“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
FOTOT- Imazhi i ish-presidentit pas arrestimit stampohet në bluza, kapele dhe filxhanë
Në foton e stampuar Trump shihet me kravatë të kuqe, flokë që shkëlqejnë dhe pamjen si të ngrirë para aparatit fotografik në shkrepjen që hyri në historinë e SHBA-së.
26 Gusht 2023, 17:29Nga f.i
Donald Trump
SHBA- Fotoja historike e ish-presidentit Doland Trump, gjatë dorëzimit tek autoritetet në Xhorxhia ku po hetohet për disa vepra penale, është përdorur menjëhere për të bërë stampime në objekte dhe veshje të ndryshme, shkruajnë mediat e huaja.
Në foton e stampuar Trump shihet me kravatë të kuqe, flokë që shkëlqejnë dhe pamjen si të ngrirë para aparatit fotografik në shkrepjen që hyri në historinë e SHBA-së.
Mbështetësit dhe menaxherët e fushatës kanë përqafuar imazhin e arrestimit të tij, teksa janë mbledhur rreth pretendimeve të Trump se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht. Për kritikët, fotografia është një simbol që lista e tij e gjatë e problemeve ligjore më në fund e ka kapur atë.