LIVE UPDATES
Bota

Trafikonin emigrantë drejt Britanisë, goditet grupi në Gjermani/ Hetuesit: Jetët e emigrantëve nuk kanë rëndësi për kriminelët

Të koordinuar me Europolin, shërbimet franceze të sigurisë dhe policia britanike pas muajsh kanë mbledhur të dhëna, ndërsa operacioni u zhvillua të mërkurën në qytetet e Gjermanisë perëndimore, ku besohet se bandat kanë blerë varka të vogla dhe kanë gjetur emigrantë që dëshironin të iknin drejt Britanisë nga Franca përmes Kanalit.

4 Dhjetor 2024, 17:04 Nga E. D
Trafikonin emigrantë drejt Britanisë, goditet grupi në Gjermani/
foto ilustruese

GJERMANI- Policia ka kryer bastisje në disa qytete në Gjermani dhe Francë në një operacion të koordinuar ndërkombëtarisht për të goditur një rrjet që dyshohet për kontrabandimin e emigrantëve drejt Britanisë së Madhe me varka të vogla. Të koordinuar me Europolin, shërbimet franceze të sigurisë dhe policia britanike pas muajsh kanë mbledhur të dhëna, ndërsa operacioni u zhvillua të mërkurën në qytetet e Gjermanisë perëndimore, ku besohet se bandat kanë blerë varka të vogla dhe kanë gjetur emigrantë që dëshironin të iknin drejt Britanisë nga Franca përmes Kanalit.

Një rrjet i kurdëve të Irakut, disa prej të cilëve besohet se jetojnë në strehimore azilkërkuesish në shtetin perëndimor të Rhein-Westfalisë (NRW) akuzohet për kontrabandë migrantësh të parregullt nga Lindja e Mesme dhe Afrika Lindore në Francë dhe MB, duke përdorur varka të vogla. Më shumë se 500 oficerë morën pjesë në operacion, i cili lidhej me 10 urdhër-arreste ndërkombëtare, në lokacione që varionin nga strehimoret e azilkërkuesve deri te shtëpitë dhe magazinat private në qytetet Essen, Bochum, Gelsenkirchen në NRW dhe shtetin jugor të Baden-Württemberg, si dhe të tjera qytete në Francë.

Policia gjermane tha gjithashtu se urdhrat e arrestit ishin lëshuar nga një gjykatë në qytetin francez të Lille. Një fokus i veçantë ishte një strehë e azilkërkuesve në Essen, e cila u rrethua nga policia mëngjesin e së mërkurës, sipas tabloidit Bild. Forcat speciale gjermane si dhe njësitë anti-terroriste GSG 9 udhëhoqën operacionin, të ndihmuar nga më shumë se 20 hetues francezë dhe britanikë, si dhe zyrtarë të agjencisë së zbatimit të ligjit të Bashkimit Evropian, Europol.

Policia britanike dhe franceze thuhet se ishin në terren gjatë operacionit në Gjermani. Në shkurt, 19 persona u arrestuan pas bastisjeve që kishin në shënjestër një rrjet tjetër irakiano-kurd pas një hetimi nga autoritetet belge, franceze dhe gjermane. Sipas hetuesve, bandat e reja të kontrabandës po shfaqen vazhdimisht. Një hetues tha për mediat gjermane se kontrabanda me njerëz ishte shpesh më fitimprurëse sesa tregtia e drogës.

“Ndonjëherë është e mundur të fitosh më shumë para me kontrabandën e njerëzve sesa me tregtinë ndërkombëtare të drogës. Sirianët paguajnë deri në 10,000 euro për person për t’u kontrabanduar. Një gomone e mbushur shpejt mund të arrijë në disa qindra mijëra euro. Jetët e emigrantëve nuk kanë asnjë rëndësi për kriminelët”, tha ai.

Të dyshuarit në bastisjen e shkurtit ishin të gjithë me bazë në Gjermani. Banda përdorte gomone me ajër për kontrabandimin e emigrantëve drejt Britanisë nga plazhet pranë qytetit port francez të Calais. Kontrabanda e emigrantëve me varka të vogla nëpërmjet Francës në Britani është rritur që nga viti 2019. Vitin e kaluar, rreth 30,000 migrantë në 600 varka arritën në Mbretërinë e Bashkuar, sipas Europol. Kjo shënoi një rritje prej më shumë se 60% krahasuar me vitin 2022, dhe niveli më i lartë i kontrabandës që nga kulmi i krizës së refugjatëve të vitit 2016. Policia federale gjermane tha se kishte nisur hetimet për 4400 të dyshuar për kontrabandë me qenie njerëzore.

Po ashtu politikanët gjermanë janë nën presion të madh për të ulur nivelin e të ashtuquajturit emigracion ilegal në Gjermani, i cili është një nga çështjet kryesore përpara zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen në shkurt dhe është një çështje e nxehtë për të majtën dhe atë të largët. Intensifikimi i fundit i konfliktit në Siri ka ngritur shqetësimet se kontrabandistët e qenieve njerëzore do të përpiqen të shfrytëzojnë më tej sirianët të cilët edhe një herë po detyrohen të ikin në vende më të sigurta, dhe kështu të rrisin nivelet e migrimit akoma më tej.

gjermani france emigrantëve

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën