Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Raporti i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar dhe Hetimor për Ukrainën tha se civilët janë ndjekur në distanca të gjata nga dronë me kamera të montuara, dhe më pas janë sulmuar me bomba ndezëse ose eksplozivë derisa po përpiqeshin të strehoheshin.
SHBA- Rusia i ka ndjekur me dronë civilët që jetojnë pranë vijës së frontit në Ukrainë, duke i përzënë nga shtëpitë e veta, sipas një hetimi të Kombeve të Bashkuara. Hetimi ka gjetur se Rusia i ka gjahtuar civilët duke i detyruar mijëra njerëz t’i braktisin tërësisht zona të tëra, një veprim që përbën krim kundër njerëzimit.
Raporti i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar dhe Hetimor për Ukrainën tha se civilët janë ndjekur në distanca të gjata nga dronë me kamera të montuara, dhe më pas janë sulmuar me bomba ndezëse ose eksplozivë derisa po përpiqeshin të strehoheshin.
“Këto sulme janë kryer si pjesë e një politike të bashkërenduar për t’i dëbuar civilët nga ato toka, dhe përbëjnë krim kundër njerëzimit për zhvendosje të detyruar të popullsisë”, thuhet në raportin 17-faqësh që pritet t’i paraqitet Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara këtë javë.
Gjetjet e raportit bazohen në intervista me 226 njerëz, përfshirë viktima, dëshmitarë, punonjës ndihme dhe autoritete lokale, si dhe në qindra video të verifikuara online.
Sulmet e përshkruara në raport ndodhën në tri rajone në Ukrainën jugore, pranë vijës së frontit dhe përtej lumit Dnipro, dhe u kryen nga forcat ruse gjatë një periudhe prej më shumë se një viti.
Rusia e mohon se shënjestron civilët në Ukrainë, megjithëse forcat e saj kanë vrarë mijëra civilë qëkurse nisi pushtimi i plotë tri vjet e gjysmë më parë.
Një grua nga Hersoni u ndoq nga një dron në gusht të vitit 2024, derisa po e parkonte veturën, dhe më pas u sulmua e u plagos gjatë përpjekjeve për t’u strehuar në garazhin e saj, thuhet në raport.
Të njëjtën ditë, dy dronë të tjerë arritën dhe goditën shtëpinë e saj, të cilën ajo më pas e braktisi.
Sulmet me dronë kanë shkaktuar një ulje të ndjeshme të popullsisë në disa zona, thuhet në raport, në të cilat kanë mbetur vetëm të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuara.
“Nuk mund të ketë asnjë dyshim se operatorët e këtyre dronëve veprojnë me qëllim”, tha për Reuters Erik Mose, udhëheqës i hetimit.
“Ata po ndjekin në mënyrë të qëllimshme njerëz, qoftë në kopshtet e tyre, në shtëpi apo në rrugë”, shtoi ai.
Disa nga të mbijetuarit e intervistuar nga hetuesit e OKB-së thanë se ndiheshin “si të gjahtuar”, dhe Mose shtoi se autorët kishin përdorur të njëjtin term në videot e postuara online nga dronët.
Edhe brigadat e zjarrfikësve, mjekët dhe ekipet e tjera të ndihmës së parë janë goditur, duke lënë banorët pa shërbime emergjente atje ku u duhen më së shumti, thuhet në raport. Raporti dokumenton gjithashtu se autoritetet ruse kanë bashkërenduar veprime për të dëbuar ose zhvendosur civilët nga zonat që janë nën kontrollin e tyre në rajonin Zaporizhja, gjë që, sipas raportit, përbën krim lufte./REL
pamje nga vendngjarja TURQI- Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter ka goditur Turqinë&...
Ish-presidenti i Amerikës, Joe Biden SHBA- Ish-presidenti i Amerikës, Joe Biden e ka përshkruar situatën aktuale...
foto ilustruese MAL I ZI- Qeveria e Malit të Zi e ka miratuar të hënën vendimin për pezullimin e përkohshëm të reg...
foto ilustruese TURQI- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, e ka nënshkruar të hënën një marrë...
President i Ukrainës, Volodymyr Zelensky UKRAINË- President i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se po bënë ...
foto ilustruese FRANCË- Dy të arrestuarit për garbitjen e ndodhur në muzen e famshëm të Luvrit zgjodhën të mos u p&...
Donld Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donld Trump, tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, duhet t’i japë fund luftës në Ukrain&e...
Foto ilustruse HUNGARI - Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban do të diskutojë për sanksionet e SHBA-së ndaj kompanive ruse t&eum...
Ministri i Jashtëm Izraelit, Gideon Saar IZRAEL- Ministri i Jashtëm Izraelit, Gideon Saar ka thënë se Izraeli nuk do të pranoj&eum...
Foto ilustruese SHBA- Kryeministri kanadez Mark Carney thotë se është gati të flasë me Donald Trump pasi presi...