Skalmen
All - Paragraf - 1
NORVEGJI- Shtëpia më e vetmuar në botë ndodhet në ishullin e izoluar Skalmen, dy orë larg qytetit ose aeroportit më të afërt. Për të arritur në ishull vizitorët duhet të marrin dy tragete të veçanta. Ndërtesa e vetme në tokë është një far i vjetër i frikshëm dhe i prishur.
Pavarësisht se ishulli nuk ka anjë njeri që jeton atje, për një çift është dëshmuar vendi i përsosur, pasi ata shpenzuan 90,000 euro për ta blerë. Dhe për të shtuar izolimin e tij nga maji deri në fund të korrikut të çdo viti, ishulli bëhet një rezervat i mbrojtur i shpendëve që është i ndaluar për vizitorët.
Fari Skalmen
Por mini-ishulli i cili është pjesë e Norvegjisë ishte subjekt i një lufte ofertash. Ai doli në treg për 36,000 euro, por u shit për gati dy herë më shumë. Blerësit ishin Andreas Bjarøy dhe gruaja e tij, Mona Kruse Bjarøy.
Andreas tha për mediat: Ne kemi kaluar shumë pushime atje ndër vite, e duam zonën dhe kemi peshkuar shumë rreth Skalmenit.
Skalmen fillimisht mori pesë oferta, por vetëm dy palë e luftuan atë deri në fund. Andreas dhe Mona planifikojnë të "rinovojnë plotësisht ndërtesën", por ata e dinë se do të duhet të investojnë më shumë para në këtë proces. Fari i Skalmen u ndërtua në 1907.
Shfletoni galerinë më poshtë për më shumë fotografi.
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz (majtas) dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Fotografi nga arkivi.
LINDJE E MESME- Izraeli i ka ...