Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një foto që është “ngarkuar” në Instagram duket një grua e veshur me shami e cila pozon e buzëqeshur, ndërsa në sfond shihet arkivoli me Papën. Njerëzit që prisnin deri në 8 orë për të parë Papën u shprehën se kjo është një sjellje fyese.
VATIKAN- Përgatitjet për t'i japë lamtumirën e fundit Papa Françeskut po vijojnë ndërsa mijëra beismtarë kanë udhëtuar drejt Vatikanit për të nderur papën. Trupi i tij është ekspozuar publikisht në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, por atmosfera e nderimit brenda dhe jashtë kishës është prishur nga vizitorët të cilët, krahas lutjeve nuk mungojnë të bëjnë një selfie pranë arkivolit të hapur të të ndjerit.
Françesku u dërgua në bazilikën e Vatikanit për një pelegrinazh publik tre-ditor. Mbi 50,000 besimtarë kanë qenë tashmë në vendin ku është ekspozuar trupi, megjithatë, pamjet e fytyrave të buzëqeshura duke u fotografuar pranë tij kanë shkaktuar zemërim. Në një foto që është “ngarkuar” në Instagram duket një grua e veshur me shami e cila pozon e buzëqeshur, ndërsa në sfond shihet arkivoli me Papën. Njerëzit që prisnin deri në 8 orë për të parë Papën u shprehën se kjo është një sjellje fyese.

"Ishte e trishtueshme të shihje një mosrespektim të tillë," tha një grua, e cila theksoi se ajo dhe burri i saj i mbanin telefonat në xhepa gjatë gjithë qëndrimit në tempull. Megjithëse autoritetet italiane nuk e ndaluan fotografimin, rojet thuhet se penguan disa vizitorë të përdornin celularët e tyre. Megjithatë, disa njerëz kanë arritur të ngrenë pajisjet e tyre në ajër, madje duke përdorur shkopinj selfie për të kapur fotografinë.
Raportohet se ka pasur edhe murgesha të cilat janë parë duke bërë foto me celularin para trupit të Françeskut. Vihet re se autoritetet e lanë të hapur bazilikën gjatë gjithë natës së së mërkurës për t'i shërbyer turmës. Portat u mbyllën për pak kohë në orën 05:30 të mëngjesit për t'u rihapur në orën 7, ndërkohë që policia kishte përforcuar praninë e saj në zonë, me patrulla në këmbë dhe të montuara.

Trafiku në rrugët përreth sheshit të Shën Pjetrit është i kontrolluar me përpikëri, ku policët kontrollojnë çantat dhe çantat e shpinës, ndërsa turma besimtarësh përzihet me turistët. Varrimi i Papa Françeskut do të bëhet të shtunën në sheshin e Shën Pjetrit, në prani të një turme besimtarësh dhe liderësh nga e gjithë bota. Sipas dëshirës së të ndjerit, Françesku nuk do të varroset në bazilikën e Shën Pjetrit, por në bazilikën e Santa Maria Maggiore.

foto ilustruese SUEDI- Avionët luftarakë suedezë nën komandën e NATO-s kapën një avion zbulues rus që fluturonte mb...
foto ilustruese RUSI- Dënimi i “revolucionit me ngjyra” dhe “pushteteve perëndimore”, bashkë me dëshirën q...
Doktori dhe Papa VATIKAN- Detaje të panjohura për dëshirat e tij të fundit, marrëdhëniet e tyre personale dhe mënyrë...
Foto ilustruese SHBA- Qeveria amerikane po shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj gazsjellësit rus Nord Stream 2 dhe ndoshta aseteve të tje...
Foto KONGO- Republika Demokratike e Kongos dhe një koalicion milicish duke përfshirë M23 të mbështetur nga Ruanda kan&e...
foto ilustruese BOSNJE HERCEGOVINË- Rreth 20 pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Republik&...
Foto ilustruese UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy njoftoi sot se do të shkurtojë vizitën e tij në Afrikën e J...
Putin dhe Tump SHBA- Presidenti amerikan mburret se "ka një marrëveshje" për paqen me Rusinë. Ukraina është kundër, nd&e...
Maria Zakharova RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova akuzoi të martën presidentin ukraina...
pamje nga kievi KIEV- Rusia ka kryer sulm të madh me raketa dhe dronë në disa pjesë të ndryshme të Ukrainës, duke shkat...