LIVE UPDATES
Bota

Gjermani: Strehët për mbrojtjen e grave tejet të ngarkuara

"Pothuajse çdo ditë na duhet t'u themi s'kemi mundësi grave ose familjeve", thotë në një intervistë për DW Navina Reichardt, punonjëse sociale pranë NGO-së" Hilfe für Frauen in Not Frauenhaus Bonn. 

27 Dhjetor 2025, 10:47 Nga E.d
Gjermani: Strehët për mbrojtjen e grave tejet të ngarkuara
Foto ilustruese

Jo vetëm gjatë ditëve të festave strehëzat e grave janë të mbingarkuara dhe kanë mungesë vendesh. Pse kjo situatë dhe çfarë duhet të ndryshojë urgjentisht?

"Pothuajse çdo ditë na duhet t'u themi s'kemi mundësi grave ose familjeve", thotë në një intervistë për DW Navina Reichardt, punonjëse sociale pranë NGO-së" Hilfe für Frauen in Not Frauenhaus Bonn. 

"Jo se ato nuk kanë nevojë për mbrojtje, por sepse nuk kemi më vend. Ndonjëherë vjen një grua vetëm, por shpesh vijnë edhe nëna me fëmijë. Bisedat përfundojnë duke u thënë të shkojnë në qytete ose lande të tjera. Dhe na duket sikur po i kthejmë gratë përsëri tek dhuna", thotë Reichardt.

Situata acarohet veçanërisht rreth Krishtlindjeve dhe gjatë festave. "Sipas përvojës sonë, kërkesa rritet ndjeshëm gjatë kësaj kohe", tregon punonjësja sociale. Ngushtësia e banesës, festat dhe pushimet nga shkolla ose puna veprojnë si një përforcues për dhunën që ekziston ndaj grave.

Se sa të mëdha janë përmasat e dhunës në familje tregojnë edhe shifrat e fundit të Zyrës Federale të Policisë Kriminale (BKA). Sipas raportit të fundit në Gjermani u regjistruan në vitin 2024 pothuajse 266.000 viktima të dhunës në familje - më shumë se kurrë më parë, një rritje prej 3.8 përqind krahasuar me vitin e kaluar. Shumica dërrmuese e të prekurve janë gra. Dhuna nga partneri është veçanërisht e përhapur: në pothuajse 80 përqind të këtyre rasteve, viktimat janë femra.

Ministrja për Gratë dhe Familjen, Karin Prien, flet për zhvillime dramatike: "Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se çdo orë në Gjermani 15 gra bëhen viktima të dhunës nga partneri." Ajo thekson se shifrat përfaqësojnë vetëm rastet e raportuara. Ekspertët supozojnë se raportohen më pak se pesë përqind e rasteve të dhunës nga (ish-) partnerët. Shkalla aktuale e dhunës ndaj grave është mjaft më e lartë.

Edhe numri i përgjithshëm i të gjitha krimeve kundër grave dhe vajzave është rritur gjithashtu. Në vitin 2024 nga dhuna prej partnerit gjetën vdekjen 308 vajza dhe gra.

Kërkesat e Konventës së Stambollit s'po përmbushen

A bën Gjermania mjaftueshëm për të mbrojtur gratë? Sipas statistikave të strehimoreve për gratë për vitin 2024 të përgatitur nga shoqata "Frauenhauskoordinierung e.V." e cila koordinon strehimoret për gratë, në të gjithë vendin ka rreth 400 strehëza për mbrojtjen e grave. Gjatë gjithë vitit në to gjetën strehim rreth 14,000 gra dhe më shumë se 15,000 fëmijë.

