LIVE UPDATES
Bota

“S’ka ushtar që fle mirë pas luftës”, veteranët mbeten pa rehabilitim psiko-social

Pas një kohë pritjeje, ai u nis drejt Grykës së Shalës, u takua me një ushtar tjetër dhe u vendosën pranë vendit të njohur si Lugu i Unazës, bashkë me ushtarë të tjerë. Kujton se nga rezistenca e ushtarëve në vijën e frontit, civilët e grumbulluar në Shalë atë ditë kishin shpëtuar.

24 Qershor 2024, 20:20 Nga N.F
“S’ka ushtar që fle mirë pas luftës”,
Foto ilustruese

KOSOVË- Një armë, pak fishekë, një shok pranë krahut. Në mes të vitit 1998, Bekim Shala qëndroi për gjysmë ore i pozicionuar pranë xhamisë në fshatin e tij të lindjes, Shalë e Lipjanit - pjesa qendrore e Kosovës. Ai dhe shoku i tij i luftës prisnin që të përballeshin me forcat serbe. Edhe pse jo mjaftueshëm të armatosur, ata kishin dalë aty në mbrojtje të mijëra refugjatëve të strehuar në atë kohë në Shalë.

“Një ndjenjë e jashtëzakonshme kur ti e pret një armik. Nuk e di se a do të të dalë me autoblinda, tanke apo çfarë... Ndërsa, ti je vetëm me një pushkë dhe pak fishekë”, thotë Shala për Radion Evropa e Lirë.

Pas një kohë pritjeje, ai u nis drejt Grykës së Shalës, u takua me një ushtar tjetër dhe u vendosën pranë vendit të njohur si Lugu i Unazës, bashkë me ushtarë të tjerë. Kujton se nga rezistenca e ushtarëve në vijën e frontit, civilët e grumbulluar në Shalë atë ditë kishin shpëtuar.

Kjo nuk ishte hera e parë që Shala kishte marrë armë në duar, i gatshëm për të vdekur. Atëkohë vetëm 23-vjeçar, Shala tregon se si ishte detyruar ta mendonte vdekjen disa herë. Por, ai thotë se, më shumë sesa jeta e tij, rëndësi për të kishin jetët e civilëve në fshat. Ndjenja e përgjegjësisë nuk e linte të flinte asnjë natë rehat, pasi që rrinte duke dëgjuar për ndonjë krismë, ndonjë të bërtitur, ndonjë zhurmë...

“Nuk ka person që është rehatuar ndonjë natë. Prej atëherë, nuk mendoj që ka ushtar të UÇK-së që bën gjumë të mirë për shkak të koncentrimit maksimal që duhej ta kishim gjatë luftës”, thotë Shala, mbi 25 vjet pas.

Shala kontribuoi në UÇK kryesisht në aspektin logjistik, si për rekrutim të ushtarëve të rinj. Pak ditë pas përfundimit të luftës, ai humbi njërën këmbë pasi ra në mina, teksa, bashkë me pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, tentonin t’i izolonin disa zona.

“Pastaj, pjesa e pasluftës ka qenë më e vështirë, sidomos për ne që kemi humbur gjymtyrë. Është dashur të ringjallemi edhe një herë, t’i mbledhim forcat fizike e psikologjike për t’u ngritur edhe një herë në këmbë”, thotë ai.

Për Shalën, rimëkëmbja nuk vonoi. Ai nisi studimet për pedagogji në Fakultetin Filozofik menjëherë dhe në vitin 2001 u punësua si mësimdhënës i psikologjisë. Në këta libra, ai gjeti ndihmën që i duhej.

“Një këshillë psikologjike është sikur të ta japin një mal me para... shpesh mund të ta zgjidhë një problem”, thotë ai.

Por, për shokët e tij të luftës, Shala shpeshherë ka përjetuar zhgënjim kur i ka parë të rënduar emocionalisht, për shkak të problemeve për të gjetur strehim, para apo punë. Vëllai i tij i vogël, i cili gjithashtu ishte pjesë e UÇK-së, u detyrua të emigronte, për shkak të kushteve jo të mira. Shala thotë se ka veteranë që kanë kryer vetëvrasje, si pasojë e problemeve që u janë shfaqur pas luftës.

“Te ne, pas luftës, s’ka pasur as degë të psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, s’ka pasur person që të merrej me këta individë. Ndihma më e madhe ka qenë familja”, thotë Shala.

Që nga viti 2015, veteranët e luftës së viteve 1998/99 në Kosovë, që kanë qenë të papunësuar, marrin pension mujor prej 170 eurosh. Sipas të dhënave të Qeverisë së Kosovës, statusin e veteranit luftëtar e kanë mbi 53 mijë persona, kurse, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gati 37 mijë janë përfitues nga skema për veteranët e luftës.

Por, atyre nuk u është ofruar ndonjë shërbim falas për trajtimin e traumave të përjetuara gjatë luftës. As Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e as Ministria e Shëndetësisë nuk iu përgjigjën interesimit të REL-it për këtë temë.

Themelimi i Qendrës së Stresit Posttraumatik për Veteranët e UÇK-së u parapa me Ligjin për Veteranët, të miratuar në vitin 2014. Por, edhe një dekadë më vonë, themelimi i kësaj qendre nuk u realizua.

“Sot e asaj dite ka mbetur vetëm në letër”, thotë Xhevdet Qeriqi, kryetar i degës së Fushë Kosovës të Shoqatës së Invalidëve të Luftës, për REL-in.

Ai thotë se, që nga paslufta, janë rreth 100 veteranë, të cilët kanë kryer vetëvrasje. Të dhëna lidhur me problemet psiko-sociale të veteranëve të luftës së fundit në Kosovë, nuk ka. Një nga studimet e pakta lidhur me këtë, i publikuar nga psikiatri Ramadan Halimi në vitin 2015, gjeti se 52.6 për qind e veteranëve të përfshirë në studim vuanin nga çrregullimi i stresit post-traumatik (ÇSPT).

Sipas Shoqatës Amerikane të Psikiatrisë, ÇSPT-ja është “një çrregullim psikiatrik që mund të shfaqet te njerëzit që kanë përjetuar një ngjarje traumatike” dhe që manifestohet me “mendime dhe ndjenja të forta e shqetësuese, që lidhen me përvojën e tyre dhe që zgjasin edhe pas përfundimit të ngjarjes traumatike”.

Në studimin e titulluar “Karakteristikat psiko-sociale të veteranëve të luftës së Kosovës”, Halimi vërejti edhe shkallë të lartë të rrezikut për vetëvrasje, të urrejtjes dhe të dëshirës për hakmarrje. Tani, nëntë vjet pas publikimit të këtij hulumtimi, ai shpreh shqetësimin se kjo fushë mbetet ende e nënstudiuar në Kosovë.

“Nuk e dimë se sa është realisht i shprehur ky problem. E, kur nuk e dimë, atëherë e shohim vetëm majën e akullnajës. Mjafton një ekspozim ndaj një ngjarjeje si e Banjskës [v.j. sulm i armatosur në veri të Kosovës më 2023], apo një lufte në afërsi, që t’ua rikujtojë atyre traumën dhe të rishfaqen problemet”, thotë Halimi për REL-in.

Ai thotë se tani në Kosovë ka mjaftueshëm psikologë klinikë që do të mund t’i trajtonin veteranët që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

“Ne nuk kemi pasur ushtri të rregullt si në vendet e tjera në botë. Te ne s’ka pasur trajnim të duhur, furnizim të duhur, ushtarët s’kanë pasur ta mbrojnë vetëm veten ose shokun, por edhe popullatën e zhvendosur dhe familjen. Presioni psikologjik tek ata ka qenë më i madh sesa në ushtritë e tjera në botë”, shton ai.

E, përkundër që thotë se pritshmëritë që ushtarët e UÇK-së të përballen me probleme të shëndetit mendor kanë qenë të larta, për një kohë të gjatë ka qenë stigma ajo që i ka bërë të hezitojnë të marrin shërbime psikologjike.

“Është mentaliteti që nëse frikësohesh, nuk je burrë. ‘Po u frikësove, gjithë atë burrëri që e ke bërë, e ke vënë në pikëpyetje’. Kjo e ka zgjatur periudhën derisa është kërkuar ndihmë”, thotë Halimi.

Në mungesë të një shërbimi psikologjik të specializuar e falas për veteranët, ata shpeshherë kanë gjetur mbështetje te njëri tjetri, thotë ish-pjesëtari i UÇK-së, Shala.

“Aq të lidhur janë ushtarët, saqë nuk e ndiejnë as dallimin në moshë mes vete. Thjesht, ndihen krenarë që kanë kontribuar për vendin e tyre”, thotë ai./ REL

kosove lufte uck

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje