LIVE UPDATES
Bota

Hulumtimi: Kina furnizon Rusinë me materiale kyç për raketa

Një hulumtim i kryer nga Schemes (Skemat), njësi hulumtuese e Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, gjeti se këto kompani kineze po furnizojnë industrinë ushtarake të Rusisë me këto materiale kritike, përfshirë edhe konglomeratin në pronësi shtetërore, Rostec, i cili thotë se ofron afër 80 për qind të armëve që Kremlini përdor në Ukrainë.

1 Shkurt 2025, 09:06 Nga M.B
Hulumtimi: Kina furnizon Rusinë me materiale kyç për raketa
Vladimir Putin dhe Xi Jinping

RUSIA- Që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës pothuajse tre vjet më parë, shtetet perëndimore e kanë akuzuar Kinën se po e furnizon Moskën me mikroçipa dhe teknologji tjetër kritike me përdorim të dyfishtë, që po “mundësojnë luftën brutale të agresionit të Rusisë”. Në përgjigje, Uashingtoni dhe Brukseli kanë goditur qindra kompani dhe individë kinezë me sanksione në fushatën e presionit që synon të ndalë dërgesat e teknologjinë për makinerinë e luftës të Kremlinit.

Por, të paprekura nga sanksionet perëndimore janë dhjetëra kompani kineze që e furnizojnë Rusinë me galium, germanium dhe antimoni — elemente kyç që gjenden në dronët dhe raketat që Moska po përdor për të sulmuar Ukrainën. Një hulumtim i kryer nga Schemes (Skemat), njësi hulumtuese e Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, gjeti se këto kompani kineze po furnizojnë industrinë ushtarake të Rusisë me këto materiale kritike, përfshirë edhe konglomeratin në pronësi shtetërore, Rostec, i cili thotë se ofron afër 80 për qind të armëve që Kremlini përdor në Ukrainë.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Projekti i raportimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit (OCCRP), që është rishikuar nga Schemes, të paktën një e treta e këtyre furnizuese janë pjesërisht në pronësi të Qeverisë kineze, që publikisht ka “ndezur zjarrin apo flakët” e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Në mesin e pranuesve të këtyre metaleve kineze është edhe kompania ruse në pronësi japoneze, e cila ka shitur gjysmëpërçues silikoni te prodhuesit kinezë të mikroelektronikës për armë, sipas dokumenteve doganore dhe tatimore që i ka rishikuar Schemes. Japonia është koordinuar me Uashingtonin dhe Brukselin për sanksionet e saj që shënjestrojnë agresionin rus.

Pas nisjes së pushtimit të Ukrainës më 2022, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian vendosën kufizime ndaj eksporteve në Rusi të galiumit, germaniumit dhe antimonit. Por, Kina nuk është pjesë e sanksioneve perëndimore ndaj Moskës, që do të thotë se efektiviteti i tyre është i kufizuar.

“Nëse do të ketë bashkëpunim të drejtpërdrejtë mes një kompanie kineze dhe një kompanie ruse, atëherë sanksionet e partnerëve perëndimorë nuk i prekin drejtpërdrejt. Ata mund të vazhdojnë të bëjnë atë që bëjnë mes vete”, tha për Radion Evropa e Lirë, Vladyslav Vlasiuk, komisionar për politika të sanksioneve të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensly.

Vlasiuk shtoi se megjithatë sanksionet luajnë rol të rëndësishëm në ndërlikimin e zinxhirit të furnizimit të ushtrisë ruse. Shumë shtete në mbarë botën – përfshirë SHBA-në dhe shtetet anëtare të BE-së – mbajnë rezerva të galiumit, germaniumit dhe antimonit për shkak të rëndësisë së tyre për mikrolektronikë dhe përdorim ushtarak.

“Të gjitha këto janë elemente që janë pjesë e çdo sistemi elektronik... veçmas në një zonë lufte, në ndërtesat ushtarake, në çdo lloj sistemi të mbrojtjes”, tha për REL-in, Tetyana Solomkha, ligjëruese në Institutin e Aviacionit të Kievit.

Në mesin e përdorimeve të shumta ushtarake të këtyre mineraleve, ato përdoren edhe për armë bërthamore, për syze për shikim natën, sisteme me laserë, dronë dhe sensorët që pengojnë luftanijet, avionët, raketat dhe tanket.

“Këto metale përdoren në mikroprocesorë. Një dron pa një kontrollor fluturime dhe pa mikroprocesor, thjesht nuk mund të fluturojë”, tha për REL-in, Anton Pobuta, themelues i kompanisë ukrainase, Lab 418 që merret me prodhimin e dronët.

Kur Kina, prodhuesja më e madhe në botë e galiumit, germaniumit dhe antimonit, muajin e kaluar ua ndaloi kompanive të saj të furnizonin me këto tre materiale SHBA-në në përgjigje të kontrolleve të reja të eksportit të SHBA-së që shënjestruan Pekinin, zyrtarët kinezë e përmendën veçanërisht përdorimin e tyre ushtarak. Por, Pekini ka siguruar një kontroll të fortë mbi tregun e këtyre mineraleve në Rusi, ku blerësish përfshijnë kompani që veçse janë subjekt i sanksioneve amerikane.

Në mesin të regjimit të sanksioneve amerikane, Kina u bë furnizuesja e vetme e huaj e galiumit dhe germaniumit në Rusi më 2023 dhe vazhdon të jetë furnizuesja më e madhe e Rusisë e antimonit, sipas të dhënave të doganave ruse, që i ka siguruar Schemes. Kompanitë e lidhura me konglomeratin Rostec, përmes së cilave mineralet e rralla kineze përfunduan në sektorin rus të mbrojtjes, përfshijnë Germanium JSC, filial i Rostec-ut, dhe një kompani private të quajtur Germanium and Applications që aktivisht bën biznes me Rostec-un.

Dokumentet e rishikuara nga Schemes tregojnë se si Germanium and Applications furnizon me metale të çmuara kineze kompanitë që përfshijnë Fabrikën Urals Optical and Mechanical, që prodhon pajisje optike për avionët ushtarakë rusë dhe helikopterët. Kjo kompani është nën sanksione të SHBA-së dhe BE-së. Firma e përshkruan veten si “furnizuesen kryesore të sistemeve optike” për ushtrinë ruse. Importues të tjerë rusë të mineraleve të rralla kineze përfshijnë Grupin Enkor – të sanksionuar nga SHBA-ja – që prodhon elektronikë. Në fabrikën e kompanisë për vizitë vitin e kaluar ishte presidenti rus, Vladimir Putin, dhe Cryotrade Engineering, kompani gjithashtu e sanksionuar nga Uashingtoni që punon me Rostec dhe firma të tjera të industrisë ushtarake ruse.

Sipas të dhënave të prokurimit publik, Cryotrade Engineering, importues i galiumit kinez, bënë biznes me disa institute kërkimore ruse që janë nën sanksione amerikane, përfshirë Institutin Kurchatov, një zhvillues i armëve bërthamore që udhëhiqet nga një bashkëpunëtor i ngushtë i Putinit. Galiumi përdoret për të stabilizuar plutoniumin në bombat bërthamore. Si galiumi ashtu edhe germaniumi përdoren në teknologjinë kritike ruse për armët, përfshirë për sistemet me laser, sikurse ata që përdoren në dronët vëzhgues të llojit Orlan-30, që Moska i përdor në Ukrainë. Ministria ruse e Mbrojtjes në nëntor u kreua se matësi me laser i distancës të dronëve Orlan-30 “e bënë të mundur të sulmohet me saktësi caku, qoftë me bombë apo me artileri”.

Dokumentet e analizuar nga Schemes tregojnë se si një filial rus i kompanisë japoneze, Ferrotec, që prodhon pjesë me silikon për mikroçipat, ka importuar antimoni nga Kina dhe ka shitur gjysmëpërçues silikoni për prodhuesit rusë të mikroelektronikës, të cilët prodhojnë për ushtrinë. Filiali, Ferrotec Nord me seli në Moskë, ka importuar antimoni përgjatë katër vjetëve të fundit nga kompanitë e grupit VITAL Technology, konglomerat kinez, ku kanë aksione rreth 25 për qind entitetet e shtetit kinez. Dërgesa më e fundit e këtyre, sipas dokumenteve doganore të siguruara nga Schemes, ka ardhur në shkurt 2024, gati dy vjet pas nisjes së pushtimit të plotë rus të Ukrainës.

Edhe vitin e kaluar, Ferrotec Nord shiti gjysmëpërçues silikoni në një fabrikë jashtë Moskës të quajtur Epiel, sipas dokumenteve doganore të siguruara nga Schemes. Epiel është ndër furnizuesit kryesor të komponenteve të mikroçipave për kompaninë Angstrem, në pronësi të Rostec, e cila e thotë hapur se punon me prodhuesit rusë të armëve. Në një proces civil rus në nëntor 2023, Angstrem deklaroi se furnizon mikroçipa dhe pajisje gjymsmëpërçues Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë, agjencinë shtetërore të hapësirës Roskosmos, dhe prodhuesin rus të armëve të sanksionuar Uralvagonzavod, dhe prodhues të tjerë armësh.

Kompania shtoi se vëllimi i dërgesave të saj kishte katërfishuar për shkak të “operacionit të posaçëm ushtarak” të Rusisë – terminologjia zyrtare që Kremlini përdor për luftën e tij kundër Ukrainës. Schemes kërkoi koment nga kompania japoneze, Ferrotec, lidhur me importet e mineraleve nga Kina dhe për punën me furnizuesit e industrisë ushtarake të Rusisë. Deri në momentin e publikimit të këtij teksti, kjo kompani nuk ka kthyer përgjigje./ REL

rusia kina

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës