Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ermir Ndrejaj është një nga 4 të arrestuarit të cilët u vendosën në pranga pas operacionit të zhvilluar nga policia një javë më parë me urdhër të SPAK. Ndrejaj u prangos së bashku me vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosman pas përgjimeve të komunikimit në SKYECC. Lidhur me të raportohet se vuan nga leuçemia dhe ky mund të konsiderohet si një nga rastet ku qëndrimin në burg mund të rrezikojë jetën e individit.
TIRANA- Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar në lidhje me vdekjen e të burgosurit Besnik Koçiu, i cili ndërroi jetë vetëm 8 ditë pasi u arrestua. Në një deklaratë pasi familjarët e të ndjerit përmes një letre të hapur bënin apel për hetimin e humbjes së jetës së tij, KSHH shprehet se 50-vjeçari kishte bërë kërkesa të përsëritura për t’u dërguar në spital.
Ankesa, deklarata ndoshta edhe dëshmi e kanë ngritur çështjen e trajtimit të të burgosurve apo të paraburgosurve në një tjetër nivel së fundmi. Ankesat të shtuara këto kohë për trajtim jo të duhur në burgje ka patur nga personazhe të njohur e kjo ka bërë që vëmendje të kthehet edhe nga personat që nuk kanë patur një status publik.
Pak ditë më parë Avokati i Popullit ka nisur hetimet për mënyrën e trajtimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë kohës së paraburgimit. Verifikimet janë fokusuar në shoqërimin e tij nga ambientet e paraburgimit në Durrës drejt një klinike private, ku ai iu nënshtrua disa analizave mjekësore.
Pak ditë më parë u raportua se Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca bashkë me Komisionerin për Parandalimin e Torturës kanë zhvilluar një vizitë në qelitë e paraburgimit 313. Ata kanë kryer një takim me presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën, ku kanë dëgjuar pretendimet e ngritura nga për mënyrën e arrestimit.
Ndërkohë ditën e hënë, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, pas daljes nga ambientet e SPAK ka komentuar hetimet e nisura nga Avokati i Popullit për trajtimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kreut të PL-së Ilir Meta në qeli. Berisha tha se rasti i Metës është i paimagjinueshë, sepse shkojnë tre familjarë, motra me fëmijët dhe njërit nga fëmijët i thonë, jo, lejohen vetëm tre. Ai shtoi se me Veliajn janë sjellë në mënyrën më të papranueshme.
"Çfarë nevoje kishte të shkruante statuse se Olsi Dado është i tillë dhe atillë, dhe Altin Dumani është heroi siç donte Edi Rama, në një kohë kur ai ishte i zhytur. Ju e patë vetë që paratë binin si nga qielli te Velica, me kompani me këto. Çfarë nevoje kishte ta bënte këtë? Ua them unë, kishte nevojë se Edi Rama donte me çdo kush të zemëronte gjykatësit dhe prokurorët me të dhe ta mbante aty ku është. Kjo për mua është shumë e dënueshme, sepse kjo përbën vepër penale në vetvete", tha Berisha.
Gjithashtu ai u shpreh se thuhet që Veliajn e kanë keqtrajtuar. Sipas Berishë në vizitën e tij në paraburgim, Ulsi Manja është shoqëruar nga një biznesmen. Kryedemokrati tha se të gjitha të dhënat janë se, biznesmeni ka qenë përfaqësuesi kryesor i klanit ‘Troplini’ "të cilët i çojnë për t'i dhënë ultimatum që, po fole këto pëson gruaja, këto pëson fëmija, këto pëson gjyshja, këto pëson gjyshi dhe me radhë."
"Me Erion Veliajn janë sjellë në mënyrën më të papranueshme. Dhe të jeni të sigurtë, që për Erion Veliajn kam konsideratën më të keqe. Ua them këtu. Mund të flas shumë, shumë kohë dhe ndonjë ligësi njerëzore si atë nuk njoh, përveç Edi Ramës. Por tani është seç është, por të drejtat e tij nuk mund të përcaktohen nga vullneti im. Të drejtat e tij janë të drejtat e një qytetari të garantuar me ligj dhe kushtetutë....
E dyta, thuhet që e kanë keqtrajtuar. Vizita e Ulsi Manjës. Në këtë vizitë Ulsi Manja është shoqëruar nga një biznesmen. Të gjitha të dhënat janë se, biznesmeni ka qenë përfaqësuesi kryesor i klanit ‘Troplini’ të cilët i çojnë, ua kanë dërguar dhe të tjerëve për ti dhënë ultimatum që, po fole këto pëson gruaja, këto pëson fëmija, këto pëson gjyshja, këto pëson gjyshi dhe me radhë. Edhe kjo është një akt absolutisht i papranueshëm dhe i dënueshëm. Këto qëndroj unë për këto dhe më vjen mirë që Avokati i Popullit është marrë dhe po merret", tha Berisha.
Davide Pecorelli
Nga ana tjetër, ankesat nuk kanë munguar as nga biznesmeni italian Davide Pecorelli, i burgosur te 313 në Tiranë. Ai ka ndërprerë grevën e urisë që kishte nisur më 16 korrik. Pecorelli është shprehur se gjatë kësaj kohe ka humbur 6 kilogram. Greva e tij e urisë bazohet te mosdorëzimi, mbi dy muaj pas arrestimit, i arsyetimit të vendimit gjyqësor, gjë që e pengon të bëjë ankim. Në letrën ku denonconte kushtet e tij të izolimit dhe njoftonte fillimin e grevës së urisë shprehej se jeton në një qeli prej 16 m² me 8 persona të tjerë, pa ujë të rrjedhshëm dhe me minj në tualet.
Ermir Ndrejaj
Ermir Ndrejaj është një nga 4 të arrestuarit të cilët u vendosën në pranga pas operacionit të zhvilluar nga policia një javë më parë me urdhër të SPAK. Ndrejaj u prangos së bashku me vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosman pas përgjimeve të komunikimit në SKYECC. Lidhur me të raportohet se vuan nga leuçemia dhe ky mund të konsiderohet si një nga rastet ku qëndrimin në burg mund të rrezikojë jetën e individit.
pamje nga zjarri VLORË- Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish nga flakët. Siç shihet ed...
pamje nga zjarri PATOS- Vatra e zjarrit në zonat e Drenies dhe Gjinoqarës po vazhdon të përhapet me shpejtësi. Situata ka da...
foto ilustruese TIRANË- Besnik Koçiu, 51-vjeç humbi jetën në burgun 313 pas problemeve shëndetësore. Lidhur me vdekj...
Foto ilustruese KOSOVA- Kosova po përballet me njërën prej krizave më të thella politike prej shpalljes së pavarësis&eum...
Genard Hajdini TIRANA- Policia në Tiranë ka identifikuar personin që dyshohet se goditi me grusht personazhin e rrjeteve sociale, Genar...
foto ilustruese TIRANË- Prej afro dy javësh opinionit publik shqiptar i është prezantuar një draft mbi Kodin e ri Penal. Doku...
flodian plaku VLORË- Gjykata e Vlorës ka caktuar "arrest me burg" për tre nga personat që ndihmuan Flodian Plakun teksa ishte në ...
Foto ilustruese TIRANA- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar sot se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 21 vatra zjarri, nga t&e...
foto ilustruese TIRANË- Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, që nga nisja e funksionimit të saj ka kryer 21 i...
Foto nga vendi i ngjarjes FIER- Ilir Pujo, shoferi i automjetit “Volkswagen” që aksidentoi për vdekje në Levan, Luftar Bra&...