Bazuar në kërkesat e Konventës së Stambollitpër Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave, kjo do të thotë se në strehët e grave ka mungesë një prej më shumë se 12.000 vendesh. Ky boshllëk është i njohur prej vitesh. Studimet e porositura nga Ministria Federale për Çështjet e Familjes, të Moshuarit, Gratë dhe të Rinjtë tregojnë se një në dy gra nuk mund të gjejë vend në zonën ku banojnë. Dy të tretat madje duhet të akomodohen shumë larg, shpesh qindra kilometra nga shtëpia dhe rrjeti i tyre i mëparshëm shoqëror që i mbështeste.

Sfida për gratë migrante

Strehimorja e Grave "Autonomes Frauenhaus Bonn" e përjeton mbingarkesën çdo ditë. "Kur lirohet një vend, zakonisht ai zihet përsëri brenda një deri dy orësh", thotë për DW, Sonja Grafschaft, punonjëse në këtë strehimore. Zyrtarisht objekti ka 15 shtretër për gratë dhe 11 deri në 14 shtretër për fëmijët, por shpesh aty strehohen më shumë vetë njëkohësisht.

Qasja në shërbimet mbështetëse është veçanërisht e vështirë për gratë refugjate ose migrantet. Barrierat gjuhësore, mungesa e njohurive rreth sistemit të mbështetjes dhe shpesh rrjetet shumë të vogla sociale e bëjnë të vështirë qasjen. "Të flasësh për dhunën është mjaft e vështirë", thotë Grafschaft. "Të flasësh në një gjuhë të huaj është edhe më e vështirë dhe për shumë gra është praktikisht e pamundur".

Problemit me gjuhën i shtohen edhe kufizimet ligjore dhe financiare, sepse në varësi të modelit të financimit, jo të gjitha gratë mund të pranohen, si për shembull, studentet ose gratë pa status të sigurt qëndrimi. "Fakti që dhuna nuk është arsyeja e vetme për të strehuar dikë, por që rol luajnë gjithashtu të ardhurat ose dokumentet e qëndrimit, është fatale për shumë gra", kritikon Navina Reichardt nga NGO-ja "Ndihmë për Gratë në Nevojë".

Ligji për Mbrojtjen nga Dhuna

Ligji për Mbrojtjen ndaj Dhunës është një nga instrumentet për të adresuar dhunën në familje. Ndër të tjera ai u lejon gjykatave të largojnë ata që ushtrojnë dhunë nga banesa e përbashkët dhe të lëshojnë urdhra për kufizimin e kontaktit.

Një rregullore e re, e bazuar në modelin spanjoll, mundëson që autorët e dhunës që janë veçanërisht të rrezikshëm të monitorohen përmes prangës elektronikeqë u vendoset në kyçin e këmbës, në mënyrë që shkeljet e urdhrave për kufizimin e kontaktit të zbulohen më shpejt. Shumë viktima përfitojnë nga Ligji për Mbrojtjen ndaj Dhunës kryesisht përmes qendrave të këshillimit, të cilat i ndihmojnë të aplikojnë për urdhër kufizimi kundër autorëve pas incidenteve me dhunë dhe ndërhyrjes së policisë.

Shumë organizata i kanë varur shpresat e tyre te Akti i Ndihmës për Dhunën, i miratuar nga Bundestagu në shkurt. Për herë të parë, ai synon të krijojë një të drejtë ligjore në të gjithë vendin për mbrojtje dhe këshillim dhe të rregullojë financimin e strehimoreve të grave pavarësisht nga rrethanat individuale. Qëllimi është që grave t'u ofrohet një vend në strehimore pavarësisht nga të ardhurat, statusi i qëndimit ose juridiksioni i komunave respektive.

Megjithatë zbatimi do të kërkojë kohë, sepse ligji pritet të hyjë plotësisht në fuqi në vitin 2032. "Deri atëherë, ne do të vazhdojmë të punojmë me mungesa," thotë Sonja Grafschaft. "Dhe madje edhe atëherë mbetet e paqartë se si do të bëhet në të vërtetë financimi dhe ndarja e hapësirave në përputhje me nevojat."/DW

gjermani strehë krishtlindje

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet