LIVE UPDATES
Bota

Gjykata e Lartë pritet të japë vendime për 3 çështje ndaj Trump/ A gëzon ish-Presidenti imunitet nga akuzat penale?

Brenda disa ditësh, ndoshta orësh nga njëra-tjera, gjykatësit do të vendosin nëse Donald Trump, gëzon imunitet nga ndjekja penale lidhur me përpjekjet e dyshuara për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 që ai i humbi.

24 Qershor 2024, 21:03 Nga E. D
Gjykata e Lartë pritet të japë vendime për 3
Donald Trump

SHBA- Në ditët në vijim Gjykata e Lartë pritet të dalë me vendime për tre çështje të veçanta që rrjedhin drejtpërdrejt nga sulmi i dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar të vitit 2021, në një kombim të pazakontë të këtij lloji.

Brenda disa ditësh, ndoshta orësh nga njëra-tjera, gjykatësit do të vendosin nëse Donald Trump, gëzon imunitet nga ndjekja penale lidhur me përpjekjet e dyshuara për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 që ai i humbi.

Po kështu anëtarët e gjykatës do të vendosin nëse mbështetësit e zotit Trump që sulmuan Kapitolin mund të ndiqen penalisht nën akuzat për pengim të një procesi zyrtar.

Rasti i tretë lidhet me ish-këshilltarin e zotit Trump, Steve Bannon.

Ky i fundit ka kërkuar nga Gjykata e Lartë që ta shtyjë fillimin e dënimit të tij me burg deri në përfundim të procesit të apelimit. Ai u dënua nën akuza për shkelje të një urdhri për të dëshmuar përpara komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve që hetoi sulmin ndaj Kapitolit.

Nga këndvështrimi i zotit Trump dhe aleatëve të tij, vendimet mund të mbështesin pretendimet e tyre se Departamenti i Drejtësisë i ka trajtuar në mënyrë të padrejtë të pandehurit e trazirave të Kapitolit. Trazirat rezultuan në më shumë se 1,400 ndjekje penale, dënim të mbi 200 persona dhe më shumë se 850 që pranuar fajësinë për vepra penale.

Kjo nuk e ka penguar zotin Trump dhe aleatët e tij të pretendojnë se Departamenti i Drejtësisë i ka trajtuar padrejtësisht të pandehurit e trazirave të Kapitolit. Vendimi i gjykatës mund t'u japë atyre më shumë arsye për të kundërshtuar akuzat.

Trajtimi nga ana e gjykatës të çështjes së imunitetit ka provokuar tashmë kritika, që nga fakti që gjyqtarët pranuan ta marrin në shqyrtim çështjen - veçanërisht duke pasur parasysh një vendim unanim të gjykatës federale të apelit që hodhi poshtë kërkesën e zotit Trump - dhe së fundmi lidhur me faktin që ata nuk kanë marrë ende një vendim mbi çështjen.

Edhe nëse gjykata pranon një lloj imuneti të kufizuar për ish-presidenti, ose refuzon tërësisht pretendimet e tij, duke lejuar që gjyqi ndaj tij për ndërhyrje në zgjedhje të vazhdojë në Uashington, nuk pritet që gjyqi të përfundojë para zgjedhjeve, sipas profesoreshës së drejtësisë në Universitetin e Miçiganit, Leah Litman.

Ndërsa gjykata ka lëvizur më me shpejti se zakonisht në shqyrtimin e çështjes së imunitetit, ajo ka vepruar shumë më shpejt në çështje të tjera që përfshijnë kompetencat presidenciale, përfshirë rastin e kasetave të skandalit Uotërgejt. Gati 50 vjet më parë, gjykata vendosi 8-0 vetëm për 16 ditë pasi dëgjoi argumentet se Richard Nixon duhej të dorëzonte regjistrimet e bisedave të bëra në Zyrën Ovale, duke hedhur poshtë pretendimin e tij se gëzonte privilegj ekzekutiv.

Në mars, gjyqtarëve iu deshën më pak se një muaj pas dëgjimit të argumenteve, për të vendosur njëzëri se "neni i kryengritjes" në Kushtetutën amerikane vendosur pas Luftës Civile, nuk mund të përdorej nga shtetet për ta përjashtuar zotin Trump nga gara presidenciale./VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet