LIVE UPDATES
Bota

Mbështetet nga Irani dhe po lufton me Izraelin në kufirin libanez/ Çfarë duhet të dini për HEZBOLLAHUN?

Ditët e fundit Izraeli është përfshirë në luftime të ashpra, kokë më kokë me Hezbollahun, një lëvizje islamike e mbështetur nga Irani dhe gjithashtu një nga forcat më të fuqishme paraushtarake në Lindjen e Mesme.

19 Tetor 2023, 20:38 Nga r.ll
Mbështetet nga Irani dhe po lufton me Izraelin në kufirin libanez/
Militantët e Hezbollahut

LIBAN-Pasojat e luftës që nisi me sulmet vdekjeprurëse të Hamasit ndaj Izraelit janë të dukshme edhe në kufirin Liban-Izrael, ku ditët e fundit Izraeli është përfshirë në luftime të ashpra, kokë më kokë me Hezbollahun, një lëvizje islamike e mbështetur nga Irani dhe gjithashtu një nga forcat më të fuqishme paraushtarake në Lindjen e Mesme.

Por çfarë duhet të dini për grupin që mund të kthehet në një lojtar të egër në luftën Hamas-Izrael dhe të zgjerojë edhe më shumë në rajon konfliktin aktual: 

Origjina e grupit: Hezbollahu u formua nga rrënojat e pushtimit të Izraelit në Liban në vitin 1982, kur forcat izraelite morën pothuajse gjysmën e territorit të Libanit. Kjo përfshinte Bejrutin, ku forcat izraelite, së bashku me militantët libaneze të krishterë aleate të krahut të djathtë të Izraelit, rrethuan pjesën perëndimore të kryeqytetit për të dëbuar militantët palestinezë. Operacioni i Izraelit shkaktoi më shumë se 17,000 vdekje, sipas  raporteve bashkëkohore. Teksa një mori luftëtarësh palestinezë largoheshin nga Libani, një bandë luftëtarësh islamikë të trajnuar nga Republika Islamike e sapolindur e Iranit shpërtheu në peizashin e përçarë politik të Libanit. Ky grup pati një ndikim të madh dhe të dhunshëm. Në vitin 1983, dy sulmues vetëvrasës të lidhur me fraksionin sulmuan një kazermë të marinës amerikane në Bejrut, duke vrarë pothuajse 300 njerëz personel amerikan dhe francez, dhe disa civilë. Një vit më vonë, luftëtarët e lidhur me Iranin bombarduan Ambasadën e SHBA në Bejrut, duke vrarë 23 persona. Në vitin 1985, ata militantë u bashkuan më formalisht rreth një organizate të sapothemeluar: HEZBOLLAHU. 

Ideologjia: Besnikëria ideologjike e grupit është ndaj Teheranit. Një rrjedhë e qëndrueshme fondesh nga Republika Islamike ndihmoi që Hezbollahu të bëhej i njohur dhe i fuqishë. Grupi u bë pjesëmarrës në luftën civile të Libanit, e cila përfundoi në vitin 1990, dhe udhëhoqi një luftë kundër forcave izraelite që pushtuan Libanin jugor, duke i dëbuar ata përfundimisht në vitin 2000.

Emërtimi i terrorit: Në Liban, Hezbollahu konsiderohet zyrtarisht një grup "rezistence" i ngarkuar për t'u përballur me Izraelin, të cilin Bejruti e klasifikon si një shtet armik. Megjithatë, pjesa më e madhe e botës perëndimore e ka cilësuar Hezbollahun një organizatë terroriste.

Marrëdhëniet në zhvillim të Hezbollahut me Hamasin: Hezbollahu dhe Hamasi luftuan në anët kundërshtare të kryengritjes së Sirisë që u kthye në luftë civile, me Hezbollahun që luftonte në emër të diktatorit sirian Bashar al-Assad ndërsa militantët e Hamasit mbështetën opozitën kryesisht sunite. Hezbollahu është një grup nga dega shiite e Islamit, ndërsa Hamasi është sunit. Kur lufta siriane përfundoi në shumicën e pjesëve të vendit në fund të dekadës së fundit, Hamasi dhe Hezbollahu i lanë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre. Shefi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, ka lavdëruar vazhdimisht aleancën në rritje midis dy grupeve.

Si mund të ndikojë Hezbollahu në luftën Hamas-Izrael: Është ende e paqartë nëse Hezbollahu do të ndërhyjë në luftën Hamas-Izrael në krah të palestinezëve. Ndërsa arsenali i Hezbollahut mund të mos jetë i krahasueshëm me atë të Izraelit, ai mburret me raketa të drejtuara me precizion, të cilat janë shumë më të sofistikuara se raketat e dobëta të epokës sovjetike që ata përdorën në konfliktin e tyre më të fundit me Izraelin në vitin 2006. Nasrallah pretendon se forcat e tij përbëhen nga më shumë se 100,000 njësi, të përbërë nga luftëtarë aktivë dhe rezervistë. Nëse Hezbollahu do të përfshihej në luftë, do të hapte një konflikt me shumë fronte, duke e çuar Lindjen e Mesme në një territor të paeksploruar me pasoja të paparashikueshme.

Marrë nga CNN.

lufta izrael-palestine hezbollahu

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës