LIVE UPDATES
Bota

Hezbollahu nis raketa dhe dronë drejt Izraelit, SHBA paralajmëron Iranin

Gjatë një bisede me gazetarët pas një fjalimi virtual të mbajtur për një aktivitet që zhvillohej në qytetin e Nju Jorkut, presidenti Biden paralajmëroi Iranin të mos ndërmarrë veprime dhe tha se “jemi të përkushtuar për mbrojtjen e Izraelit. Do ta mbështesim Izraelin. Do të ndihmojmë për mbrojtjen e Izraelit dhe Irani nuk do të ketë sukses”.

13 Prill 2024, 07:43 Nga M.B
Hezbollahu nis raketa dhe dronë drejt Izraelit, SHBA paralajmëron
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Presidenti amerikan Joe Biden bëri një paralajmërim të prerë ndaj Iranit të premten, ndërsa bota po përgatitej që Irani të kundërpërgjigjej për sulmin vdekjeprurës ajror izraelit ndaj kompleksit të ambasadës iraniane në Damask. Gjatë një bisede me gazetarët pas një fjalimi virtual të mbajtur për një aktivitet që zhvillohej në qytetin e Nju Jorkut, presidenti Biden paralajmëroi Iranin të mos ndërmarrë veprime dhe tha se “jemi të përkushtuar për mbrojtjen e Izraelit. Do ta mbështesim Izraelin. Do të ndihmojmë për mbrojtjen e Izraelit dhe Irani nuk do të ketë sukses”.

Komentet e presidentit Biden pasuan deklarata të ngjashme mbështetjeje nga zyrtarë të lartë amerikanë të mbrojtjes dhe të diplomacisë gjatë ditëve të fundit dhe ndërsa ushtria amerikane po merr masa për t’u siguruar se rritja e tensioneve mes Izraelit dhe Iranit nuk do ta përfshijë Lindjen e Mesme në një luftë më të zgjeruar.

“Po dërgojmë njësi të tjera në rajon për të forcuar përpjekjet parandaluese dhe për të rritur mbrojtjen për forcat amerikane”, i tha të premten një zyrtar i mbrojtjes Zërit të Amerikës.

Zyrtari, i cili kërkoi t’i ruhet anonimiteti, nuk dha detaje të mëtejshme. Dhe ndërsa zyrtarët amerikanë e paralajmëruan Iranin të mos hakmerret, një organizatë e rëndësishme që mbështetet nga Irani u hodh në veprim. Organizata Hezbollah nga Libani nisi dhjetëra raketa ndaj Izraelit verior. Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se pikasën rreth 40 raketa që kalonin nga Libani drejt Izraelit, një pjesë e të cilave u interceptuan nga sistemet e mbrojtjes kundërajrore. Ushtria izraelite tha se kishte arritur të interceptojë edhe dy dronë me eksploziv që militantët e Hezbollahut përdorën për të sulmuar Izraelin më herët të premten.

Nuk është e qartë nëse sulmet me raketa dhe dronë nga Hezbollahu ishin pjesë e përpjekjeve nga Irani për t’iu kundërpërgjigjur sulmit ajror izraelit ndaj kompleksit diplomatik iranian këtë muaj, kur u vranë tre komandantë të lartë të Gardës Revolucionare të Iranit, përfshirë gjeneralin Ali Reza Zahdi, i cili drejtonte forcat elitë iraniane Quds. Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, paralajmëroi të mërkurën se Izraeli “duhet të ndëshkohet dhe do të ndëshkohet” për sulmin e 1 prillit, pak ditë pasi një nga këshilltarët e tij tha se ambasadat izraelite “nuk janë më të sigurta”.

Diplomatët amerikanë, përfshirë sekretarin e Shtetit Antony Blinken, kanë kontaktuar homologët në Turqi, Kinë dhe Arabinë Saudite, duke u kërkuar që t’ia bëjnë të qartë Teheranit se “përshkallëzimi nuk është në interesin e askujt”, u tha gazetarëve të enjten zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller. Por, përpjekjet amerikane për uljen e tensioneve janë shoqëruar me shprehjen e mbështetjes së fortë për Izraelin, ndaj një agresioni të mundshëm nga Irani.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me homologët izraelitë për t’u siguruar se mund të vetëmbrohemi”, u tha gazetarëve më herët të premten zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, duke e përshkruar si shumë të besueshëm kërcënimin nga Irani për t’u kundërpërgjigjur.

“E marrim shumë seriozisht angazhimin tonë për ta ndihmuar Izraelin për t’u mbrojtur”, vuri në dukje zoti Kirby. “Është një angazhim i hekurt”.

Gjatë një telefonate të enjten me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ofroi gjithashtu mbështetjen e Uashingtonit për Izraelin.

“Sekretari Austin e siguroi ministrin Gallant se Izraeli mundet të mbështetet plotësisht tek ndihma amerikane kundër sulmeve iraniane”, thuhet në një njoftim të Pentagonit.

Deklaratat amerikane dhe zhvendosja e njësive ushtarake për të dekurajuar një agresion nga Irani, nuk kanë arritur megjithatë t’u japin përgjigje shqetësimeve në rritje.

“Jemi shumë të shqetësuar për një përshkallëzim të mundshëm në një situatë që duket se përshkallëzohet çdo ditë”, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

“Mesazhi ynë, që është dërguar privatisht dhe publikisht, është që të shmanget përshkallëzimi dhe të punohet për një ulje të tensioneve”, u tha zoti Dujarric gazetarëve të premten./ VOA

hezbollahu

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës