26 Gusht 2023, 17:21
Nga I.A
Ukraine
UKRAINË- Dy avionë luftarakë të Ukrainës u përplasën me njëri-tjetrin, teksa po merrnin pjesë në një mision trajnues mbi rajonin Zhitomir të Ukrainë, bëri të ditur Byroja Shtetërore e Hetimeve më 26 gusht.
Tre pilotët që gjendeshin në avionë e llojit L-39 vdiqën gjatë incidentit që ndodhi më 25 gusht në qiellin e Zhitomirit, qytet rreth 140 kilometra në perëndim të Kievit, tha Byroja.
Mbetjet e avionëve ranë në oborrin e një shtëpie private dhe ato u përhapën rreth 300 metra, sipas Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë. Askush në terren nuk u lëndua dhe nuk raportohet për dëme në shtëpi private. Ushtria ka larguar të gjitha copëzat e avionëve që u përfshin në incident.
Byroja Shtetërore e Hetimeve ka nisur një hetim për të përcaktuar nëse avionët ishin në gjendje të mirë dhe nëse të gjitha rregullat janë ndjekur para se ata të ngriheshin në ajër. Specialistët po ashtu do të hetojnë të ashtuquajturit kuti të zeza të avionëve, që përmbajnë të dhëna për lëvizjet e fluturakeve dhe reagimeve të pilotëve.
Njëri prej pilotëve që humbi jetën gjatë këtij incineti ishte Andriy Pilshchikov nga brigada e 40-të taktike ajrore. Ai ishte i njohur me nofkën “Jus”. Ky pilot ishte pjesë e mbrojtjes ajrore në Kiev, që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurtin e vitit të kaluar.
“Jus” vazhdimisht kishte dhënë intervista për mediat ukrainase dhe perëndimore, duke bërë thirrje që shtetit të tij t’i jepeshin avionë modernë luftarakë.
“Shprehim ngushëllime për familjarët e viktimave. Kjo është një humbje e madhe për të gjithë ne”, u tha në njoftimin e Forcave Ajrore ukrainase.
Marrë nga REL
lufta ukraine-rusi
Bota
26 Gusht 2023, 17:17
f.i
Dmitry Medvedev
RUSI- Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit Rus, Dmitry Medvedev, tha se SHBA po fiton para nga lufta Ukrain&e...
Bota
26 Gusht 2023, 17:01
f.i
foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Rreth 2 mijë objekte me vlerë historike dhe kulturore janë vjedhur nga Muzeu Britanik, në fillim ...
Bota
26 Gusht 2023, 16:53
a.l
Policia e Kosovës
KOSOVË- Një person i burgosur në Gjilan të Kosovës ka sulmuar një polic dhe më pas ësht...
Bota
26 Gusht 2023, 16:25
a.l
Wopke Hoekstra
HOLANDË- Ministri i jashtëm në largim Wopke Hoekstra u emërua të premten Komisioner të BE-së, ...
Bota
26 Gusht 2023, 16:24
f.i
foto ilustruese
UKRAINË- Shefi i Shefave të Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Amerikane, Gjenerali Mark Milley tha ...
Bota
26 Gusht 2023, 16:14
f.i
Dritan Abazoviç
MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic, tha se nëse formohet një qeveri e re, partia që ai ...
Bota
26 Gusht 2023, 16:08
a.l
Oleksii Reznikov
UKRAINË- Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov ka shprehur besimin se Gjermania do të pranojë t'i sigur...
Bota
26 Gusht 2023, 16:08
a.l
Foto ilustruese
GJERMANI- Ekonomia gjermane ishte në stanjacion në tremujorin e dytë të vitit 2023, njoftoi të premten Zyra Federa...
Bota
26 Gusht 2023, 15:55
I.A
Kine
KINË- Numri i turistëve që vizitojnë Kinën është vetëm një pjesë e vogël e nivelit që isht...
Bota
26 Gusht 2023, 15:48
a.l
Dmitry Medvedev
RUSI- Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medevedev paralajmëron se kundërshtarët e Rusisë n...