21 Korrik 2022, 19:55
Nga d.a.
foto ilustruese
ITALI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Milano të Italisë ku një 37-vjeçare ka lënë vetëm në shtvpi për 6 ditë vajzën e saj vetëm 16 muajshe e cila humbi jetën.
Sipas Ansa, gruaja, 37-vjeçarja Alessia Pifferi, u arrestua me akuzën e vrasjes me dashje të rëndë për motive të dobëta dhe me paramendim. Vajza e vogël, në trupin e së cilës nuk ka shenja dhune, ndodhej në një krevat kampingu dhe pranë saj ishte shishja e qumështit, por edhe një shishe me benzodiazepina gjysmë plot.
“E dija që mund të shkonte kështu”, tha Pifferi në polici pasi la të bijën vetëm nga e enjtja e javës së kaluar deri në mëngjesin e djeshëm.
Ajo u ndalua dje dhe u mor në pyetje gjatë natës nga prokurori Francesco De Tommasi ku u shfaq e kthjellët edhe nëse përballej me disa pyetje ajo heshte.
Sipas hetimeve, 37-vjeçarja e papunë e ndalur natën për vrasje të shumëfishtë ka lënë të bijën vetëm në shtëpi dhe në raste të tjera, sidomos në fundjavë. Sipas një rikonstruksioni fillestar, vajza e vogël u gjet në banesën në zonën e Mecenatit, mëngjesin e djeshëm. Alarmi është dhënë nga një fqinj, pasi 37-vjeçarja, e cila është kthyer pas 6 ditësh, i kishte kërkuar ndihmë. Gruaja, tashmë në qeli, nga sa mësohet, e pyetur gjatë natës, do t'u kishte shpjeguar hetuesve se të enjten e kaluar e kishte larë dhe ndërruar foshnjën dhe e kishte lënë pranë krevatit të kampingut ku u gjet e pajetë.
Ditët e fundit, sërish sipas rrëfimit të saj, gruaja do të kishte ‘kaluar’ edhe në Milano për të shoqëruar të dashurin e saj që kishte takime biznesi, por pa shkuar në shtëpi tek vajza e saj. Ajo i kishte thënë burrit se vajza e vogël ishte në det me motrën e saj. Tashmë prokurori, i cili nesër do t'i dërgojë gjykatësit hetues kërkesën për vërtetimin e arrestit dhe mbajtjes në burg, ka urdhëruar autopsinë dhe kontrollin e banesës.
alessia pifferi nena le vazjen vetem vdes foshnja ne itali
Bota
21 Korrik 2022, 19:44
d.a.
Alexandra Pettifer
BRITANI- Media britanike BBC do i paguajë një dëmshpërblim ish-dados së princave William dhe Harry pë...
Bota
21 Korrik 2022, 19:38
d.a.
Babai i 13-vjecarit te vrare
UKRAINË- Babai i një djali 13-vjeçar, i cili u vra nga bombardimet ruse në Kharkiv të mërkur&e...
Bota
21 Korrik 2022, 19:22
s.s
Ranil Wickremesinghe
SRI LANKA- Sri Lanka brenda pak ditësh ka zgjedhur presidentin e ri, Ranil Wickremesinghe, i cili ka qenë gjashtë ...
Bota
21 Korrik 2022, 19:11
d.a.
Fshati Moshchun
UKRAINË- Fshati Moshchun në Ukrainë, ishte në qendër të luftimeve kur Rusia nisi sulmin e saj në muajin...
Bota
21 Korrik 2022, 18:56
d.a.
“Zhan Mitrev”
MAQEDONIA E VERIUT- Skandali me Klinikën “Zhan Mitrev” mbetet enigmë nga institucionet shtetërore. T&e...
Bota
21 Korrik 2022, 18:44
d.a.
Sergio Mattarella dhe Mario Draghi
ITALI- Kriza politike e pasuar nga dorëheqja e kryeministrit Mario Draghi si dhe shpërndarja e dhomave nga pre...
Bota
21 Korrik 2022, 18:09
d.a.
Peter Szijjarto
HUNGARI- Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka arritur në Moskë për të diskutuar për furn...
Bota
21 Korrik 2022, 17:53
d,a
ITALI- Qeveria italiane është rrëzuar pasi kryeministri Mario Draghi ka paraqitur sërish dorëheqjen para presidentit të vendit S...
Bota
21 Korrik 2022, 17:23
d.a.
Peskov dhe Putin
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha sot se presidenti rus Vladimir Putin ishte në gjendje të mirë...
Bota
21 Korrik 2022, 17:15
d.a.
Komisioni
SHBA- Komisioni i 6 janarit do të përmbyllë sot raundin e parë të dëgjesave publike me një analizë minut&...