19 Gusht 2022, 18:36
Nga I.A
Antonio Guterres
UKRAINË- Gjatë një vizite në portin ukrainas të Detit të Zi, Odesa, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se ka ende shumë për të bërë për t'u siguruar që drithërat ukrainase, si dhe ushqimet dhe plehrat e prodhuara nga Rusia, mund të arrijnë në tregjet globale.
"Është koha për mbështetje masive dhe bujare, në mënyrë që vendet në zhvillim të mund të blejnë ushqimin nga ky dhe portet e tjera", tha ai më 19 gusht.
Ai vlerësoi marrëveshjen mes Urkrainës dhe Rusisë, të ndërmjetësuar nga OKB-ja, e cila ka hapur portet e Ukrainës në Detin e Zi dhe ka mundësuar eksportet e para të grurit ukrainas, që nga pushtimi i paprovokuar i Rusisë në shkurt.
"Kjo është një marrëveshje mes dy palëve - të mbyllura në konflikt të ashpër", tha ai. “Është e paprecedentë në shtrirje dhe përmasa”.
Rreth 25 anije të ngarkuara me 630.000 ton produkte bujqësore janë dërguar tashmë nga portet e Ukrainës, që nga arritja e marrëveshjes më 22 korrik.
Edhe 10 anije të tjera mallrash po ngarkohen me grurë në portet e Detit të Zi për eksport, tha më 19 gusht ministri i Infrastrukturës së Ukrainës, Oleksandr Kubrakov.
“Ne gjithashtu kemi më shumë se 40 aplikime për transport në portet e Ukrainës”, tha Kubrakov në një postim në Facebook.
Më 18 gusht, Guterres u takua në Lviv me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan për të diskutuar për rritjen e eksportit. Para arritjes së marrëveshjes, eksportet nga Ukraina – prodhuesi kryesor i drithit në botë – ishin ndalur nga një bllokadë detare ruse. Ndalimi i dërgesave të drithërave kontribuoi në rritjen globale të çmimeve dhe ngriti shqetësime për urinë në disa vende afrikane dhe të Lindjes së Mesme.
Marrë nga REL
antonio guterres okb lufta ukraine-rusi
Bota
19 Gusht 2022, 18:10
I.A
Aksidenti
GREQI- Një shqiptar ka humbur jetën në Greqi ditën e djeshme në një aksident në Selanik të Greqis&eu...
Bota
19 Gusht 2022, 18:14
e.k
81-vjeçarja e arrestuar
POLONI- Një grua 81-vjeçare daneze u kap me heroinë në aeroportin e Varshavës, në Polon...
Bota
19 Gusht 2022, 17:48
s.s
Putin dhe Macron
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron i tha homologut të tij rus të premten se ai ishte i shqetësuar pë...
Bota
19 Gusht 2022, 17:46
e.k
Marc dhe Debra Tice, prindër të gazetarit amerikan Austin Tice, i cili u rrëmbye në Siri më shumë se gjashtë vjet më p...
Bota
19 Gusht 2022, 17:34
s.s
Stuhi në Evropë
EVROPA QENDRORE- Stuhitë e fuqishme kanë goditur zona të Evropës qendrore dhe jugore, duke vrarë t&...
Bota
19 Gusht 2022, 17:24
s.s
Christopher Meyer
BRITANI- Christopher Meyer i cili shërbeu si ndërmjetësi për George W Bush dhe Tony Blair dhe ka vdekur në ...
Bota
19 Gusht 2022, 17:17
e.k
Abazoviç mbërrin në Kuvend
MALI I ZI- Në sallën e bardhë të Kuvendit të Malit të Zi pritet të nis&...
Bota
19 Gusht 2022, 17:10
s.s
Olaf Scholz
GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz hodhi poshtë akuzat për parregullsi në trajtimin e tij të një mashtrimi t...
Bota
19 Gusht 2022, 17:09
I.A
KEDS
KOSOVË- Kosova po përballet me terrin edhe në pikë të verës, kur zakonisht vendi ka tepricë të energjisë....
Bota
19 Gusht 2022, 17:13
F.M
Bashkim Vishaj
KOSOVË- Gazetari i RTK-së, Bashkim Vishaj është bllokuar në ashensor pasi është ndërprerë energ...