Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme sa i përket lisë së majmunëve, pasi numri i rasteve në këtë shtet vazhdon të rritet.
SHBA- Në një përpjekje për të rritur normat e vaksinimit kundër lisë së majmunëve, autoritetet në Los Anxhelos kanë hapur dhjetëra klnika të reja për ata që duan të vaksninohen. Sipas autoriteteve lokale kërkesa për t’u vaksinuar është e lartë, siç njofton korrespondetja e Zërit të Amerikës Angelina Bagdasaryan.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme sa i përket lisë së majmunëve, pasi numri i rasteve në këtë shtet vazhdon të rritet. Klinika janë hapur në të gjithë vendin për ta bërë më të lehtë për banorët që duan të vaksinohen.
Çdo klinikë mund të vaksinojë rreth 200 njerëz në ditë, ndërsa më parë banorët duhet të lënë orar për takimin. Sipas autoriteteve lokale kërkesa është e lartë.
“U vaksinova vetëm që të mos sëmurem. Shpresoj që të mos infektohem, pasi kam dëgjuar nga të tjerët që simtomat janë të rënda. Me rritjen e numrave, është më mirë të jesh i sigurt”, thotë Taylor, banor në Los Anxhelos.
“Unë e përdor palestrën shumë dhe ky është shqetësimi më i madh për mua. E di që shumë njerëz nuk janë shumë të pastër në palestër. Dhe kjo ishte arsyeja përse doja të merrja vaksinën kundër lisë së majmunit. Unë kam shumë miq që janë vaksinuar”, thotë Ashlon, një tjetër banor.
Autoritetet shëndetësore në lagjen “West Hollywood” në Los Anxhelos thonë se pasi numrat e infektimeve u rritën, ata u detyruan të hapnin më shumë klinika për vaksinimet.
“Arsyeja kryesore pse rritëm vaksnimet është sepse shumë prej rasteve ishin në këtë zonë ashtu edhe në zonën përreth. Por ata individë që po testoheshin dhe duhej të shkonin të merrnin vaksinat, duhej të udhëtonin me orë të tëra jashtë zonë sonë”, thotë John Erickson, një zyrtar lokal në “West Hollywood”.
Sipas zyrtarit lija e majmunëve është një shqetësim i veçantë për shumë prej zgjedhësve të tij.
“Siç e dimë lija e majmunëve megjithëse nuk është një sëmundje homoseksuale ajo po prek në mënyrë disproporcionale burrat që kryejnë marrëdhënie intime me burra. Pra, në fund të fundit, në këtë lagje ka një komunitet të madh LGBTQ”, thotë zoti John Erickson.
Lija e majmunëve nuk klasifikohet si një infeksion seksualisht i transmetueshëm. Ajo përhapet përmes kontaktit fizik të ngushtë, ose intim si përqafimi, puthja dhe seksi, por mund të transmetohet edhe duke prekur sendet e infektuara si veshjet, shtratin ose peshqirët.
Që nga fillimi i gushtit, Kalifornia ka mbi një mijë raste të regjistruara të lisë së majmunëve. Katërqind prej tyre janë në Los Anxhelos, një rritje 100% nga vetëm një javë më parë.
Qyteti i San Franciskos po sheh një rritje të ngjashme dhe përballet me mungesa të vaksinave.
“Udhëzimi aktual është nga autoritetet që rreth 35-40 mijë individë në San Francisko duhet të vaksinohen për linë e majmunëve në këtë kohë. Pra, kjo është ajo që ne kërkuam. Por, për fat të keq, ne nuk kemi marrë kaq shumë vaksina”, thotë doktor Lukejohn Day. Zyrtarët shëndetësorë të Los Anxhelosit shpresojnë të vaksinojnë mijëra banorë deri në fundt të muajit gusht.
Marrë nga VOA
Pamjet nga shpërthimet KRIME- Dy persona u raportuan të plagosur dhe infrastruktura u dëmtua rëndë këtë të mart&eum...
Foto ilustruese KOSOVË- Një 17-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Kosovë, si pasojë e një aksident...
Urmas Reinsalu ESTONIA- Estonia po vendos sanksione kundër Rusisë duke ndaluar nga data 18 gusht hyrjen e qytetarëve rusë me viza turis...
Antony Blinken dhe Kristin McKie SHBA- Administrata e Presidentit Biden thotë se politika e saj e re për Afrikën bazohet në vendosjen e...
Bozhidar Deliç KOSOVË- Shoqata “Krimet e Luftës në Gjakovë” dorëzoi të martën kallëzim penal n&...
Britanikët duke larguar ujin nga biznesi i tyre BRITANI- Britania ndodhet nën pushtetin e reshjeve të dendura të shiut të cilat ka...
Albin Kurti SERBI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, më 18 gusht në Bru...
Jill Biden SHBA- Zonja e Parë e SHBA-së Jill Biden ka rezultuar pozitive për Covid-19. CNN shkruan se këtë gjë e ka bër&...
Raketa balistike SHBA- Ushtria amerikane bëri të ditur se më 16 gusht zhvilloi me sukses një provë me raketën balistike ...
Pamje nga vendi i ngjarjes SHBA- Të paktën gjashtë persona u plagosën nga të shtënat me armë të martën n&...