LIVE UPDATES
Aktualitet

"Google Maps përmirëson ndjeshëm informacionin për transportin urban!" Tashmë "gjurmim" në kohë reale se ku ndodhet dhe për sa minuta vjen autobusi

Me përditësimin më të fundit të Google Maps, përdoruesit kanë më në fund akses në informacion të saktë dhe në kohë reale për transportin publik në Shqipëri, duke e bërë orientimin shumë më të lehtë.

7 Gusht 2025, 16:34 Nga M.B
"Google Maps përmirëson ndjeshëm informacionin për
Foto ilustruese

TIRANA- Pas integrimit të linjave të transportit publik ndërqytetas në fillim të këtij viti, Google Maps ka përmirësuar ndjeshëm informacionin për transportin urban në Shqipëri, duke shtuar të dhëna në kohë reale për oraret, ndalesat dhe pozicionin e mjeteve.

Tashmë përdoruesit në Tiranë dhe qytete të tjera mund të shohin në aplikacion kur mbërrin autobusi, nëse ka vonesa, sa persona ndodhen brenda mjetit (nëse është i mbingarkuar apo jo), si dhe orarin e saktë të autobusit pasardhës, së bashku me vendndodhjen aktuale të mjetit që po presin.

Kjo përbën një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me situatën e mëparshme, ku të dhënat për linjat urbane ishin të pasakta, shpesh konfuze edhe për vendasit. Para datës 8 janar 2025, transporti publik në Shqipëri nuk ishte fare i integruar në Google Maps. Aplikacioni nuk shfaqte as linjat e autobusëve, as ndalesat, as oraret, duke e bërë orientimin pothuajse të pamundur për përdoruesit,  veçanërisht për turistët e huaj që mbështeten tek platformat dixhitale për lëvizje urbane. Mungesa e këtij informacioni thellonte kaosin në një sistem transporti që edhe vetë vendasit e kishin të vështirë ta kuptonin.

Me përditësimin më të fundit të Google Maps, përdoruesit kanë më në fund akses në informacion të saktë dhe në kohë reale për transportin publik në Shqipëri, duke e bërë orientimin shumë më të lehtë. Tani, për të shkuar nga qendra e Tiranës në Komunën e Parisit, Google Maps tregon qartë linjën A1 (Selitë), kohëzgjatjen (12 minuta) dhe faktin që autobusi është në kohë, pak i mbushur dhe me ndalesat e listuara saktësisht.

Po ashtu, për itinerarin Ali Demi – Aeroporti i Tiranës, aplikacioni sugjeron kombinimin më të shpejtë: linjën 5A ( Ish Uzina e Autotraktorëve), ndalesat përkatëse dhe lidhjen direkte me autobusin e linjës aeroportit që niset me orar të saktë. Google Maps me të dhëna në kohë reale është një zhvillim i vonuar, por i mirëpritur jo vetëm nga vendasit por edhe nga vizitorët e huaj.

Më herët, për turistët, mungesa e të dhënave në Google Maps u shkaktonte vështirësi serioze në orientim, duke i detyruar të shmangnin krejtësisht transportin public. Leticia, një turiste nga Italia, ndau në TikTok përvojën e saj pozitive në Shqipëri, por theksoi se “transporti publik ishte sfida më e madhe”, për shkak të mungesës së informacionit të qartë dhe të besueshëm në aplikacion. Me përmirësimet e fundit, raste si ky pritet të jenë gjithnjë e më të rralla.

Ky është një hap konkret drejt modernizimit të infrastrukturës dixhitale të transportit dhe një ndihmë reale për të gjithë përdoruesit, vendas dhe të huaj. Me rritjen e Shqipërisë si një destinacion turistik në vitet e fundit, nevoja për të përmirësuar qasjen dhe transparencën në transportin publik është bërë e domosdoshme.

Për shkak të mungesës së një linje hekurudhore funksionale, autobusët mbeten mjeti i vetëm real i transportit publik ndërurban, ndaj përfshirja e tyre në Google Maps ishte një hap i rëndësishëm por edhe i vonuar drejt lehtësimit të lëvizjes për vizitorët dhe përmirësimit të përvojës urbane./ Monitor

google maps

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë