Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjurmët e plutoniumit në pluhur tregojnë se ato vinin nga provat bërthamore që zhvilluan Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.
EUROPA- Një ekip ndërkombëtar i klimatologëve ka zbuluar se pluhuri që arriti në Evropë në mars të vitit 2022 nga Saharaja përmbante izotopa radioaktivë, por burimi i tij nuk ishte testimi bërthamor francez në Algjeri gjatë viteve 1960, siç ishte menduar fillimisht. Në vend të kësaj, gjurmët e plutoniumit në pluhur tregojnë se ato vinin nga provat bërthamore që zhvilluan Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë. Ndërmjet vitit 1960 dhe 1966, Franca ka shpërthyer 17 bomba bërthamore në Saharë, kur Algjeria ende ishte nën kontrollin kolonial francez.
Edhe pse ata pretendonin se testet zhvilloheshin në zona të pabanuara, mijëra njerëz, përfshirë ushtarë francezë, ishin të ekspozuar ndaj rrezatimit. Disa burime vlerësojnë se deri në 60 mijë algjerianë ishin prekur nga provat bërthamore, ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Francës jep një numër dukshëm më të ulët, prej 27 mijë. Në muajin mars të vitit 2022, një stuhi e fuqishme ngriti pluhurin saharian dhe e çoi atë deri në Evropë. Shkencëtarët analizuan 53 mostra pluhuri të mbledhura nga lokacione të ndryshme dhe zbuluan praninë e izotopeve radioaktivë.
Megjithëse pluhuri vinte nga rajoni algjerian i Reganit, ku francezët kishin kryer prova bërthamore, raporti izotopik i plutoniumit nuk përputhej me atë që do të pritej nga bombat franceze (nën 0,07). Në vend të kësaj, me një raport mesatar prej 0,187, gjurmët përputheshin me provat bërthamore të SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik. Edhe pse as SHBA-ja dhe as Bashkimi Sovjetik nuk kishin testuar armët bërthamore në Saharë, shpërthimet e tyre në pjesë të tjera të botës ishin kaq të fuqishme sa që pjesët radioaktive arritën në shtresat e larta të atmosferës dhe u përhapën nëpër planet, duke përfshirë Saharën.
Sipas kërkimit, fuqia e shpërthimeve franceze përbënte vetëm 0,02 për qind të forcës totale të provave bërthamore që SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik zhvilluan midis viteve 1950 dhe 1970. Lajmi i mirë është se niveli i radioaktivitetit në pluhurin saharian që mbërriti në Evropë nuk paraqet rrezik për shëndetin. Sipas standardeve të Bashkimit Evropian, nivelet e detektuara të rrezatimit janë shumë nën kufijtë e sigurisë dhe nuk janë ndjeshëm më të larta se rrezatimi natyror në dhe.
foto ilustruese SHBA- Ekipet e kërkimit kanë gjetur trupat e 67 personave që humbën javën e kaluar në një aksident ...
Donald Trump SHBA- Presidenti Donald Trump u zotua të martën se Shtetet e Bashkuara do të merrnin përgjegjësinë e rindër...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump të martën tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga Këshilli i OKB-së për të ...
foto ilustruese SHBA- Qindra ushtarë meksikanë u dislokuan të martën në kufirin me Shtetet e Bashkuara, si pjesë e një m...
Foto ilustruese TIRANË- Komisioni Evropian po shqyrton një ligj të ri të BE-së për kthimin e emigrantëve, me shumë ...
Pamje nga vendi i ngjarjes SUEDI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me sulmin me armë të regjistruar në një sh...
Nënshkrimi i urdhrit ekzekutiv SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar sot një urdhër ekzekutiv për të tër...
Amorgos GREQI- Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orën 2...
foto ilustruese SHBA- Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), e cila menaxhon programet e ndihmës amerikane për vend...
ahmed al sharaa dhe erdogan ANKARA- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se me presidentin e përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa, ...