2 Prill 2023, 14:46
Nga A.B
Milo Gjukanoviç
MAL I ZI- Presidenti aktual i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, i cili synon një tjetër mandat, ka votuar sot në Podgoricë. Ai ishte nën shoqërimin e gruas Lidija dhe djalit Bllazha, të cilët u panë duke shkuar në një shkollë në Podgoricë për të votuar. Gjukanoviç foli për mediat, ndërsa tha se pret një proces zgjedhor të rregullt dhe beson se kjo është koha për rrugën evropiane të vendit që ai drejton.
“Është e rëndësishme që të gjithë qytetarët të mund të shprehin vullnetin e tyre dhe besoj se ashtu do të jetë. Është një moment i mirë që Mali i Zi të paralajmërojë rikthimin në rrugën e zhvillimit evropian, se po fillon një kohë e re më emirë ku Mali i Zi do të tregojë karakterin e vërtetë”, tha Gjukanoviç.
Mediat e pyetën Gjukanoviçin për raportet me Serbinë, kurse për këtë, kreu i Partisë Socialdemokrate tha:
“Marrëdhëniet me Serbinë do të jenë ashtu siç duhet dhe siç janë me fqinjët e tjerë. Sigurisht që mund të jenë më mirë, për sa më përket mua, ne kemi absolutisht një derë të hapur. Serbisë do t’i duhet të ndryshojë marrëdhëniet me fqinjët e saj, veçanërisht me Malin e Zi, ku po përpiqet të organizojë jetën e serbëve, por shteti i Malit të Zi duhet ta bëjë këtë. Asnjëherë nuk jemi përpjekur të ndërhyjmë në rregullimin e jetës së qytetarëve tanë në vende të tjera. Respektoni shtetin dhe atë që është dhe ju jeni të mirëseardhur këtu dhe do të merrni atë që prisni, por jo me koston e shtetësisë së Malit të Zi”, tha Gjukanoviç.
milo gjukanoviç zgjedhjet presidenciale ne mal te zi
Bota
2 Prill 2023, 14:31
A.B
Jorn Rohde
KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas deklaratave të zyrtarëve serb, të cil&e...
Bota
2 Prill 2023, 14:17
A.B
Hyra Thaçi
KOSOVË- Hyra Thaçi, nëna e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është fotografuar e veshu...
Bota
2 Prill 2023, 14:05
A.B
Dy kandidatet
MAL I ZI- Ditën e sotme, qytetarët malazez, iu janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ty...
Bota
2 Prill 2023, 14:00
A.B
Njerezit
KOSOVË- Një numër i madh i qytetarëve kanë nisur të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Pr...
Bota
2 Prill 2023, 13:58
A.B
Aleksander Vucic
SERBI- Presidenti Aleksandër Vuçiç është treguar i ashpër kur është pyetur nga gazetarët ...
Bota
2 Prill 2023, 13:30
A.B
Balona
MEKSIKË- Një balonë me ajër të nxehtë është përfshirë nga zjarri gjatë fluturimit mbi qy...
Bota
2 Prill 2023, 12:09
A.B
Jakov Milatoviç
MAL I ZI- Kandidati për presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviç, kishte shkuar në orët e para t&...
Bota
2 Prill 2023, 11:33
A.B
Votimi
BULLGARI- Votuesit në Bullgari iu janë drejtuar qendrave të votimit për zgjedhjet parlamentare të pesta të vendit n&eu...
Bota
2 Prill 2023, 11:30
A.B
Policia
KOSOVË- Policia e Kosovës është sulmuar në Mitrovicën e Veriut në orët e para të mëngjesit të...
Bota
2 Prill 2023, 11:01
A.B
Darka
SHBA- Darka Fude, që organizohet në Lower East Side është e pazakontë. E organizuar nga artistja dhe modelja Charlie Ann Max...