Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Reuters shkruan se, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se dëshiron kontroll të plotë të Groenlandës, një territor autonom i Danimarkës, nga SHBA-ja për arsye sigurie kombëtare.
RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të martën se Groenlanda nuk ishte një pjesë natyrale e Danimarkës dhe se problemi i ish-territoreve koloniale po bëhej gjithnjë e më akut. Rusia ka reaguar me gëzim ndaj përçarjes në rritje midis SHBA-së dhe Evropës për Groenlandën, por është zemëruar ndaj sugjerimit të Trump se Moska po kërkon gjithashtu kontroll mbi ishullin.
Reuters shkruan se, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se dëshiron kontroll të plotë të Groenlandës, një territor autonom i Danimarkës, nga SHBA-ja për arsye sigurie kombëtare. Të shtunën ai njoftoi tarifa për importet nga aleatët evropianë që kundërshtojnë një marrje të mundshme të territorit nga SHBA-ja.
Ndërkohë, duke folur në një konferencë për shtyp në Moskë të martën, Lavrov tha se Rusia nuk kishte interes të ndërhynte në punët e Groenlandës dhe se Uashingtoni e dinte që vetë Moska nuk kishte plane për të marrë kontrollin e ishullit.
“Në parim, Groenlanda nuk është pjesë natyrore e Danimarkës, apo jo? Nuk ishte as pjesë natyrale e Norvegjisë dhe as pjesë natyrale e Danimarkës. Është një pushtim kolonial. Fakti që banorët tani janë mësuar me të dhe ndihen rehat është një çështje tjetër," tha Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha gjitahshtu se, Britania nuk duhet të quhet më Britania e Madhe, pasi është i vetmi vend në botë që zyrtarisht e quan veten "E Madhe".
" Pa ofendim, mendoj se Britania duhet të quhet thjesht Britani sepse 'Britania e Madhe' është i vetmi shembull i një vendi që e quan veten 'E Madhe'", u tha Lavrov gazetarëve ndërsa fliste për kolonializmin pas komenteve mbi Groenlandën.
Lavrov tha se një shembull tjetër i një vendi që e quante veten të madh ishte Xhamahiria e Madhe Popullore Socialiste Libiane Arabe e udhëhequr nga Muamar Gadafi, por që sipas tij, nuk ekziston më. Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut zakonisht quhet "Velikobritaniya" ose Britania e Madhe në rusisht.
Sipas Reuters, ndërsa SHBA-të nën drejtimin e Donald Trump kërkojnë të rivendosin lidhjet me Moskën dhe të ndërmjetësojnë paqen midis Rusisë dhe Ukrainës, Britanisë i është dhënë statusi i armikut publik numër një të Rusisë. Britania thotë se Rusia është një kërcënim për Evropën. Mes luftës në Ukrainë, Rusia dhe Perëndimi kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën për zhvillimin e fushatave të spiunazhit me një intensitet të paparë që nga fundi i Luftës së Ftohtë./Dosja.al
Liridon Kastrati ANGLI- Një shqiptar, që ndoqi një oficer policie me sharrë elektrike në tentativë për ta vrarë &eu...
dritat veriore në SHBA SHBA- Një stuhi e fortë gjeomagnetike mund të ndërveprojë së shpejti me atmosferën e To...
Donald Trump SHBA- Donald Trump ka postuar një mesazh privat nga udhëheqësi i Francës dhe ka kërcënuar me tarifa të...
MBRETËRI E BASHKUAR- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka përshkruar marrëveshjen e Mbretërisë së Bashkuar pë...
Australi AUSTRALI- Pushimet e gjata verore shkollore në Australi zakonisht tërheqin turma njerëzish në plazh, por një val&eum...
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përdor inteligjencën artificiale për t'u dërguar evropianëve një mesazh t...
Mark Rutte GROENLANDA- Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Mark Rutte pas takimit me Ministrin danez të Mbrojtjes dhe Ministrin e...
Kryeministrja japoneze Sanae Takaichi JAPONI- Kryeministrja japoneze Sanae Takaichi thirri të hënën zgjedhje të parakohs...
kiev UKRAINË- Forcat ruse nisën një sulm të kombinuar me raketa dhe dronë në kryeqytetin ukrai...
foto ilustruese Pasi Presidenti Donald Trump njoftoi se do të vendoste tarifa tregtare prej 10% për tetë vende evr...