E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Marrëveshja e vitit 2018 me Greqinë, e cila pretendon Maqedoninë si emrin e një prej rajoneve të saj, u nënshkrua nga qeveria e qendrës së majtë që Mickoski e mposhti në zgjedhjet e 8 majit
MAQEDONIA E VEIUT- Greqia akuzoi të hënën qeverinë e re të qendrës së djathtë të Maqedonisë së Veriut për thyerjen e marrëveshjes historike për emrin e vendit, duke paralajmëruar se kjo mund të dëmtojë shpresat e saj për tu bashkuar një ditë me Bashkimin Evropian. Athina zyrtare ka reaguar një ditë pasi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski përdori vazhdimisht emrin e vjetër, Maqedoni, duke thënë se ai e konsideronte emrin e ri të vendit të tij, sipas marrëveshjes, të turpshëm.
Marrëveshja e vitit 2018 me Greqinë, e cila pretendon Maqedoninë si emrin e një prej rajoneve të saj, u nënshkrua nga qeveria e qendrës së majtë që Mickoski e mposhti në zgjedhjet e 8 majit. Ajo i dha fund një grindjeje dekadash mbi historinë dhe trashëgiminë kulturore, dhe përcaktoi që vendi do të miratonte zyrtarisht emrin e ri, Maqedonia e Veriut.
Marrëveshja ia mundësoi Maqedonisë së Veriut që më vonë të anëtarësohej në NATO. Duke folur në Parlament të dielën, përpara një votimi për të miratuar qeverinë e tij të re, Mickoski përdori vazhdimisht emrin e vjetër, Maqedoni. Por pak më vonë në betimin e tij zyrtar, ai përdori emrin e plotë zyrtar të vendit.
“(Unë) do të duhet të kapitulloj para jush dhe ta them atë mbiemër të turpshëm, sepse është, për fat të keq, pjesë e ligjit dhe Kushtetutës që duhet ta respektoj si kryetar i qeverisë”, u ka thënë Mickoski deputetëve.
Si një anëtare e BE-së, Greqia mund të pengojë pranimin e fqinjit të saj, gjë që një tjetër fqinj dhe anëtar i ballkanik i bllokut, Bullgaria, po e bën tashmë për një mosmarrëveshje të veçantë me Maqedoninë e Veriut në lidhje me çështjet e pakicave.
Të hënën, ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis, ka thënë se pranimi i Maqedonisë së Veriut në BE do të ishte i paimagjinueshëm dhe i papranueshëm pa respektimin e plotë dhe të pakushtëzuar të së drejtës ndërkombëtare, përfshirë marrëveshjen e emrit me Greqinë. Gerapetritis ka thënë se lidershipi i ri i Maqedonisë së Veriut ka vendosur, sistematikisht dhe me këmbëngulje, të mos e përdorë (emrin Maqedonia e Veriut) brenda vendit në diskursin publik.
“Kjo është një shkelje e qartë që kërkon përdorimin e emrit Maqedonia e Veriut si brenda dhe jashtë vendit”, ka deklaruar ai.
Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, e zgjedhur gjithashtu në maj dhe e mbështetur nga partia VMRO-DPMNE e Mickoskit, ngacmoi zyrtarët grekë dhe të BE-së muajin e kaluar duke e quajtur vendin e saj Maqedoni, gjatë betimit të saj për detyrën. Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova më vonë insistoi se ajo kishte të drejtë njerëzore t’i referohej vendit ashtu siç dëshironte.
pamje nga vendngjarja INDONEZI- Pamjet rrëqethëse nga kamerat e sigurisë shfaqin momentin kur një 22-vjeçare gjatë palestr&...
Foto ilustruese SPANJË- Parlamenti spanjoll do të diskutojë ditën e nesërne nismën e grupit parlamentar të separatist&eu...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të dielën se faza intensive e luftës me Hamasin në Gaza ë...
Joe Biden dhe Donald Trump SHBA- Këtë të enjte, në orën 9 të darkës, presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trum...
pamje nga vendngjarja KOREJA E JUGUT- Zjarri i cili shpërtheu në një fabrikë në Korenë e Jugut ku dyshohet se është...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dje, iu ka bërë thirrje pjesëtarëve t...
Viktor Orban BRUKSEL- Kryeministri hungarez Viktor Orban ka kërkuar që Ursula von der Leyen të zëvendësohet si presidente e Komisi...
Foto ilustruese SHBA- Gjetjet paraprake të hetimit të Komisionit Evropian tregojnë se Apple po shkel ligjet e reja të BE-s&eu...
foto ilustruese GREQI- Momente makthi ka përjetuar pak ditë më parë një vajzë në Pire të Greqisë, kur ësh...
ministrat LUKSEMBURG- Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian thanë të hënën se blloku duhet të vazhdojë p...