LIVE UPDATES
Bota

Gjenerali amerikan: Sulmet ajrore pa kriter të Rusisë janë “krim lufte”

Njohësit e zhvillimeve në Ukrainë thonë se sulmet e fundit janë pjesë e një liste të gjatë të krimeve të luftës që Rusia ka kryer në Ukrainë. Materiali në vijim i korrespondentes së Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb sjell gjithashtu detaje të reja nga lista e kërkesave për armatim që Ukraina ka për vendet e NATO-s.

13 Tetor 2022, 18:46 Nga I.A
Gjenerali amerikan: Sulmet ajrore pa kriter të Rusisë janë
Mark Milley

SHBA- Sulmet ajrore ruse mbi objektiva civile në Ukrainë janë vlerësuar krim lufte nga shefi i shtatmadhorisë amerikane, Gjeneral Mark Milley. Njohësit e zhvillimeve në Ukrainë thonë se sulmet e fundit janë pjesë e një liste të gjatë të krimeve të luftës që Rusia ka kryer në Ukrainë. Materiali në vijim i korrespondentes së Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb sjell gjithashtu detaje të reja nga lista e kërkesave për armatim që Ukraina ka për vendet e NATO-s.

Sulmet ruse me raketa mbi objektiva civile në Ukrainë, sipas shefit të shtatmadhorisë amerikane, janë krime lufte.

“Rusia ka goditur qëllimisht infrastrukturën civile me qëllim të dëmtimit të civilëve. Ata kanë shënjestruar të moshuarit, gratë dhe fëmijët e Ukrainës. Sulmet pa dallim dhe të qëllimshme ndaj objektivave civile janë një krim lufte në rregullat ndërkombëtare të luftës”, vlerësoi Shefi i Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneral Mark Milley.

Bashkimi Evropian e akuzoi gjithashtu Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës pasi raketat ruse vranë të paktën 26 njerëz.

Rusia sulmoi me raketa mëngjesin e të hënës, duke goditur infrastrukturën civile si parqe, kryqëzime rrugësh të ngarkuara dhe termocentrale, jo objekte ushtarake.

“Është brutale. Është e pamoralshme”, tha presidenti Joe Biden.

“Këto janë krimet e fundit në një listë vërtetë të gjatë të krimeve të luftës që Rusia ka kryer në Ukrainë, duke mos harruar Buçan, periferinë e Kievit, ku pas largimit të rusëve, u gjetën shumë varreza masive në Ukrainën lindore”, thotë Robert Hamilton, kolonel në pension dhe një bashkëpunëtor në Institutin e Kërkimeve të Politikës së Jashtme.

Kërkesat urgjente të Ukrainës për armë dërguar udhëheqësve të NATO-s përfshijnë më shumë artileri të rëndë dhe më shumë armë të mbrojtjes ajrore. Gjermania ka dorëzuar sistemin e saj të parë të mbrojtjes ajrore në Ukrainë.

Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes i tha Zërit të Amerikës se SHBA do t'i dorëzojë Ukrainës dy Sisteme të Avancuara të Raketave Tokë-Ajër NASAMS, brenda muajit të ardhshëm.

NASAMS është i njëjti sistem që përdoret për të mbrojtur qiejt e kryeqytetit të SHBA-së.

Kërkesë tjetër urgjente e Ukrainës për NATO-n janë edhe sistemet raketore të shumfishta, të afta për të lëshuar 12 raketa njera pas tjetrës, para se të kenë nevojë për t’u rimbushur. Armë të tilla konsiderohen vendimtare në kundërofensivën e Ukrainës.

“Ne do të bëjmë gjithçka që ukrainasit të kenë armët e nevojshme për të qenë të efektshëm. Rezultati i tyre është si në lindje ashtu edhe në jug, ku ukrainasit kanë rimarrë territore nga rusët”, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i quajti veprimet e Rusisë në javët e fundit si “përshkallëzimi më serioz i luftës që nga nisja e pushtimit në shkurt”.

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se sulmet e fundit raketore të Moskës po bëhen si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj një sulmi me bombë të shtunën, ku u dëmtua ura strategjike që lidh Rusinë kontinentale me Gadishullin e Krimesë. Ushtria ruse e përdorur urën për të furnizuar forcat e saj në jug të Ukrainës.

Marrë nga VOA

mark milley

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen