LIVE UPDATES
Bota

"Gjermania në borxhe rekorde", DW: Qeveria parashikon të shpenzojë rreth 850 miliardë euro kredi të reja deri në vitin 2029

Qeveria gjermane parashikon të shpenzojë rreth 850 miliardë euro kredi të reja deri në vitin 2029. Ana negative e programit të investimeve është barra në rritje e interesit në buxhet.

28 Qershor 2025, 08:07 Nga r.ll
"Gjermania në borxhe rekorde", DW: Qeveria parashikon të
friedrich merz

GJERMANI- Rrugë të vjetëruara, ura që kanë nevojë për rivitalizim, ndërtime shkollash, trena të vonuar, mungesa e internetit të shpejtë - këto janë vetëm disa nga problemet e përditshme në Gjermani. Por kjo duhet të ndryshojë së shpejti. "Ne duam që ekskavatorët të fillojnë të punojnë shpejt tani," tha ministri i Financave Lars Klingbeil ndërsa prezantoi planet e tij për buxhetin në Berlin.

Të martën (24 qershor), zyra e qeverisë miratoi projektbuxhetin për vitin 2025, kornizën e buxhetit për vitin 2026 dhe parashikimin e përafërt financiar deri në vitin 2029. Qeveria miratoi edhe një projektligj që do të krijojë një fond të posaçëm për infrastrukturën dhe klimën, të financuar përmes huamarrjes.

Një kthesë në politikën financiare

Investimet në infrastrukturë do të luajnë një rol kyç në të ardhmen. Vetëm këtë vit, buxheti ka caktuar 115 miliardë euro investime. "Vendi ynë është shkatërruar dhe është lënë pas dore shumë. Prapambetja e investimeve është e madhe," tha Klingbeil, i cili është gjithashtu zv.kancelar dhe kreu i SPD.

Rehabilitimi i infrastrukturës duhet të ndihmojë gjithashtu në nxitjen e një ekonomie që po tregon shenja dobësie. Përveç kësaj, është planifikuar një rritje e konsiderueshme e shpenzimeve për mbrojtjen.

Plani financiar i qeverisë së re shënon një kthesë në politikën fiskale gjermane. Në nëntor 2024, qeveria e mëparshme ra për shkak të një konflikti mbi financimin e buxhetit.

Zgjedhjet e reja u mbajtën në shkurt 2025 dhe tani në pushtet janë kristiandemokratët dhe socialdemokratët. Problemi i arkës së zbrazët të shtetit do të zgjidhet duke marrë hua në një shkallë të paparë. Edhe para se të merrnin pushtetin, partnerët e koalicionit, me pëlqimin e të Gjelbërve, miratuan një paketë të madhe financiare për vitet e ardhshme - 500 miliardë euro për investime në infrastrukturën e lënë pas dore. Praktikisht nuk ka asnjë limit huamarrjeje për armatosjen e Bundeswehrit dhe rritjen e aftësive mbrojtëse të Gjermanisë.

Qindra miliarda investime

Planet e Klingbeil rreth 50 ditë pas marrjes së pushtetit tregojnë se çfarë do të thotë kjo. Shpenzimet buxhetore të këtij viti janë planifikuar të jenë 503 miliardë euro, nga të cilat rreth 143 miliardë do të financohen përmes kredive.

Në vitet e ardhshme, borxhi do të rritet dhe në total duhet të arrijë në 847 miliardë euro. Këto janë vlera rekord të paprecedentë, por zëvendëskancelari i ka mbrojtur me forcë planet e tilla. Gjermania ka një borxh prej 63 për qind të PBB-së së saj, që është dukshëm më i ulët se vendet e tjera, borxhi i të cilave ndonjëherë është më i lartë se 100 për qind.

Kritika ndaj "frenit të borxhit"

Asgjë nuk është më e shtrenjtë se ngecja ekonomike e viteve të fundit, thekson Klingbeil. "Ndryshe prej disa paraardhësve të mi, unë nuk kam ndonjë motivim të veçantë për të ruajtur paratë dhe për të mos i shpenzuar ato, nëse shoh se asgjë nuk po përparon në vend", kritikon ai këmbënguljen e ministrave të mëparshëm të Financave për ekuilibrin fiskal.

Ky ekuilibër është i futur edhe në Kushtetutë dhe në fakt përcakton që shteti mund të shpenzojë vetëm aq para sa mbledh. Për të përjashtuar programin e investimeve dhe rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes nga e ashtuquajtura "freni i borxhit", ishte e nevojshme të ndryshohej Kushtetuta.

10% e buxhetit për interesa

Vendet e NATO-s kanë rënë dakord të investojnë pesë për qind të PBB-së së tyre në mbrojtje në afat të mesëm, nga të cilat 3.5 për qind në shpenzime tradicionale ushtarake. Klingbeil dëshiron ta arrijë këtë synim sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas planit të tij, buxheti i mbrojtjes i Gjermanisë gradualisht do të dyfishohet deri në vitin 2029 - në 152.8 miliardë euro. Kjo do të ishte 3.5 përqind. Klingbeil thotë se Gjermania duhet të jetë "e përgatitur në fushat e parandalimit dhe mbrojtjes".

Ana negative e huamarrjes është rritja e kostove të interesit. Ministria e Financave vlerëson se barra e interesit në vitin 2029 do të arrijë në pothuajse 62 miliardë euro.

Kjo është dyfishi i parashikimit për vitin 2025. Sipas planit financiar të qeverisë, dhjetë për qind e buxhetit duhet të ndahet për interesin deri në vitin 2029.

Ku mund të bëhen kursime?

Vetëm kostot e interesit janë arsye e mjaftueshme për të marrë në konsideratë masat e kursimit në buxhetin e rregullt në vitet e ardhshme. Konsolidimi është, sipas Klingbeil, një pjesë e fortë e planit të tij. Përveç kësaj, 100 miliardë euro në fonde speciale për Bundeswehrin, të cilat u ndanë në vitin 2022 pas pushtimit rus të Ukrainës, do të shpenzohen deri në vitin 2027.

Pjesa e shpenzimeve të mbrojtjes në buxhetin e rregullt do të rritet ndjeshëm, duke lënë pak hapësirë ​​për shpenzime të tjera. E Majta, e cila është në opozitë në Bundestag, ka qenë kritike e ashpër për këtë. Sipas tyre, qytetarët nuk kanë nevojë për "tanke, por për kopshte funksionale, autobusë dhe një tranzicion të përballueshëm energjetik".

Më pak para për mbrojtje sociale dhe mbrojtje të klimës?

Kritika po vijnë edhe nga shoqatat sociale. Organizata bamirëse e kishës protestante Diakonie beson se "investimet në infrastrukturën sociale dhe sigurimet shoqërore" janë shumë modeste. Siguria e brendshme dhe e jashtme përfshin gjithashtu "luftën kundër varfërisë, mbështetjen për fëmijët dhe të rinjtë, kujdesin për të moshuarit dhe të sëmurët, përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara, integrimin e refugjatëve, si dhe mbrojtjen e klimës me drejtësi sociale", thekson organizata humanitare ungjillore.

Të Gjelbrit, të cilët janë në opozitë në Bundestag, janë veçanërisht të shqetësuar që 100 miliardë eurot e destinuara për masat klimatike do të përdoren edhe për të financuar uljen e çmimeve të energjisë. Të Gjelbrit besojnë se mbrojtja e klimës po reduktohet në një artikull margjinal në buxhet.

Projektbuxheti për vitin 2025 shkon në Bundestag, ku së pari diskutohet në komisione dhe në një seancë plenare para pushimeve të verës, e ndoshta do të ndryshohen disa pika. Miratimi prite në shtator. Parlamenti në Gjermani ka autoritetin suprem mbi buxhetin.

Ndërkohë, ministri i Financave Lars Klingbeil po punon në një draft për vitin 2026, të cilin planifikon t'ia paraqesë kabinetit më 30 korrik. Duke filluar nga shtatori, ky buxhet do të jetë gjithashtu objekt debati në Bundestag, dhe do të miratohet deri në fund të nëntorit./DW

gjermani qeveria gjermane friedrich merz

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit