LIVE UPDATES
Bota

Gjaku i shumëkërkuar në Gjermani

Në Gjermani dhurohet shumë pak gjak, në spitale nevoja është e madhe. Për një furnizim të mirë të tyre do duhej të dyfishohej numri i dhuruesve të rregullt

12 Qershor 2022, 11:13 Nga d.d
Gjaku i shumëkërkuar në Gjermani
Foto ilustruese

Në Gjermani nevojiten çdo ditë rreth 14.000 preparate gjaku për të furnizuar pacientët që kanë nevojë. Por raftet janë gati bosh në një kohë që spitalet kanë nevojë për rezerva të mjaftueshme edhe për shkak të gjendjes së pasigurtë në lidhje me virusin Corona.

Gjatë pandemisë u shtynë mjaft operacione që nuk lidheshin me rrezik jete, e ato kanë filluar të zhvillohen këto muaj, duke rritur kërkesën për konservat e gjakut në spitale, është shprehur një zëdhënës i Shërbimit të Dhurimit të Gjakut të Kryqit të Kuq gjerman, DRK, në bisedë me AFP. "Kemi shumë pak konserva për një kohë të ndërmjetme, shumë pak rezerva, raftet gati kudo janë bosh."

Rënia gjatë pandemisë dhe shkaqet demografike

Aktualisht rezervat që nevojiten kaq shumë kanë rënë pjesërisht në 30%, thuhet nga DRK. Janë një sërë faktorësh që kanë çuar në një situatë kritike. Si një prej arsyeve shihet periudha e udhëtimeve në verë, pra dhuruesit potencialë thjesht nuk janë prezent. Arsyeja tjetër- pandemia.Gjatë periudhës së pandemisë dhe mbylljeve të përkohshme u kufizua shumë edhe hyrja në klinika, dhe kjo ka çuar në rënie të dhurimeve. Vërtet, sipas DRK, ka mjaft dhurues për herë të parë, që sidomos gjatë pandemisë ndihmuan grupet e rrezikuara. Por këta dhurues të rinj, duhet të rifitohen sërish, e të binden që të ofrojnë rregullisht gjak.

Një rol tjetër në mungesën e rezervave të gjakut luan edhe ndryshimi demografik në Gjermani. Nga njëra anë dhurimi i gjakut është vetëm i mundur deri në moshë të caktuar. Pra vjen një moment që dhuruesit e rregullt dalin nga lista e dhurimit. Nga ana tjetër me rritjen e numrit të personave të moshuar rritet edhe nevoja për më shumë rezerva gjaku. Rezervat e gjakut mbahen vetëm për 42 ditë, përqëndrime të caktuara madje vetëm pak ditë.


"Kemi nevojë një kthesë të trendit"

"Ne kemi nevojë tani për një kthesë të këtij trendi", për të mënjanuar një gjendje emergjence, është shprehur një zëdhënës i DRK. Aktualisht vetëm 3% e të gjithë dhuruesve potencialë vijnë rregullisht për të dhuruar gjak. Për të mbuluar nevojat në të gjithë Gjermaninë nevojiten të paktën 6% dhurues. Një ose dy herë dhurime në vit janë një kontribut i mirë, thuhet.

Kush lejohet të dhurojë

Në Gjermani lejohen të dhurojnë të gjithë personat nga mosha 18-68 vjeç. Përjashtime bëhen në raste sëmundjesh të caktuara, gjatë shtatzanisë apo udhëtimeve në zona të caktuara ku ka rrezik për sëmundje si malarja. Edhe pas infektimit me Corona nuk lejohet dhurimi i gjakut për dy javë pas shërimit.

Femrat mund të dhurojnë katër herë ndërsa burrat gjashtë herë gjak në vit. Mes dy dhurimeve duhet të ketë një pushim prej tetë javësh, që trupi të kompensojë humbjen e hekurit. Me një dhurim gjaku mund t'u ndihmohet deri 6 personave.

Marrë nga DW

 

gjermani

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë