LIVE UPDATES
Bota

Grupet myslimane planifikojnë të bojkotojnë ftesën e Shtëpisë së Bardhë për muajin e Ramazanit

Ata kërkojnë që administrata e Presidentit Biden të ushtrojë trysni për arritjen e një armëpushimi të menjëhershëm në Gazë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara, kjo nuk është hera e parë që zemërimi i komunitetit mysliman në Shtetet e Bashkuara ka lënë në hije festimet e Shtëpisë së Bardhë me rastin e Ramazanit.

20 Mars 2024, 14:51 Nga N.F
Grupet myslimane planifikojnë të bojkotojnë ftesën e
Foto ilustruese

SHBA- Udhëheqësit e fesë myslimane në Shtetet e Bashkuara, të indinjuar nga mbështetja e Presidentit Joe Biden për Izraelin, thonë se nuk do të marrin pjesë në ceremonitë e Shtëpisë së Bardhë që përkojnë me muajin e shenjtë të Ramazanit dhe festën e Bajramit. Ata kërkojnë që administrata e Presidentit Biden të ushtrojë trysni për arritjen e një armëpushimi të menjëhershëm në Gazë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara, kjo nuk është hera e parë që zemërimi i komunitetit mysliman në Shtetet e Bashkuara ka lënë në hije festimet e Shtëpisë së Bardhë me rastin e Ramazanit.

Adhurimi i Ramazanit vazhdon edhe mes rrënojave në Rafah, ku mbi një milion banorë të Gazës kërkojnë strehë si rezultat i fushatës ushtarake të Izraelit. Në fillim të këtij muaji, myslimanët amerikanë mbajtën lutje para Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Besimtarët thonë se vuajtjet në Gazë rëndojnë shumë mbi ta.

Që prej marrjes së detyrës, Presidenti Joe Biden është takuar vazhdimisht me udhëheqësit e fesë myslimane, një traditë që Shtëpia e Bardhë e vazhdon për dekada me radhë. Presidentë republikanë dhe demokratë kanë shtruar darka iftari gjatë Ramazanit dhe organizuar pritje për festën e Bajramit. Kjo traditë filloi në kohën e Presidentit Bill Klinton.

Por këtë vit, myslimanët amerikanë që kanë marrë pjesë në darkat e mëparshme që ka shtruar Shtëpia e Bardhë, thonë se do t’i refuzojnë ftesat.

“Vendimi është për shkak të dështimit të administratës për të trajtuar kërkesat e komunitetit mysliman për një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm. Po ashtu, për shkak të refuzimit për të ndaluar furnizimin e Izraelit me armë, të cilat po përdoren në një gjenocid kundër vëllezërve dhe motrave tona palestineze në Gazë”, thotë për Zërin e Amerikës Robert McCaw, Drejtor i Departamentit të Çështjeve Qeveritare në Këshillin për Marrëdhëniet Amerikano-Islame.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë i tha Zërit të Amerikës se nuk janë njoftuar ceremoni me rastin e Ramazanit.

“Ne e kuptojmë se është një kohë e dhimbshme për një numër komunitetesh. Siç e dini, zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë kanë zhvilluar takime me anëtarë të komuniteteve të ndryshme – qofshin ato arabe, myslimane apo palestineze – për të folur mbi pikëpamjet e tyre, për të shprehur shqetësimet e tyre dhe ne e mirëpresim këtë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Protestues pro-palestinezë kanë ndërprerë vazhdimisht tubimet e Presidentit Biden duke bërë thirrje në mbështetje të palestinezëve.

Por kjo nuk është hera e parë që ceremonia e Ramazanit në Shtëpinë e Bardhë përfshihet në polemika. Në vitin 2021, disa myslimanë amerikanë bojkotuan ftesën e Presidentit Biden për të festuar virtualisht Bajramin. Kjo përkoi me përshkallëzimin e dhunës në Gazë ku u vranë më shumë se 260 palestinezë.

Në vitin 2018, Presidenti Donald Trump priti diplomatë nga vende me shumicë myslimane, por nuk ftoi asnjë grup amerikan, anëtarët e të cilit kishin dënuar retorikën dhe politikat e tij, për të cilat ata besonin se ishin anti-myslimane. Shumë prej tyre thonë se zemërimi i tyre tani është shumë më i madh. Madje, disa po bëjnë fushatë aktive për t’u siguruar që zoti Biden të mos fitojë një mandat të dytë.

“Dua të sigurohem që ai ta dijë se kur të humbasë është për shkak të votave të amerikanëve arabë dhe myslimanë”, thotë demokratja Samraa Luqman, pjesëtare e fushatës “Braktise Bidenin”.

Shtëpia e Bardhë thotë se është angazhuar në mënyrë aktive me amerikanët arabë dhe myslimanë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor. Por disa pjesëtarë të komuniteteve i kanë refuzuar takimet.

Marrë nga VOA

shba shtepi e bardhe ramazan

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet