LIVE UPDATES
Bota

Qeveria holandeze do të kryesohet nga një homoseksual? Kush është “zotëria i parë” në krah të kryeministrit të ri, krenar për të fejuarin dhe fitoren

Keenan, me fjalët e tij, është jashtëzakonisht krenar për të fejuarin dhe fitoren e tij zgjedhore. Dita e zgjedhjeve, siç thotë ai, zgjati shumë gjatë për të.

6 Nëntor 2025, 09:32 Nga E. D
Qeveria holandeze do të kryesohet nga një homoseksual? Kush
Rob Jetten dhe Nicolas Keenan

HOLANDË- Holanda mund të ketë një kryeministër të ri, 38-vjeçarin e majtë liberal Rob Jetten, i cili ka shanset më të mëdha për këtë post. Dhe me të, vendi mund të ketë për herë të parë një "zotëri të parë" në krah të kryeministrit në Holandë. I fejuari i Jetten vjen, njësoj si Mbretëresha Máxima, nga Argjentina. Ai është 28-vjeçari Nicolás Keenan, i lindur në Buenos Aires, një lojtar profesionist hokeji.

"Si finalja e Kupës së Botës"

Keenan, me fjalët e tij, është jashtëzakonisht krenar për të fejuarin dhe fitoren e tij zgjedhore. Dita e zgjedhjeve, siç thotë ai, zgjati shumë gjatë për të. "Nata e pritjes së rezultateve ishte si një finale e Kupës së Botës për mua", tha Keenan. Rezultatet u njoftuan në televizion në orën 9 të mbrëmjes. Pas kësaj, së bashku me partnerin e tij, ai festoi suksesin e partisë D66 deri në mesnatë.

Partnerët e kryeministrave në Holandë nuk luajnë ndonjë rol të madh. Keenan gjithashtu nuk beson se jeta e tij si "zotëri i parë" do të ndryshojë shumë. "Për mua, jeta thjesht vazhdon. Unë vazhdoj të stërvitem dhe asgjë nuk do të ndryshojë në fushën sportive."

Keenan tashmë ka arritur sukses me ekipin kombëtar argjentinas dhe ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Paris dhe Tokio. Tetë vjet më parë ai u transferua në Hagë dhe luan atje për klubin profesional HC Klein Zwitserland.

Takim në supermarket

Ata të dy u takuan rastësisht në Hagë. "Pikërisht në supermarket," tha Jetten për revistën Linda. Në atë kohë, ai ishte Ministër për Klimën dhe iu desh të largohej përkohësisht nga apartamenti i tij në verën e vitit 2022 për arsye sigurie, gjatë protestave të ashpra nga fermerët. Jetten u vendos në lagjen ku jeton Keenan. Të dy u takuan rastësisht në një supermarket dhe u dashuruan me njëri-tjetrin.

Keenan ishte lojtari i parë në hokejin profesional holandezpër meshkuj që e deklaroi hapur veten si homoseksual. Megjithatë, jo të gjithë e pranuan dashurinë e këtyre të dyve me entuziazëm, madje edhe në një vend gjoja tolerant. Jetten e tha publikisht dhe lexoi mesazhet homofobike të urrejtjes që po merrte.

I dashuruar kokë e këmbë

Politikani i majtë liberal nuk e fsheh aspak dashurinë e tij të madhe. Ai foli për këtë disa herë gjatë fushatës zgjedhore. Shumë vetë vunë re se ai buzëqeshte vazhdimisht, dhe disa vëzhgues komentuan me shaka se arsyeja për këtë nuk ishin vetëm mesazhet e tij optimiste politike, por se ai ishte i dashuruar kokë e këmbë.

Ai i propozoi fejesën Keenan në pranverë, dhe Keenan tha po me entuziazëm. Së shpejti të dy do të martohen. Përgatitjet për dasmën janë në kulmin e tyre./DW

holande

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës